Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të përmirësuar pamjen e lëkurës suaj dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim natyral e të shëndetshëm, maska CENTELLIAN24+ Madeca Derma Revitalizing Facial Mask është zgjidhja perfekte për ju, pavarësisht llojit të lëkurës—normale, e thatë, e ndjeshme apo e dehidratuar. Me vetëm një përdorim, kjo maskë e fuqishme ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe ofron hidratim dhe shkëlqim të menjëhershëm. E formuluar me centella asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe hidratuese, maska ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Niacinamidet dhe kafeina, nga ana tjetër do t’i dhurojnë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ndërkohë, adenozina dhe algat e kuqe kombinohen në harmoni për të forcuar lëkurën dhe për t’i dhënë një efekt rafinues duke e bërë atë të duket më e tërhequr dhe rinore. E krijuar nga 100% pambuk i pastër, maska përshtatet në mënyrë të përkryer me konturet e fytyrës, duke ofruar hidratim maksimal. Me këtë maskë, lëkura do të ndjehet më e freskët dhe më e rigjallëruar se kurrë më parë! E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato me barrierë të dëmtuar, të dehidratuar, të thatë dhe me tendencë për skuqje apo kruarje.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*24ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit "magjik"

centella asiatica, niacinamide, adenozinë, alga të kuqe, kafeinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Alcohol Denat., Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Dimethicone, Hydroxyace tophenone, Cydopentasiloxane, Acrylates/CIO-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cyclohexasiloxane, Xanthan Gum, Allantoin, Caffeine, Tromethamine, Coprylyl Glycol, Eyexyglycern, Adenosine, Disodium EDTA, trus Aurantium Bergamia (Bergamot) Frut Oll, Hellanthus Annuus (Sunlower) Sed Oll. Modecassic Aci
d. Aslaticoside, Butylene Glycol, Asiatic Acid, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Citrus Aurantlum Dulcis (Orangel Orl, Ctrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Lovandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Cedrus Atlantica Bark Ol, Phenoyethanol, Althoea Rosec Fl ower Extract, Rosa Damascena Flower Ol, Aqua, Copaifera Officinalis (Balsam Copaiba) Resin, Jasminum Officinale (Jasmine) Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Saccharlde Isomerate. Artemisia Absinthium Extroct, Rose Flower Oil, XylityIglucoside, Anhydroxylitol, Propanediol, Ferula Galbanifua (Galbanum) Resin Oil. Pse udoalteromonas ferment Extract, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Xylitol, Hydrolyzed Rice Proteln, Algae Extract, Magnesium Aspartate, Zinc Gluconate, Glycoprotei ns, Glutamic Acid. Sodium Benzoate, Asparagus Officialis Stem Extract, Cladosiphon Novae-Caledonice Extract, Potassium Sorbate, Gitric Acid. Valine, Supero xide Dismutase, Copper Gluconate, Glycine Soja (Soybean) Protein, Threonine, Gluconolactone, Sodium Citrate, Calcium Gluconate, Serine, Alanine, Proline, Pa Imitoyl Tripeptide-5, Sodlum Phosphate, Sodium Dextran Sulfate, Sodium Metablsulfte, Acetyl Hexapeptide-8, Sodlum Hydroxide

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Revitalizing Facial Mask (1pc.)

120 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI