DAENG GI MEO RI Vitalizing Shampoo

2,300.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Nëse keni një skalp shumë sensitiv dhe shpesh shqetësoheni për zbokthin, DAENG GI MEO RI Vitalizing Shampoo është zgjidhja ideale për ju! Kjo shampo, e krijuar me kujdes nga marka e njohur DAENG GI MEO RI, ofron një formulë unike të pasuruar me ekstrakte të bimëve të fermentuara që veprojnë në thellësi për të qetësuar dhe pastruar skalpin si edhe ndihmon në parandalimin e formimit të zbokthit. Nga ana tjetë, uji i bimës Calamus sjell një vitalizim të dukshëm në flokë, duke i lënë ata të shëndetshëm dhe plot jetë. Ndërsa, kompleksi bimor Uturn, i pasur me proteina dhe keratinë, ndihmon në riparimin e majave të dëmtuara.si edhe në mbajtjen e flokëve të lëmuar, të hidratuar dhe elastikë. Por nuk mbaron me kaq! Përbërësi i njohur Changpo (Acorus calamus Linne) ndihmon në ruajtjen e lagështisë së flokëve, duke i bërë ata të lëmuar dhe me shkëlqim. Përshtatet me të gjitha tipet e flokut, sidomos për flokun kaçurrel. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret me linjën: DAENG GI MEO RI Vitalizing Line.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Shpërndani