

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum
Dëshironi të riktheni shkëlqimin dhe freskinë rinore të lëkurës tuaj? CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum nga gjiganti farmaceutik Dongkook Pharmaceutical Co. është zgjidhja ideale. I formuluar për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës, ky serum shfrytëzon fuqinë e kolagjenit për të rritur elasticitetin, për të nxitur rigjenerimin qelizor dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Një përbërës kryesor në këtë serum, si në çdo produkt të linjës CENTELLIAN24+ & MADECA DERMA është Centella Asiatica – një bimë e njohur për përdorimin e saj të lashtë në mjekësinë tradicionale për trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve të lëkurës. Kjo bimë ofron përfitime të fuqishme antibakteriale dhe rigjeneruese, duke ndihmuar lëkurën të bëhet më e shëndetshme dhe më elastike. Gjithashtu, serumi është i pasuruar me vitaminë C, që ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës, ndërsa ofron mbrojtje kundër radikaleve të lira. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban edhe AHA, BHA dhe PHA – acide që veprojnë së bashku për një pastrim të thellë dhe të plotë, duke eliminuar qelizat e vdekura, pastruar poret dhe reduktuar sebumin e tepërt. Pas përdorimit do të vëreni butësinë dhe shkëlqimin e tonit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, Centella Asiatica, vitaminë C, AHA, BHA, PHA
Lista e plotë e përbërësve
centella Asiatica Extract, Glycerin, Water, Butylene Glycol, 2,3-Butanediol, Niacinamide, Camellia Sinensis Seed Oil, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Yeast Ferment Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Flower/Leaf/Stem Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Sodium Hyaluronate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Cananga Odorata Flower Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Copaifera Officinalis (Balsam Copaiba) Resin, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Artemisia Absinthium Extract, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Rose Flower Oil, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark Extract, Azadirachta Indica Leaf Extract, Mentha Arvensis Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Pentylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Inulin Lauryl Carbamate, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Ceteareth-20, Beta-Glucan, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Tocopherol, Dipropylene Glycol, 4-Terpineol, Gluconolactone, Caprylyl/Capryl Glucoside, Allantoin, Totarol, Ceramide NP, Limonene, Linalool, Citronellol
Marka


CENTELLIAN24+ Madeca Vital Capsule Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Vital Capsule Serum
CENTELLIAN24+ Vital Capsule Serum është një serum i cili kombinon përkujdesjen intensive të lëkurës me teknologjinë e përparuar të kapsulave, për një efekt maksimal në luftën kundër hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Si një "best-seller" i markës CENTELLIAN24+, ky serum ka fituar zemrat e shumë përdoruesve për shkak të formulës së tij të pasur dhe efikasitetit të jashtëzakonshëm. Përbërësit kryesorë të këtij serumi përfshijnë astaksantinën, një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës, vitaminën C (acid askorbik), e cila zbeh njollat e errëta dhe ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit, dhe kolagjenin e hidrolizuar, që përmirëson elasticitetin dhe forcon strukturën e lëkurës. Në kombinim, këta përbërës të fuqishëm luftojnë hiperpigmentimin duke reduktuar përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit për të zbutur linjat e imta dhe për të përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës. Formula e avancuar përmban gjithashtu kompleksin TECA™, i cili një efekt qetësues të menjëhershëm, duke zbutur skuqjen dhe irritimin e lëkurës së ndjeshme. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e inflamacioneve, veçanërisht atyre të shkaktuara nga aknet, duke parandaluar formimin e njollave të reja. Tekstura e këtij serumi është e lehtë dhe përthithet lehtësisht në lëkurë, duke dhënë një ndjesi të freskët në fund. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C (acid askorbik), kolagjen i hidrolizuar, kompleks TECA™
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Ceteareth-20, Niacinamide, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, C12-14 Pareth-12, Panthenol, Chondrus Crispus Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VPCopolymer, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Asiatic Acid, Sodium Polyacrylate, Tromethamine, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Chondrus Crispus Powder, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Agar, Disodium EDTA, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Iron Oxides (CI 77492), Gellan Gum, Iron Oxides (CI 77491), Dipeptide Diaminobutyroyl BenzylamideDiacetate, Palmitoyl Tripeptide-5, Ascorbic Acid, Haematococcus Pluvialis Oil, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric UreaTrifluoroacetate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, Squalane, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Chloride, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Astaxanthin, Bisabolol, Rosa Canina Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Xylitylglucoside, Hydrolyzed Elastin, Anhydroxylitol, Caprylic/Capric Triglyceride, Xylitol, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) SeedExtract, Limonia Acidissima Extract, Yeast Extract, Glucose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Choleth-24, Cholesterol
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.