CLIO Kill Lash Mascara Remover

1,400.00 ALL 900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CLIO Kill Lash Mascara Remover është një pastrues i formuluar për heqjen e rimelit shumë rezistent dhe waterproof (rezistent ndaj ujit), duke pastruar qerpikët në mënyrë efektive dhe të butë, pa pasur nevojë për fërkim të fortë. Falë aplikatorit të tij të veçantë, produkti shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në çdo qerpik, duke shkrirë maskarën me delikatesë pa shkaktuar irritime. Formula e butë dhe ushqyese është e pasuruar me vaj avokado, panthenol dhe keratinë të hidrolizuar, përbërës që ndihmojnë në forcimin, hidratimin dhe mbrojtjen e qerpikëve gjatë pastrimit. Ideale për përdorim të përditshëm, ky remover siguron qerpikë të pastër, të mbrojtur dhe pa këputje, duke e bërë heqjen e rimelit një proces të shpejtë dhe të lehtë.

*8.5g

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Shkundni lehtë produktin para përdorimit dhe aplikoni një sasi të vogël mbi qerpikët e sipërm dhe të poshtëm. Lëreni të veprojë për disa sekonda që maskara të shkriret butësisht, pastaj fshini me pambuk ose pëlhurë të butë pa fërkuar. Nëse është e nevojshme, mund të shpëlani fytyrën dhe më pas të vazhdoni rutinën tuaj të zakonshme të kujdesit për lëkurën.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

vaj avokado, panthenol, keratinë të hidrolizuar

Lista e plotë e përbërësve

Isododecane, Hydrogenated Polydecene, Cetyl Ethylhexanoate, Isohexadecane, Dextrin Palmitate, C13-15 Alkane, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Hydrolyzed Keratin, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Glyceryl Caprylate, Water, Panthenol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

1,400.00 ALL 900.00 ALL