BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Relief Sun Aqua Fresh SPF50+ PA++++

2,100.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Për ata që e adhurojnë BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ PA++++ por kërkojnë një formulë më të lehtë dhe të freskët, BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Aqua Fresh SPF50+ PA++++ është zgjedhja ideale. Formula e saj përmban 30% ujë orizi dhe vitaminë B5 (panthenol), duke ofruar hidratim të thellë dhe freski për lëkurën. Ndërsa, përbërësit e tjerë të zgjedhur me kujdes, si Silica për kontrollin e yndyrës, acidi hialuronik për mbajtjen e lagështisë, ceramidet për forcimin e barrierës së lëkurës dhe acidi ferulik për mbrojtje antioksidante, ndihmojnë në efektivitetin dhe sigurinë e këtij kremi mbrojtës. Konsistenca e lehtë dhe ujore e kremit e bën atë ideal për ata që preferojnë një përvojë të freskët dhe të lehtë në lëkurë, duke lënë shkëlqim natyral pa ndjesinë e ngarkesës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për personat me akne fungale.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*50ml

Shpërndani