-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BIORE UV Aqua Rich Watery Essence SPF 50+ PA++++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
BIORE UV Aqua Rich Watery Essence SPF 50+ PA++++, është produkti më i ri i koleksionit "KORAL SECRETS" nga marka më e re BIORE. Ky krem dielli unik përdor formulën “Micro Defense” për të siguruar mbrojtje maksimale SPF 50+ PA++++, duke mbrojtur deri në nivelet mikroskopike të lëkurës. Përbërësit si acidi hialuronik dhe ekstrakti i “Royal Jelly”, një lëndë ushqyese e prodhuar nga bletët për të ushqyer larvat që bëhen mbretëresha, ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e thellë të lëkurës. Gjithashtu, kremi ofron hidratim të menjëhershëm gjatë aplikimit dhe përthithet shpejt nga lëkura falë mikro kapsulave me ujë (Aqua Micro Capsules). Tekstura ujore absorbohet lehtësisht, pa lënë shtresë të bardhë, dhe mund të përdoret si një bazë shumë e mirë për makeup-in. Është jo-komedogjenik dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*70gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt“Royal Jelly”,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ethylhexyl Triazone, Isopropyl Palmitate, Lauryl Methacrylate/Sodium Methacrylate Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Hydrogenated Polyisobutene, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dextrin Palmitate, Butylene Glycol, Xylitol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Glycerin, Propanediol, Glyceryl Stearate, Glyceryl Behenate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Potassium Hydroxide, Cetyl Alcohol, Agar, Sorbitan Distearate, Isoceteth-20, Polyvinyl Alcohol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Stearoyl Glutamic Acid, Arginine, Disodium EDTA, Fragrance, BHT, Sodium Hydroxide, Tocopherol, Royal Jelly Extract, Sodium Hyaluronate, Phenoxyethanol, Methylparaben
Biore është një markë japoneze e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga Kao Corporation, e cila është bërë e njohur globalisht për produktet e saj efektive dhe të përshtatshme për lloje të ndryshme lëkure. Markë e inovacionit dhe teknologjive të avancuara, Biore është veçanërisht e famshme për shiritat e poreve, të cilët ndihmojnë në pastrimin e pikave të zeza dhe të papastërtive nga lëkura. Produktet e saj përfshijnë gjithashtu pastrues të thellë të fytyrës, që largojnë yndyrën dhe papastërtitë e ditës, si dhe kremra mbrojtës ndaj diellit me SPF të lartë, që ofrojnë mbrojtje optimale nga rrezet UV. Biore ofron edhe produkte specifike për kujdesin ndaj akneve, të cilat ndihmojnë në kontrollin e yndyrës dhe në reduktimin e puçrrave. Falë cilësisë së lartë dhe çmimeve të përballueshme, Biore ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Azi dhe në vende të tjera globale.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE