Nëse keni një skalp shumë sensitiv dhe shpesh shqetësoheni për zbokthin, DAENG GI MEO RI Vitalizing Shampoo është zgjidhja ideale për ju! Kjo shampo, e krijuar me kujdes nga marka e njohur DAENG GI MEO RI, ofron një formulë unike të pasuruar me ekstrakte të bimëve të fermentuara që veprojnë në thellësi për të qetësuar dhe pastruar skalpin si edhe ndihmon në parandalimin e formimit të zbokthit. Nga ana tjetë, uji i bimës Calamus sjell një vitalizim të dukshëm në flokë, duke i lënë ata të shëndetshëm dhe plot jetë. Ndërsa, kompleksi bimor Uturn, i pasur me proteina dhe keratinë, ndihmon në riparimin e majave të dëmtuara.si edhe në mbajtjen e flokëve të lëmuar, të hidratuar dhe elastikë. Por nuk mbaron me kaq! Përbërësi i njohur Changpo (Acorus calamus Linne) ndihmon në ruajtjen e lagështisë së flokëve, duke i bërë ata të lëmuar dhe me shkëlqim. Përshtatet me të gjitha tipet e flokut, sidomos për flokun kaçurrel. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret me linjën: DAENG GI MEO RI Vitalizing Line.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

uji i bimës Calamus, kompleksi bimor Uturn, Changpo (Acorus calamus Linne)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Chrysanthemum Sibiricum Extract , Sodium laureth sulfate, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Thuja Orientalis Leaf Extract, Artemisia vulgaris Extract, Cocamidopropyl Betaine, Dimethicone, Gleditsia Japonica Fruit Extract, Morus alba Root Extract, Eclipta prostrata Extract, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Acorus Calamus Rhizome Water, Cnidium officinale Root Extract, ,Cocamide MEA, Decylene Glycol, Carbomer, Sodium Cocoyl Alaninate, Triethanolamine, PEG-10, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Propylene Glycol, Menthol, Hydroxyacetophenone, Panax ginseng root Extract, Panthenol, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Lauramine Oxide, Hydrolyzed Keratin, Oak Vinegar, Portulaca Oleracea Extract, Thorn,Houttuynia Cordata Extract,Phellodendron Hellodendron Amurense Bark,Polygonum Cuspidatum Root,Prunella Vulgaris,Torilis Japonica Extract Ferment Filtrate

DAENG GI MEO RI është një markë koreane e njohur për përkushtimin e saj ndaj kujdesit të flokëve, duke ofruar produkte që kombinoni traditat e lashta me teknologjinë moderne. Emri i saj, që do të thotë "ngjyrë e bukur e flokëve," reflekton filozofinë e saj për të promovuar bukurinë natyrale dhe shëndetin e flokëve. Çdo produkt i DAENG GI MEO RI është i pasuruar me përbërës natyralë si ginseng, i njohur për vetitë e tij forcues dhe nxitës të rritjes së flokëve, si dhe ekstrakte bimore që ofrojnë hidratim dhe ushqim. Gama e gjerë e produkteve, që përfshin shamponë, balsamë, dhe trajtime, është dizajnuar për të adresuar nevojat specifike të flokëve, duke e bërë këtë markë një zgjedhje të preferuar në tregun e kujdesit për flokët, veçanërisht në Kore. Përveç kësaj, DAENG GI MEO RI është e angazhuar për praktikën e qëndrueshme, duke minimizuar ndikimin e saj në mjedis dhe duke siguruar që çdo produkt të jetë i sigurt dhe efektiv për konsumatorët. Kështu, DAENG GI MEO RI vazhdon të ofrojë zgjidhje të shkëlqyera për ata që kërkojnë të arrijnë flokë të shëndetshëm dhe të bukur.

DAENG GI MEO RI Vitalizing Shampoo

1,400 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI