-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Mushroom Collagen Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 13 dhe Mars 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Ampula e kolagjenit "I'm From Mushroom" është serumi që çdokush do ta pëlqente falë përbërjes dhe konsitencës së tij qumështore! I formuluar me kolagjen Tremella Fuciformis (ekstrakti i kërpudhave), i pasur me përbërës aktivë me efekte antioksiduese, beta-glukan, substanca imituese të kolagjenit dhe vitaminë D, do të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës duke ofruar një shtresë të shëndetshme. Përbërësi i kolagjenit me molekulë të ulët për depërtim më të mirë në lëkurë siguron lagështi dhe elasticitet ndaj lëkurës së ashpër dhe të varur. Formula përmban gjithashtu, niacinamide, gjalpë shea, vaj të farës së makadamisë dhe ceramid NP duke i dhënë lëkurës hidratim, tonifikim, njëtrajtësim të tonit dhe efekt plot shkëlqim! Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e shenjave të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re! Këshillohet për lëkurë mature. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e njëjtës linjë: I'M FROM Mushroom Collagen Cream
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit “magjik”
kolagjen të ekstraktuar nga kërpudhat, niacinamide, gjalpë shea, vaj të farës së makadamisë dhe ceramid NP
Lista e plotë e përbërësve
Water, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract(20%), Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Chlorella Vulgaris Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Soluble Collagen, Pentylene Glycol, Squalane, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Triisostearin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Propanediol, Glucose, Panthenol, Fructooligosaccharides, Fructose, Ceramide NP, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Phytate, Trehalose, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta-Glucan, Tocopherol, Sodium Stearoyl Glutamate, Xanthan Gum
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE