-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


BENTON Hanji Body Wash Towel
BENTON Hanji Body Wash Towel
BENTON Hanji Body Wash Towel është krijuar me fibra tradicionale koreane, me prejardhje nga lëvorja e manit. Ky material “Hanji”, ka një rezistencë të jashtëzakonshme mbi 1000 vjet. I gjithë peshqiri është i mbështjellë me fibrën Hanji duke i ofruar këtij të fundit veti ajrosjeje dhe antibakteriale. Është krijuar në mënyrë të tillë për të qenë sa më miqësor me lëkurën në mënyrë që të mos e acarojë apo irritojë këtë të fundit. Së bashku me larësin e trupit, pastron dhe bën të mundur dhe eksfolimin e lëkurës, duke larguar të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura në të. Ka ardhur momenti të zëvëndësoni sfungjerët e zakonshëm dhe sintetikë, dhe t'i ofroni lëkurës së trupit tuaj butësi nëpërmjet BENTON Hanji Body Wash Towel!
*92cm x 30cm
Përdorimi
Lagni peshqirin me ujë dhe shkumojeni atë me larësin tuaj të trupit, për të larë trupin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
fibra Hanji
Lista e plotë e përbërësve
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


DEAR DOER Hug Me Body Scrub
DEAR DOER Hug Me Body Scrub
DEAR DOER HUG ME BODY SCRUB, është scrub për trupin, i cili largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit të butë dhe të mbushur plot me hidratim. Formulimi i tij unik, intensive heq qelizat e vdekura të lëkurës me kokrrat e tij eksfoluese i cili në bashkim me ujin kthehet në një shkumë të lehtë. Ndërsa, përmbajtja me ekstrate sheqeri heq papastërtitë e lëkurës si me magnet, madje edhe mikropluhurin duke e lënë lëkurën vetëm të pastër dhe pa asnjë papastërti të grumbulluar në pore. Aroma unike e krijuar nga bashkëpunimi me traditën 100-vjeçare të parfumerisë Provence ofron një përvojë të rehatshme dhe ringarkuese duke ju dhuruar një lëkurë super të butë dhe të lëmuar pas dushit tuaj!
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës DEAR DOER HUG ME BODY SCRUB, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*300ml
Përdorimi
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrate sheqeri
Lista e plotë e përbërësve
SUCROSE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, DISTEARDIMONIUM HECTORITE, SORBETH-30 TETRAOLEATE, 1,2-HEXANEDIOL , FRAGRANCE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, DEXTRIN PALMITATE/ETHYLHEXANOATE, CAPRYLYL GLYCOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, TOCOPHEROL, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, SIMMONDSIA CHINENSIS (JOJOBA) SEED OIL, CAMELLIA SINENSIS SEED OIL, LIMNANTHES ALBA (MEADOWFOAM) SEED OIL, CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) SEED OIL
Marka
Dear Doer është një markë bukurie, vegane që sjell gëzim në jetën e përditshme me përbërës ushqyes dhe një aromë gjallëruese. Nëse ndiheni të mbërthyer në monotoninë e rutinës së përditshme, merrni një moment për t'i shtuar qëllimin atyre momenteve. Detyrat që dikur i shihnit si të lodhshme, tani mund të sjellin vlerë dhe lumturi në ditën tuaj. Dear Doer është një burim frymëzimi dhe inkurajimi që frymëzon vrullin përpara. Aroma e tyre karekterisike është e krijuar në bashkëpunim me një kompani globale të parfumeve me 100 vjet histori me bazë në Grasse, Francë - kryeqyteti i parfumeve në botë. Me burim nga lulet aromatike të Grasse dhe prodhuar nëpërmjet metodave tradicionale që mbrojnë mjedisin. Aroma e tyre do të sjellë një prekje pozitiviteti në hapësirën dhe ditën tuaj. Gjithashtu, të gjitha produktet vegane janë bërë me përbërës natyralë, me bazë bimore dhe nuk testohen kurrë te kafshët.
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE