CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Stick

2,200.00 ALL 1,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Stick është një nga produktet më inovative të gjigantit farmaceutik CENTELLIAN24+. I formuluar posaçërisht për aplikim direkt mbi zonat problematike të lëkurës, aty ku shfaqen njolla kafe, hiperpigmentim ose shenja pas akneve, ky stick ofron një mënyrë të shpejtë dhe praktike për të trajtuar ndryshimet e pigmentit. Me përdorim të rregullt, ndihmon në zbehjen e pamjes së njollave dhe rigjenerimin e lëkurës, duke e lënë fytyrën më të shëndetshme dhe me ton të njëtrajtshëm. Ky produkt bazohet në teknologjinë e avancuar të Centellian24+ dhe është i pasur me Madecassoside, i cili ndihmon në rigjenerimin e barrierës mbrojtëse, qetësimin e irritimeve dhe rigjenerimin e qelizave në lëkurë. Për më tepër, formula përqendrohet në zbehjen e hiperpigmentimit dhe parandalimin e krijimit të njollave të reja falë Anti-Melanin Brightening Complex, i cili vepron në nivelin e prodhimit të melaninës. Përbërësit aktivë si Niacinamidet (Vitamina B3) dhe Tranexamic Acid bashkëveprojnë për të reduktuar njollat, për të uniformuar tonin e lëkurës dhe për të përmirësuar teksturën e saj. Ekstrakti i Centella Asiatica (CICA) funksionon si qetësues dhe rigjenerues i indeve, duke reduktuar inflamacionin që shpesh çon në post-inflammatory hyperpigmentation (njollat pas akneve). Ndërkohë, Acidi Hialuronik dhe lipidet hidratuese sigurojnë ushqim dhe lagështi të mjaftueshme, pa lënë ndjesi yndyre, duke mundësuar përthithje të njëtrajtshme në lëkurë. Tekstura në trajtë balmi është e butë dhe rrëshqet lehtë mbi lëkurë, duke formuar një shtresë terapeutike që vepron gjatë ditës. Falë formatit kompakt dhe higjienik në formë stick-u, aplikimi është i synuar në zona si faqe, ballë, nofull, mbi buzë, pranë syve ose kudo ku shfaqen njolla. Ky produkt është i përshtatshëm për çdo tipologji lëkure, veçanërisht për lëkurë me hiperpigmentim, njolla pas akneve, ton të pabarabartë ose për këdo që kërkon ndriçim dhe rigjenerim të menjëhershëm.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*10gr

Përdorimi

Rrotulloni produktin sipas formatit të stick-ut dhe aplikoni mbi zonat me hiperpigmentim, njolla kafe, njolla pas akneve ose mbi çdo zonë që kërkon rigjenerim. Nëse përdoret në mëngjes, aplikoni gjithmonë pas stick-ut një krem me SPF për të mbrojtur zonat e trajtuara nga rrezet UV.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Madecassoside, Niacinamide (Vitamina B3), Tranexamic Acid, Ekstrakti i Centella Asiatica (CICA), Acidi Hialuronik,

Lista e plotë e përbërësve

caprylic/capric triglyceride, helianthus annuus (sunflower) seed oil, octyldodecanol, silica, polyethylene, bis-behenyl/isostearyl/phytosteryl dimer dilinoleyl dimer dilinoleate, microcrystalline wax, pentaerythrityl tetraisostearate, vinyl dimethicone/methicone silsesquioxane crosspolymer, stearyl heptanoate, tocopheryl acetate, tridecyl trimellitate, euphorbia cerifera (candelilla) wax, ceresin, stearyl caprylate, acrylates copolymer, bisabolol, glyceryl behenate/eicosadioate, stearalkonium hectorite, tocopherol, dimethicone, centella asiatica extract, daucus carota sativa (carrot) root extract, beta vulgaris (beet) root extract, silica silylate, angelica gigas extract, perilla ocymoides leaf extract, calendula officinalis flower extract, borago officinalis extract, anthemis nobilis flower extract, cymbopogon martini oil, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, propylene carbonate, dehydroacetic acid, ascorbic acid, water, juniperus virginiana oil, pelargonium graveolens flower oil, lavandula angustifolia (lavender) oil, madecassic acid, asiaticoside, michelia alba flower oil, aniba rosodora (rosewood) wood oil, asiatic acid, decyl glucoside, sodium hyaluronate, niacinamide, citrus aurantium dulcis (orange) flower oil, arisaema amurense extract, butylene glycol, pentylene glycol, viola odorata leaf extract, 1,2-hexanediol, madecassoside, aloe barbadensis leaf extract, glycerin, hamamelis virginiana (witch hazel) extract, hydroxyacetophenone, ethylhexylglycerin

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.




 

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,300.00 ALL