Përjetoni fuqinë pastruese të butë por efikase të BY Wishtrend Green Tea & Enzyme Milky Foaming Wash. Ky larës në trajtë qumështi ka në formulim të tij kompleks të Qumështit të Kokrrave (me ekstrakte të tërshërës, farave të sojës dhe orizit) i cili depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Nga ana tjetër, formulimi me 52% ujë çaji jeshil të nxjerrë nga gjethet e çajit jeshil të rritura nga natyra e ishullit Jeju, ndihmon për të minimizuar çdo formë irritimi të lëkurës sensitive. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*140ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
kompleks të Qumështit të Kokrrave, 52% ujë çaji jeshil
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glycerin, Lauric Acid, Lauryl Hydroxysultaine, Butylene Glycol, Potassium Cocoyl Glycinate, 1,2-Hexanediol, Palmitic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Stearic Acid, Potassium Myristate, Hydrated Silica, Potassium Laurate, Ethylhexylglycerin, Potassium Stearate, Mannitol, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Papain, Hydrogenated Lecithin, Bromelain, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Beta-Glucan, Oryza Sativa (Rice) Extract, Avena Sativa (Oat) Meal Extract, Tocopherol, Ceramide NP, Glycine Max (Soybean) Seed Extract
By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.
Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.
Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.