Cos De BAHA LS Lactic Acid 12.5 Serum
Cos De BAHA LS Lactic Acid 12.5 Serum
Cos De BAHA LS Lactic Acid 12.5 Serum i adresohet shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit! Ky serum është krijuar për të ofruar eksfolim të përditshëm dhe të butë të lëkurës. Ka përbërje prej 12.5% acid laktik, ku zakonisht vjen nga qumështi, por edhe nga burime të tjera alternative vegane, si: niseshte, misri i fermentuar, panxhari, apo ushqime të tjera të pasura me sheqer. Acidi laktik ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, shkëlqim dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj. Nga ana tjetër përdorimi i këtij serumi bën të mundur minimizimin e vijave të holla, të rrudhave të thella dhe zbeh hiperpigmentimin. Ky përbërës vepron në sipërfaqe të lëkurës, ndaj dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke premtuar një lëkurë më të butë dhe pastër. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe Camellia Sinensis, bën të mundur hidratimin dhe qetësimin e lëkurës ndaj çdo irritimi të mundshëm. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale, ngjyrues artificial
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acid laktik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
12.5% acid laktik, ekstrakt i gjethes aloe vera.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Lactic Acid, Propanediol, Sodium Citrate, 1,2-Hexa nediol, Arginine, Hydroxyethylcellulose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract. Mark: N.O.I.P 75%
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Calming Body Lotion
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Calming Body Lotion
Shpërthimet e akneve në trup, qoftë në pjesën e poshtme të kraharorit, gjoksit, qafës apo shpinës, janë një shqetësim i zakonshëm dhe i bezdisshëm për shumë njerëz. Këto akne ndonjëherë shkaktojnë irritim dhe skuqje të mëdha. Por lajmi i mirë është se mund të arrihet një zgjidhje efektive përmes kujdesit të duhur të lëkurës, dhe kush më mirë se kremi i trupit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Calming Body Lotion? Ky locion qetëson irritimet e lëkurës, shpërbën sebumin dhe qelizat e vdekura, dhe zbeh hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re dhe të freskët. Me përbërës si ekstrakti i pemës së çajit dhe Truecica™ (Centella Asiatica), i njohur për efektet e tij qetësuese ndaj irritimeve dhe skuqjeve, ky locion ofron një kujdes të plotë për lëkurën. Për më tepër, acidet eksfoliuese si acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobionik (PHA) pastrojnë thellësisht lëkurën, duke larguar sebumin dhe papastërtitë, dhe duke lënë pas një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.
Këshillohet të përdoret e kombinuar me: BENTON Hanji Body Wash Towel dhe SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Acne Clear Body Cleanser.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: vaj mineral, silikon, benzyl alcohol, ethanol, ngjyrues artificial, etj,. Gjithashtu ka kaluar të gjitha testet kundër irritimit të lëkurës.
*200ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit, Truecica™ (centella asiatica), acid laktik (AHA), acid salicilik (BHA), acid laktobionik (PHA)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, C13-15 Alkane, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Capillaris Extract, Madecassoside, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Salicylic Acid(1 ppm), Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Rosa Canina Fruit Extract, Tocopherol, Portulaca Oleracea Extract, Chamaecyparis Obtusa Water, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Betaine, Tromethamine, Adenosine, Butylene Glycol, Citric Acid(10 ppm), Gluconolactone(10 ppm), Ethylhexylglycerin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MARY&MAY Gluconolactone (PHA) + Betula Alba Juice Cleansing Pad
MARY&MAY Gluconolactone (PHA) + Betula Alba Juice Cleansing Pad
Kur grumbullohen qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi në ajër oksidohet, duke shkaktuar pika të zeza dhe shpesh akne. MARY & MAY Gluconolactone (PHA) + Betula Alba Juice Cleansing Pad janë tamponë pastrues për lëkurën, të cilët ofrojnë eksfolim të butë të saj. Janë të formuluar me 10% lëng Betula Alba (lëng nga thuprat). Ky lëng është i formuluar me minerale të ndryshme dhe aminoacide,të cilat hidratojnë thellësisht lëkurën. Gjithashtu kanë efekt të menjëhershëm qetësues, kur lëkura është e irrituar ose e skuqur. Nga ana tjetër ky pastrues fytyre përmban 1% Gluconolactone, i cili është quajtur ndryshe si përbërësi eksfoliues i gjeneratës së ardhshme, ideal për lëkurën e ndjeshme, duke mos krijuar aspak irritim të kësaj të fundit, madje edhe duke e përdorur çdo ditë. Molekula kimike e glukonolaktonit jo vetëm që ofron hidratim, por edhe eksfolim të butë, duke e maksimizuar kështu efektin hidratues. Të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë në pore, do të shpërbëhen, duke e lënë lëkurën të shëndetshme dhe të pastër. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*70 copë/ 120ml
Përdorimi
Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.
*Sugjerohet të përdoret vetëm në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
gluconolactone (PHA), lëng Betula Alba
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Betula Alba Juice (10%), Glycerin, Polyglyceryl-4 Caprate, Dipropylene Glycol, Gluconolactone (1%), Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Laurate, Butylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Allantoin, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
NARD AHA PHA Deep Cleansing Oil
NARD AHA PHA Deep Cleansing Oil
*500ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakt të lules së kalendulës, PHA, AHA, lloje të ndryshme të vajrave natyral me bazë bimore, panthenol, 5 lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Hydrogenated Soybean Oil, Sorbeth-30 Tetraoleate, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitan Sesquioleate, Tocopheryl Acetate, Water, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butylene Glycol, Calendula Officinalis Flower Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Citric Acid, Oryza Sativa Bran Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gluconolactone, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Lecithin, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95ppm), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ceramide NP, Allantoin, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Fragrance, Linalool
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Ac S.O.S Kit
SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Ac S.O.S Kit
Vuani nga aknet hormonale, aknet e shkaktuara nga stresi, sebumi i tepërt apo qelizat e vdekura, ose nga pastrimi i pamjaftueshëm i poreve dhe lëkurës? Atëherë seti SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Ac S.O.S Kit është zgjidhja e përsosur për ju. Ky set pastron thellësisht sebumin, qelizat e vdekura dhe mbetjet në pore, duke e lënë lëkurën të pastër. Seti përmban:
SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Acne Clear Foam
Formula e këtij larësi përmban tre lloje përbërës aktivë si: AHA, BHA, PHA të cilët pastrojnë thellësisht sebumin, qelizat e vdekura dhe mbetjet në pore, Ndërsa, formulimi me ekstrakt fruti Papaya nxit ripërtëritjen e qelizave ndërkohë ekstrakti i bimës Witch Hazel qetëson dhe pastron lëkurën, duke reduktuar skuqjen dhe irritimin. Ky larës përmban gjithashtu 160,200 ppm të formulës së patentuar Truecica™, e cila përmban një kombinim të fuqishëm të ekstrakteve të mugwort, pemës së çajit dhe centella asiatica (cica). Këto përbërës qetësojnë dhe riparojnë lëkurën, duke reduktuar inflamacionin dhe ndihmuar në shërimin e akneve.
*30ml
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner
Ashtu si e gjithë linja edhe ky toner përman 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, ekstrakt të frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel,. Ky kombinim nxit ripërtëritjen e qelizave, largon qelizat e vdekura, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Ndërsa, uji i ekstraktuar nga bima e Pemës së Çajit, lufton aknet dhe ul inflamacionin. Nga ana tjetër, adenosine dhe niacinamide e ushqejnë lëkurën me hidratim.
*30ml
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum
Përmbajtja e tij e veçantë, konsiston në përbërës, si: 73% ekstrakt të pemës së çajit, me veti antibakteriale, anti-mykotike dhe anti-inflamatore; Truecica™ (centella asiatica), që njihet për efektet e saj qetësuese ndaj çdo irritimi dhe skuqjeje të lëkurës; 2% niacinamide, një përbërës shumë i njohur për vetitë e tij kundër njollave në lëkurë, dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobioniok (PHA), janë acidet më të njohura për eksfolimin e lëkurës, sebumit dhe heqjen e çdo papastërtie mbi lëkurë. Dhe së fundmi, ekstrakt mugwort, një bimë e gjelbër, e pasur me vitaminë E, me efekte të fuqishme qetësuese për lëkurën sensitive, me tendencë akneike dhe asaj të dehiratuar!
*10ml
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream
Formula e tij përmban 70% ekstrakt të pemës së çajit, i cila ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në reduktimin e akneve dhe qetësimin e lëkurës së irrituar. Truecica™️ (centella asiatica) ndihmon në zbutjen e irritimeve dhe skuqjeve, ndërsa 2% niacinamide përmirëson tonin e lëkurës dhe parandalon krijimin e rrudhave dhe njollave të errëta. Ndërsa, acidet AHA, BHA dhe PHA pastrojnë dhe eksfoliojnë lëkurën, duke hequr papastërtitë dhe sebumin e tepërt, për një ndjesi të pastër dhe të butë. Dhe së fundmi kompleksi unik 4-Cica Care qetëson në mënyrë të efektshme lëkurën e ndjeshme, duke e bërë këtë krem të domosdoshëm për ata që kërkojnë kujdes të plotë për lëkurën e tyre të prirur për akne dhe probleme.
*20g
E gjithë formula është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
Përdorimi
SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Acne Clear Foam
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
SOME BY MI AHA,BHA,PHA 30 Days Miracle Acne Clear Foam
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA , ekstrakt të frutit së Papaya-s, ekstrakt i bimës Witch Hazel, Truecica™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Centella Asiatica Extract, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Lauryl Betaine, Butylene Glycol, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Beeswax, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid (5,000Ppm), Dipropylene Glycol, Sodium Chloride, Hydroxyacetophenone, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Hydroxyethylcellulose, Calamine, Gluconolactone (10Ppm), Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid (10Ppm), Artemisia Vulgaris (Mugwort) Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i vajit të Pemës së Çajit (Tea Tree), AHA, BHA, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Quaternium-60, Propylene Glycol, Bambusa Arundinacea Stem Powder, Cellulose, Citron Extract (20,000 ppm), Dipropylene Glycol, Carbomer Water(Carbomated Water), Water (Glacier Water), Nelumbo Nucifera Flower Extract, Coptis Japonica extract, Niacinamide (1,000 ppb), Panthenol, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, (-)-alpha-bisabolol, Menadione, Tocopherol, Ascorbic Acid, Biotin, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Cyanocobalamin, Butylene Glycol, Lactobionic Acid, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Limonene
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, ekstrakt nga bima mugwort
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (73%), Centella Asiatica Extract (15%), Dipropylene Glycol, Niacinamide, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Arginine, Salicylic Acid (50ppm), Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (100ppm), C12-13 Pareth-9, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Algin, Water, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, 4-Cica Care
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract (70.78%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Water, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10,000ppm), Cholesteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Melia Azadirachta (Neem) Leaf Extract, Melia Azadirachta (Neem) Flower Extract, Coccinia Indica (Ivy Gourd) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Calendula Officinalis (Pot Marigold) Flower Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Fructan, Albatrellus Ovinus Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Lens Esculenta (Lentil) Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Houttuynia Cordata (Tsi) Extract, Coptis Japonica Extract, Saccharide Isomerate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Propanediol, Betaine, Allantoin, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Adenosine, Ceramide NP, Oleanolic Acid, Capryloyl Salicylic Acid (100ppm), Inulin Lauryl Carbamate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Cetearyl Alcohol, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (11ppm), Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner
ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner
Efektet e acidit salicilik në lëkurë janë të mahnitshme, dhe ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner i përmban ato vetëm në një shishe. Ky toner i butë por shumë efikas përmban acid salicilik për të pastruar poret thellësisht, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara, ndërkohë që redukton dukshëm pikat e zeza dhe parandalon formimin e akneve të reja. Gjithashtu, ky toner ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe ruajtjen e pastërtisë së poreve. I pasuruar me ekstraktin qetësues të gjethes së pemës së çajit, ul çdo irritim dhe siguron një ndjesi të freskisë së plotë, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për lëkurën e yndyrshme, sensitive, mikse dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit salicilik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Salicylic Acid, C12-14 Pareth-12, Octyldodeceth-16, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Pentylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Sodium Citrate, Citric Acid, Xanthan Gum, Disodium Edta, Tocopherol, Ceramide NP, Butylene Glycol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluro -nate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ethylhexylglycerin
Marka
SKINFOOD Shine Muscat BHA 2% Toner
SKINFOOD Shine Muscat BHA 2% Toner
SKINFOOD Shine Muscat BHA 2% Toner, është një tonik eksfoliues që ofron një pastrim të thellë dhe të butë njëkohësisht. Ky tonik unik, i pasuruar me përbërës të veçantë dhe me një formulë të balancuar, punon me delikatesë për të transformuar lëkurën duke adresuar një sërë problemesh. Shine Muscat, i njohur për freskinë dhe aromën e tij të këndshme, është përbërësi kryesor i këtij toniku. Ky rrush i çmuar, i kultivuar me kujdes të veçantë në rajonet e pasura të Japonisë, sjell jo vetëm freski, por edhe një dozë të fuqishme antioksidantësh, duke mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave. Falë këtij përbërësi, lëkura juaj përfiton një qetësi të menjëhershme dhe një ndriçim të natyrshëm që zgjat. Gjithashtu, BHA (Beta Hydroxy Acid) në këtë formulë punon në thellësi të poreve, duke larguar me efikasitet sebumin e tepërt dhe mbetjet e bllokuara, çka çon në reduktimin e papastërtive dhe parandalimin e shfaqjes së puçrrave. PHA (Polyhydroxy Acid) ofron një eksfolim të butë dhe të sigurt, pa shkaktuar irritim, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke zbuluar një lëkurë të re, të freskët, dhe të ndritshme. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*200ml/50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Shine Muscat, BHA, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Alcohol, Salicylic Acid, Tromethamine, Sodium Citrate, PPG-13-Decyltetradeceth-24, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, Gluconolactone, Betaine, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Panthenol, Fragrance, Allantoin, Citric Acid, Sodium Phytate, Prunus Mume Fruit Extract, Lactuca Scariola Sativa (Lettuce) Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Sitosterol, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Oleanolic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
BENTON PHA Peeling Toner
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perBENTON PHA Peeling Toner
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perBENTON PHA Peeling Toner është toneri eksfoliues ideal për lëkurën sensitive dhe të thatë. Ky toner ka përmbajtje të përbërësit aktiv PHA, i cili eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, duke i ofruar asaj njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Pikërisht PHA e bën këtë toner ideal dhe shumë të butë pa krijuar irritim në lëkurën sensitive. Gjithashtu ndihmon përbërësit e tjerë të lëkurës të depërtojnë thellësisht, duke rritur efikasitetin e tyre. PHA gjithashtu lufton glikacionin, një proces që ndodh kur sheqeri i tretur i bashkohet kolagjenit, duke dobësuar atë së bashku me nivelet e elastinës, e cila ndikon dhe në parandalimin e shenjave të moshës. Nga ana tjetër uji i lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i Lules së Krizantemës Morifolium dhe Ceramide NP, krijon dhe një barrierë mbrojtëse hidratuese mbi sipërfaqen e lëkurës. pH i tij është acidik për të balanuar nivelin e pH të lëkurës. Pas aplikimit, do të arrini të keni një lëkurë të shëndetshme, elastike dhe me plot shkëlqim!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë etj.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHA, uji i lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i Lules së Krizantemës Morifolium, Ceramide NP,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Centaurea Cyanus Flower Water, Pentylene Glycol, Lactobionic Acid (3%), Glycerin, Sodium PCA, Propanediol, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Oleanolic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Gluconate, Dipotassium Glycyrrhizate, Enantia Chlorantha Bark Extract, Ceramide NP, Allantoin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Cos De BAHA PT M.A Peptide Facial Toner
Cos De BAHA PT M.A Peptide Facial Toner
Tashmë, produktet kundër plakjes së lëkurës nuk janë më vetëm për grupmosha të veçanta dhe mund të thuhet me siguri se parandalimi është lufta më e sigurt kundër saj! Nëse jeni duke kërkuar për një toner për t'i dhuruar lëkurës hidratim sa më të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet, atëherë toneri M.A.Peptide Facial Toner i Cos De BAHA do të jetë përgjigja për ju. I formuluar me Kompleks Peptidesh dhe Acid Hialuronik, ky toner qetësues është një hap kyç në qetësimin dhe freskimin e lëkurës si edhe balancimin e pH të lëkurës. Formulimi me Peptiden: Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1 & Palmitoyl Tetrapeptide-7), stimulon sintezën e përbërësve të matricës jashtëqelizore dhe eliminon mungesën e elementëve të rëndësishëm strukturorë për lëkurën. Gjithashtu, përmbajtja me argireline ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës dhe dekurajon formimin e linjave të reja, duke funksionuar si një botoks natyral. Tekstura e tij e plotë përshtatet për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë në balancë yndyrë-lagështi në të.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7), argireline, (Acetyl Hexapeptide-8).
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7), Argireline (Acetyl Hexapeptide-8), Beta-Glucan, Allantoin,*Rosa Damascena Extract,*Lavandula Angustifolia Flower Extract, *Camellia Sinensis Leaf Extract,*Melissa Officinalis Leaf Extract, *Artemisia Vulgaris Extrac
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
MEDIHEAL N.M.F Alpha Arbutin Glow Ampoule Mask (1pc.)
MEDIHEAL N.M.F Alpha Arbutin Glow Ampoule Mask (1pc.)
MEDIHEAL N.M.F Alpha Arbutin Glow Ampoule Mask, është një perlë e vërtetë në rutinën e përkujdesjes së lëkurës, e formuluar për t’i dhënë fytyrës një pamje të ndritshme, të unifikuar dhe intensivisht të hidratuar. E pasur me Alpha Arbutin, përbërës i njohur për efektin e tij ndriçues – kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave të errëta dhe përmirëson gradualisht tonin e pabarabartë të lëkurës. Ekstrakti i rrënjës së likorisë, me veprime qetësuese dhe anti-inflamatore, në kombinim me kompleksin e avancuar hidratues N.M.F (Natural Moisturizing Factors), punojnë në harmoni për të rivendosur lagështinë natyrale të lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një ndjesi të freskët, të lëmuar dhe të rigjallëruar. Pëlhura ultra e hollë dhe tekstura e saj e butë përqafojnë butësisht konturet e fytyrës, duke mundësuar përthithje maksimale të esencës. Pas vetëm një përdorimi, lëkura duket më e ndritshme, më e freskët dhe plot jetë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*27ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Alpha Arbutin, ekstrakt i rrënjës së likorisë,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Glycerin, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, Xanthan Gum, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Aminobutyric Acid, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Alpha-Arbutin, Adenosine, Dipropylene Glycol, Pantolactone, Polyglyceryl-4 Laurate, Mentha Arvensis Leaf Oil, Sea Water, Barosma Betulina Leaf Extract, Rosa Damascena Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Pentylene Glycol, Bifida Ferment Filtrate, Melia Azadirachta Flower Extract, Pantothenic Acid, Bisabolol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Disodium EDTA, Ectoin, Ceramide NP, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Oleic Acid, Cholesterol, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Propanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad
Ju prezantojmë një nga produktet më të shitura dhe më të dashura të markës koreane SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad, tampone eksfoluese dhe qetësuese, të formuluara posaçërisht për të trajtuar lëkurën me yndyrë, pore të zmadhuara dhe akne. Ky produkt është vazhdim i suksesit të madh të tonerit të famshëm “30 Days Miracle Toner”, dhe vjen si një zgjidhje e përditshme dhe praktike në formë tamponësh të dyanshëm, të njomur me një përzierje të balancuar të AHA, BHA dhe PHA; tre acide të njohura për veprimin e tyre eksfolues dhe pastrues. Këta përbërës ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve në thellësi dhe kontrollin e sebumit, duke përmirësuar ndjeshëm teksturën dhe pamjen e lëkurës. Formulimi është i pasur gjithashtu me Truecica™, një kompleks qetësues i krijuar për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të reduktuar irritimet. Uji i lëvores së shelgut dhe uji i gjetheve të pemës së çajit përmbajnë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në zbutjen e akneve dhe skuqjeve, duke sjellë një ndjesi freskie dhe pastërtie pas çdo përdorimi. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, në veçanti për lëkurën e ydyrshme dhe me tendencë akneike, ky produkt është ideal për përdorim të përditshëm dhe shndërrohet shpejt në një hap të pandashëm të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i vajit të Pemës së Çajit (Tea Tree), AHA, BHA, PHA, Truecica™, ujë i lëvores së shelgut
Lista e plotë e përbërësve
Salix Alba (Willow) Bark Water(85 %), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Betaine Salicylate(0.5 %), Artemisia Princeps Leaf Extract(100 ppm), Centella Asiatica Extract(4,985 ppm), Centella Asiatica Leaf Extract(350 ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(4,800 ppm), Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Opuntia Ficus-Indica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Madecassic Acid(5,000 ppb), Asiaticoside(5,650 ppb), Asiatic Acid(5,000 ppb), Madecassoside(19,000 ppb), Allantoin, Panthenol, Arginine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Citric Acid(100 ppm), Lactobionic Acid(100 ppm), Sodium Hydroxide, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
NEOGEN DERMALOGY Poreraser Clear BHA Pad
NEOGEN DERMALOGY Poreraser Clear BHA Pad
Neogen Dermalogy Poreraser Clear BHA Pad, është një eksfoliant 2 në 1 që kombinon vetitë e një eksfolianti fizik dhe kimik. Ky produkt përmban 30 tamponë të njomur me PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Përmbajtja e acidit salicilik (0.9%) ndihmon në pastrimin e poreve dhe zvogëlimin e prodhimit të sebumit, ndërsa acidi glikolik ofron një efekt “peeling” për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe. Ndërkohë, përmbajtja me PHA dhe LHA, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të hidratimit së lëkurës. Menjëherë pas përdorimit do të shikoni rezultate dhe do ta ndjeni lëkurën të pastër dhe të butë.
*60 tamponë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid).
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, 1,2-HexanedioI, Glycerin, Betaine Salicylate, Arginine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin,Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Guaiazulene, Gluconolactone, Panthenol, Capylcyl Salicylic, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Glycolic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Zanthoxylum Schinifolium Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Diospyros Kaki Fruit Extract, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolyner
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
Lëkura jonë ndjek një cikël natyral 28-ditor të rigjenerimit dhe eksfolimit të qelizave, por shpesh ky proces mund të ndërpritet nga qelizat e vdekura që bllokojnë poret. Ky bllokim mund të çojë në inflamacion, tendencën e krijimit të njollave dhe një pamje të lodhur. Për të mbështetur këtë cikël natyral dhe për t’i dhënë lëkurës një shtysë të freskët, Beauty of Joseon prezanton BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA, një formulim i lehtë dhe i butë për lëkurën por shumë efikas. I frymëzuar nga traditat koreane, ku kumbulla dhe mungu përdoren për të trajtuar shqetësime të brendshme dhe për të larguar toksinat nga trupi, ky toner moderne ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe balancës natyrale të lëkurës. I formuluar me 25% ujë kumbulle, ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ndërsa, përmbajta me 2% ekstrakt të fasules së mungit, (e njohur për vetitë qetësuese), si edhe 2% AHA dhe 0.5% BHA, ndihmon për të pastruar poret në thellësi dhe për të balancuar prodhimin e sebumit. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
25% ujë kumbulle,, 2% ekstrakt të fasules së mungit, 2% AHA, 0.5% BHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Prunus Mume Fruit Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Vigna Radiata Seed Extract, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, C12-14 Pareth-12
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
SOME BY MI Characoal BHA Pore Clay Bubble Mask
SOME BY MI Characoal BHA Pore Clay Bubble Mask
Pastrues fytyre ujor në formë maske
Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar me 0.5% acid salicilik BHA me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë për të ofruar një eksfolim të butë. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e Truecica, kjo maskë ndihmon në reduktimin e poreve te hapura dhe vepron si një eksfoliant natyral, duke dhuruar përmirësim të teksturës së lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar për një shkëlqim rinor. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*120gr
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.5% acid salicilik BHA, 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë, Truecica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Kaolin(50,000 ppm), Charcoal Powder(30,000 ppm), Disodium Laureth Sulfosuccinate, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Lauric Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Methyl Perfluorobutyl Ether, Acrylates Copolymer, Manicouagan Clay(100 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, Salicylic Acid(5,000 ppm), Caprylyl Glycol, Citric Acid, Water(Carbonated Water), Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner
SKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner
SKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner është toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Me një përqendrim të veçantë të AHA (7% acid glikolik) dhe 0.1% PHA (Gluconolactone), ky tonik eksfolion butësisht qelizat e vdekura duke mbajtur lagështinë e duhur të lëkurës. Ndërsa përmbajtja me keramide do të ndihmojë në hidratimin e thellë të lëkurës së thatë ose të kombinuar, duke parandaluar ndjenjën e tërheqjes. Po ashtu, formulimi me niacinamide dhe bakuchiol do të kontribuojnë në pastrimin dhe rafinimin e sipërfaqes së lëkurës, duke lënë pas një pamje të ndritshme dhe të shëndetshme. Tekstura ujore e tonikut dhe aroma freskuese e citrusit, ofron një ndjesi freskie dhe përkujdesjeje që e bën lëkurën tuaj të duket më e ndritshme dhe e rigjeneruar. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
*50ml/200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
citrus, 7% acid glikolik dhe 0.1% PHA (Gluconolactone), keramide, niacinamide dhe bakuchiol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Sodium Citrate, Tromethamine, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Betaine, Gluconolactone, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Niacinamide, Allantoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Bakuchiol, Mannitol, Lysolecithin, Ceramide NP, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium EDTA.
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
MIZON AHA&BHA Daily Clean Toner
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON AHA&BHA Daily Clean Toner
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON AHA&BHA Daily Clean Toner, - një sekret i fshehur që tani është gati të zbulohet për të gjithë! Formulimi i tij inovativ me një kombinim të fuqishëm të AHA-s (acid alpha hydroxy) dhe BHA-s (acid beta hydroxy), e kthen këtë toner në një ritual pastërtie për një lëkurë të pastër dhe të shndritshme! AHA, largon qelizat e vdekura të lëkurës ndërkohë BHA pastron në thellësi poret duke i hequr sebumin e tepërt. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në trajtimin e akneve, minimizimin e poreve, largon qelizat e vdekura dhe ndihmon në balancimin e yndyrës. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid laktik dhe ekstrakt papajeje ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, shkëlqim dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj. Por, nuk mbaron me kaq! Ky toner, përmban gjthashtu ekstrakt Common Purslane (portulac) dhe mugwort, për të ndihmuar në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA-s (acid alpha hydroxy) dhe BHA-s (acid beta hydroxy), acid laktik dhe ekstrakt papajeje, Common Purslane (portulac), mugwort,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Lactate, Alcohol, Butylene Glycol, Glycolic Acid, Lactic Acid, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Salicylic Acid, Disodium EDTA, Methylparaben, Propylparaben, Fragrance
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence, është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Aqua Teca 1000T, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8% acid glikolik, Aqua Teca 1000T
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Portulaca Oleracea Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower/Leaf/Stem Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Glycolic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Dextrin, Lactic Acid(4.023%), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Sucrose Stearate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycolic Acid(4.004%), Asiaticosi-de, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Madecassic Acid, EthylhexyIglycerin, Centella Asiatica Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Asiatic Acid, Lactic acid, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
🎁 BENTON Aloe BHA Skin Toner (100% off)
0.00 ALL
Çmimi për njesi per🎁 BENTON Aloe BHA Skin Toner (100% off)
0.00 ALL
Çmimi për njesi perThis product is used for the app BOGOS.io Free Gift BOGO Bundle to work.
Please do not delete/edit it while the offers are still running!
If you need assistance, please contact us via Live chat in-app or email us at:
help@bogos.io.
Shfaq 54/72

