CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Toning Peeling Gel

2,300.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Toning Peeling Gel është një peeling gel, i krijuar për të ofruar eksfolim të butë por efektiv, duke pastruar thellë lëkurën nga qelizat e vdekura, papastërtitë dhe sebumi i tepërt që e bëjnë lëkurën të duket e lodhur dhe me teksturë jo të njëtrajtshme. Formula e tij është e pasur me Matcha të pasur me antioksidantë, e cila ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe balancimin e sebumit të tepërt, si dhe me kompleksin qetësues TECA™ (ekstrakt i standardizuar i Centella Asiatica) që ndihmon në qetësimin e skuqjes, reduktimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Tekstura xhel me ngjyrë jeshile natyrale krijon ndjesinë sikur lëkura është e mbështjellë plotësisht me Matcha, duke e bërë çdo përdorim një përvojë të këndshme dhe relaksuese, ndërsa aroma e butë dhe e freskët e çajit jeshil ndihmon në një ndjesi pastërtie dhe freskie gjatë aplikimit. Gjatë masazhimit të lehtë, xheli formon grimca të buta që mbledhin qelizat e vdekura dhe papastërtitë sipërfaqësore, duke e lënë lëkurën dukshëm më të lëmuar, më të ndritshme pa ndjesi tharjeje apo shtrëngimi. Ky peeling është i përshtatshëm për çdo tipologji, veçanërisht për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me pore të dukshme, por edhe për lëkurë të ndjeshme që kërkon eksfolim të sigurt, delikat dhe qetësues.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj. 

*150ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish.

Përbrësit

Përbërësi "magjik"

 Matcha, TECA™

Lista e plotë e përbërësve

 WATER, DIPROPYLENE GLYCOL, CELLULOSE, ISOSTEARAMIDOPROPYL ETHYLDIMONIUM ETHOSULFATE, PROPYLENE GLYCOL, GLYCERIN, 1,2-HEXANEDIOL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CARBOMER, C12-14 ALKETH-12, CAPRYLYL GLYCOL, MELIA AZADIRACHTA LEAF EXTRACT, TITANIUM DIOXIDE(CI 77891), ALLANTOIN, MALT EXTRACT, CHARCOAL POWDER, ETHOXYDIGLYCOL, MELIA AZADIRACHTA FLOWER EXTRACT, SILICA DIMETHYL SILYLATE, BUTYLENE GLYCOL, DISODIUM EDTA, ETHYLCELLULOSE, POLYGLYCERYL-10 LAURATE, LAURIC ACID, PORTULACA OLERACEA EXTRACT, ZEA MAYS (CORN) STARCH, MANNITOL, POLYGLYCERYL-10 STEARATE, VITIS VINIFERA (GRAPE) SEED EXTRACT, SAURURUS CHINENSIS EXTRACT, RICE FERMENT FILTRATE (SAKE), HYDROXYACETOPHENONE, CAPRYLOYL SALICYLIC ACID, CAMELLIA SINENSIS LEAF WATER(9,189 ppm), EPIGALLOCATECHIN GALLATE, GLUCONOLACTONE, TARTARIC ACID, KOJIC ACID, LACTIC ACID, GLYCOLIC ACID, ETHYLHEXYLGLYCERIN, HYDROGENATED LECITHIN, CENTELLA ASIATICA EXTRACT, CERAMIDE NP, ASIATICOSIDE, MADECASSIC ACID(4 ppm), ASIATIC ACID, HAMAMELIS VIRGINIANA (WITCH HAZEL) EXTRACT, SODIUM HYALURONATE, DIOSPYROS KAKI LEAF EXTRACT, VITIS VINIFERA (GRAPE) FRUIT EXTRACT, CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) FLOWER EXTRACT, COFFEA ARABICA (COFFEE) SEED EXTRACT, POLYGONUM CUSPIDATUM ROOT EXTRACT, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT(0.6 ppb), CASTANEA CRENATA (CHESTNUT) SHELL EXTRACT, ZANTHOXYLUM PIPERITUM FRUIT EXTRACT, FRAGRANCE

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.




 

Shpërndani

2,300.00 ALL 1,400.00 ALL