CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Pore Tightening është një maskë me formulim shumë inovativ, e krijuar për të ofruar 3 veti shumë të rëndësishme në lëkurë, si: njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, qetësimin ndaj irritimeve dhe tkurrjen e poreve. Formula e saj, me kompleksin Anti-Sebum-P' , bën të mundur largimi dhe shpërbërja e qelizave të vdekura të grumbulluara në pore, si dhe tkurrja e këtyre të fundit. Ndërsa përmbajtja me niacinamide ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përbërja e pëlhurës me PlusSome, një mekanizëm përthithës i liposomeve kationike, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme dhe mikse që dëshirojnë të adresojnë tkurrjen e poreve dhe pikave të zeza.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*24ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Lista e plotë e përbërësve

Anti-Sebum-P,niacinamide, teca™️

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Sodium Hyaluronate, Cynanch um Atratum Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris L eaf Extract, Pueraria Thunbergiana Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Lavandula A ngustfolia (Lavender) Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Althaea Rosea Flower Extract, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Melaleuca Alterifolia (Tea Tree Extract, Arica Montana Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Ne lumbo Nucifera Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Ceteareth-20, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Allantoin, Ethylhexyigl ycerin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrogen ated Lecithin, Acetyl Glucosamine, Gluconolactone, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ci tric Acid, Phytosterols, Octanediol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Ceramide NP, Pentylene Glycol, Carbomer, Caffeine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Limonene, Linalool

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Pore Tightening

100 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI