SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream është një krem hidratues me formulë të lehtë “oil-in-water”, i krijuar për të qetësuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme apo të irrituar. Përbërësi "magjik i këtij kremi është kompleksi TECA, një përzierje e fuqishme e tri-terpenoideve me përqindje të larta: Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid. Ky kompleks ofron veprim anti-inflamator, ndihmon në forcimin e barrierës lipidike të lëkurës dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave.
Formula është pasur gjithashtu me 9.8% Centella Asiatica për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, niacinamide për njëtrajtësim të tonalitetit dhe reduktimin e dukjes së poreve, Panthenol dhe Sodium Hyaluronate për hidratim të thellë, si dhe Squalane, Ceramide NP dhe Shea Butter (Butyrospermum Parkii) për ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Me teksturën e tij të lehtë ky krem përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse dhe ofron një efekt freskues që ndjehet menjëherë pas aplikimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Squalane, Carbomer, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Panthenol, Sodium Carbomer, Erythritol, Trehalose, Betaine, Butylene Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethylcellulose, Centella Asiatica Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Madecassoside , Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Sprout Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ceramide NP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Linoleic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Linolenic Acid, Hexyl Cinnamal, Linalool
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
SKIN1004 Madagascar Centella Soothing Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Soothing Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Soothing Cream është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një krem të lehtë, por me veprim të fuqishëm. Me një teksturë si xhel-mjaltë, ky krem përhapet lehtësisht mbi lëkurë, përthithet menjëherë dhe nuk lë aspak ndjesi ngjitjeje apo rëndese. Formula e tij e pasur kombinon tre përbërës të fuqishëm hidratuese dhe rigjeneruese (ceramide, kolesterol dhe acide yndyrore), të cilët bashkëveprojnë në harmoni për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të mbajtur pH-në në nivele të balancuara, duke i dhënë lëkurës një pamje më të hidratuar dhe më të shëndetshme. Por nuk mbaron me kaq! Fuqia e vërtetë e këtij kremi qëndron te përmbajtja e ekstraktit 100% të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari. Ky përbërës, me veti të jashtëzakonshme qetësuese dhe rigjeneruese, lehtëson skuqjet, ndihmon në qetësimin e ndjeshmërisë dhe rikthen freskinë që lëkura ka humbur. Me çdo aplikim, lëkura përjeton një ndjesi të menjëhershme rehatie, butësie dhe rigjenerimi. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, veçanërisht për atë të dehidratuar dhe sensitive.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ceramide, kolesterol, acide yndyrore, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Cyclomethicone, Water, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Caprylyl Methicone, C12-14 Pareth-12, Carbomer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Xanthan Gum, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tranexamic Acid, Coptis Chinensis Root Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Biosaccharide Gum-1, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Ceramide EOP, Ceramide NS, Ceramide NP, Ceramide AP, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Cholesterol.
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
NEOGEN DERMALOGY Vita Duo Night Cream
NEOGEN DERMALOGY Vita Duo Night Cream
NEOGEN DERMALOGY Vita Duo Night Cream, është krijuar nga marka e mirënjohur koreane NEOGEN DERMALOGY në bashkëpunim me influencuesen e famshme të K-Beauty, Joan Kim. Me një formulë unike që përfaqëson vizionin personal të Joan-it për kujdesin e lëkurës, ky krem me teksturë xheli të butë dhe të freskët ofron hidratim të thellë dhe rigjenerim gjatë gjithë natës. Formula e tij është pasur me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në rigjenerimin e qelizave, dhe vaj livandoje, i njohur për efektin e tij qetësues dhe relaksues. Ndërsa flini, kremi punon për të riparuar, qetësuar dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës, duke e lënë atë të hidratuar, të ushqyer dhe me pamje të freskët në mëngjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50gr
Përdorimi
aplikojeni në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Livando, tocopheryl acetat
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate SE, Methyl Glucose Sesquistearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl TaurateCopolymer, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Gardenia Florida Fruit Extract, Maltodextrin
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam
Pastrues fytyre ujor.
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam, është një pastrues i butë, por jashtëzakonisht efektiv, i formuluar për të pastruar thellë lëkurën pa e tharë apo irrituar. Me një teksturë të pasur dhe kremoze që shndërrohet në një shkumë të dendur dhe të butë, ky pastrues largon në mënyrë efektive papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e make-up-it, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Formula e tij është e përqendruar në fuqinë qetësuese dhe rigjeneruese të Centella Asiatica, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe hidratuese, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me një pH të ekuilibruar, ky larës ruan nivelet e lagështisë së lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e tërheqjes apo thatësisë pas larjes. Për më tepër, falë përbërësve të tij të butë, por efektivë, ndihmon në rafinimin e teksturës së lëkurës dhe në minimizimin e poreve, duke ofruar një ndjesi freskie dhe pastërtie të përkryer. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*125gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Centella Asiatica Extract, Potassium Cocoyl Glycinate, 1,2-Hexanediol, Potassium Cocoate, Potassium Benzoate, Polyquaternium-67, Citric Acid, Sodium Chloride, Butylene Glycol, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Disodium EDTA, Sodium Acetate, Sodium Bicarbonate, Coptis Chinensis Root Extract, Sodium Hyaluronate, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract
Marka
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask është zgjedhja ideale për ditët e nxehta që po afrojnë, falë hidratimit të thellë, efektit qetësues dhe freskues që i dhuron lëkurës. E pasur me kompleksin ekskluziv Hyal Waterfull, kjo maskë përmban 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik që depërtojnë përtej sipërfaqes, deri në 25 shtresa të lëkurës, duke e mbushur atë me lagështi dhe vitalitet afatgjatë. Formulimi inovativ siguron që maska të qëndrojë e qëndrueshme në fytyrë, pa rrëshqitur, ndërkohë që esenca përthithet thellë, deri në 10 shtresa të lëkurës, për një efekt intensiv qetësues. Efekti ftohës i menjëhershëm ul temperaturën e lëkurës deri në -9.5°C, duke reduktuar ndjeshëm irritimin, perfekte pas ekspozimit në diell ose kur lëkura ka nevojë për rigjenerim të thellë. Maska është gjithashtu e pasur me kompleksin TECA, i njohur për fuqinë e tij të jashtëzakonshme rigjeneruese, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, përforcimin e barrierës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Për një efekt të plotë anti-age, ndriçues dhe ultra-hidratues, maska përmban gjithashtu niacinamide, ceramide dhe adenosine, duke e lënë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
Maska është klinikisht e testuar dhe tregon rezultate të jashtëzakonshme pas vetëm një përdorimi:
+315% rritje e hidratimit,
+54% shkëlqim,
-43% reduktim i tharjes,
-7% përmirësim i dukjes së poreve.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*22gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleksi Hyal Waterful, kompleksi TECA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Tripropylene Glycol, Niacinamide, Methylpropanediol, Polyglycerin-3, Chondrus Crispus, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diisopropyl Propionamide, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Disodium Edta, Malachite Extract, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Tromethamine, Arginine, Polyglyceryl-10 Oleate, Madecassic Acid, Asiaticoside, Butylene Glycol, Asiatic Acid, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Glycine, Hordeum Vulgare Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Ceramide NP, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Palmitoyl Proline, Nymphaea Alba Flower Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ PDRN Skin Tightening Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ PDRN Skin Tightening Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ PDRN Skin Tightening Glow Gel Mask është kthyer në një nga maskat më të kërkuara dhe të pëlqyera në botën e K-Beauty, si dhe në sekretin pas lëkurës së ndritshme, të tendosur dhe rinore që po bën bujë në rrjetet sociale. Kjo maskë xheli, me teksturë të freskët dhe luksoze, është e pasur me një përqendrim të lartë të PDRN (i marrë nga ADN-ja e salmonit), i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të rigjeneruar qelizat e lëkurës dhe për të luftuar rrudhat në nivel qelizor. E kombinuar me kolagjen të hidrolizuar, peptide dhe PORE PIXEL, kjo formulë punon intensivisht për të përmirësuar elasticitetin, për të lëmuar linjat e imëta dhe për të minimizuar dukshëm poret, duke i dhënë lëkurës një efekt lifting të menjëhershëm dhe një pamje më rinore. Maska është formuluar për të qëndruar në fytyrë pa rrëshqitur, duke përthithur esencën në thellësi deri në 10 shtresa të lëkurës për një efekt njëkohësisht relaksues. Efekti ftohës i menjëhershëm ul temperaturën e lëkurës dhe redukton irritimin, duke e bërë ideale pas ekspozimit në diell ose për netët kur lëkura ka nevojë për rigjenerim të thellë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*22gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen i hidrolizuar, peptide, PORE PIXEL, kompleksi Hyal Waterful
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Polyglyceryl-3, Tripropylene Glycol, Niacinamide, Irish Moss, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methylpropanediol, 12-Sandaiol, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Carob Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diiodopropyl Poppyamide, Curcuma Root Extract, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizinate, Sodium DNA (55.9 ppm), Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Madecassic Acid (20 ppm), Cyanocobalamin, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Hydrolyzed Elastin, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Fig Extract, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Ceramide NP, Hydrolyzed Collagen, Hydroxycinnamic Acid, Rutin, Acetyl Hexapeptide-1.
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
Kremi CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse ka mbërritur në Koral Secrets me një formulë ultra të lehtë dhe freskuese, perfekte për ditët e nxehta të verës. Ky krem është i mbushur me fuqi rigjeneruese që lufton shenjat e para të moshës dhe rikthen vitalitetin e lëkurës. Me teksturë ujore dhe teknologjinë Triple ZERO (pa yndyrë, pa ngarkesë, pa ndjesi ngjitjeje), CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero përthithet menjëherë dhe i jep lëkurës një ndjesi të freskët, të lehtë dhe të hidratuar. Formula e tij është e pasur me 30% Blue Active TECA™, të përftuar nga Centella Asiatica, dhe përbërësin inovativ Ectoin, i cili është zbuluar në mikroorganizma që mbijetojnë në kushte ekstreme si në shkretëtira, duke e bërë atë një përbërës jashtëzakonisht të fuqishëm për mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Brenda vetëm 5 sekondash ky krem qetëson lëkurën dhe në vetëm 30 sekonda rrit hidratimin me 30% dhe ul temperaturën e lëkurës me 6°C. Rezultatet klinike tregojnë përmirësim të ndjeshëm në elasticitetin e lëkurës, lëmim të rrudhave deri në 19% dhe një efekt të fuqishëm antioksidues. Në një test real, një mollë e trajtuar me këtë krem qëndroi më e freskët dhe me më shumë shkëlqim për orë të tëra, duke treguar fuqinë e jashtëzakonshme mbrojtëse që ky produkt ofron. Gjithashtu, ky krem është cilësuar si kremi ideal edhe për Gjeneratën Z (brezi i viteve 1997–2012). Kjo pasi ky brez po përjeton ndryshime të shpejta në stilin e jetës dhe dëshiron të mbajë lëkurën e freskët dhe të shëndetshme, pavarësisht sfidave të plakjes së hershme. Sugjerohet për të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht për ato shumë të yndyrshme që kanë nevojë për kujdes pa ndjesi rëndese apo ngjitjeje.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% Blue Active TECA™, Ectoin,
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, 2,3-butanediol, hydrogenated poly(c6-14 olefin), caprylic/capric triglyceride, niacinamide, isodecyl neopentanoate, glyceryl stearate, polyglyceryl-6 distearate, cetearyl alcohol, vinyl dimethicone, dicaprylyl ether, candelilla/jojoba/rice bran polyglyceryl-3 esters, 1,2-hexanediol, sodium polyacryloyldimethyl taurate, panthenol, polyglyceryl-10 laurate, glycerin, sodium stearoyl glutamate, hydroxyacetophenone, madecassic acid, asiaticoside, asiatic acid, allantoin, ethylhexylglycerin, citrus aurantium dulcis (orange) oil, butylene glycol, xanthan gum, disodium edta, adenosine, citrus nobilis (mandarin orange) peel oil, hydrogenated lecithin, lavandula angustifolia (lavender) oil, cyclodextrin, candida bombicola/glucose/methyl rapeseedate ferment, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, jojoba esters, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, sodium laurate, olea europaea (olive) fruit oil, litsea cubeba fruit oil, ethoxydiglycol, xylitylglucoside, malt extract, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, helianthus annuus (sunflower) seed wax, anhydroxylitol, lauric acid, ceramide np, xylitol, centella asiatica leaf extract, caffeine, arginine, citrus grandis (grapefruit) peel oil, copaifera officinalis (balsam copaiba) resin, juniperus virginiana oil, cedrus atlantica bark oil, octyldodecanol, macadamia ternifolia seed oil, tocopherol, pelargonium graveolens flower oil, glycolipids, polyglycerin-3, c12-13 alketh-9, sodium hyaluronate, cyanocobalamin, madecassoside, sucrose distearate, hydrolyzed hyaluronic acid, glycine soja (soybean) oil, jasminum officinale (jasmine) oil, palmitic acid, maltodextrin, lepidium meyenii root extract, propanediol, ascorbyl asiatate, stearic acid, myrtus communis oil, artemisia absinthium extract, rose flower oil, centella asiatica oil, vanilla planifolia fruit extract, retinol, centella asiatica polypeptide, ferula galbaniflua (galbanum) resin oil, phytosterols, resveratrol, cimicifuga racemosa root extract, silybum marianum extract, taurine, hydrolyzed centella asiatica extract, phytosphingosine, centella amino acid, centella asiatica protein extract, salix alba (willow) bark extract, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, laminaria japonica extract, aloe barbadensis leaf extract, dioscorea japonica root extract, ulmus davidiana root extract, viola mandshurica flower extract, myristic acid, arachidic acid, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, scutellaria baicalensis root extract, lactobacillus/soybean ferment extract, sodium dna, limonene, linalool, citral
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Brightening Cream
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Brightening Cream
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Brightening Cream është formuluar me 65% ekstrakt të fermentuar Galactomyces, një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të transformuar lëkurën, duke e bërë më të ndritshme, të butë dhe me pamje të freskët. Kjo formulë unike pasurohet gjithashtu me Glutathione, një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe shenjave të lodhjes në lëkurë, duke nxitur një pamje të unifikuar dhe plot shkëlqim. Përveç efektit zbardhues dhe përmirësimit të tonit të lëkurës, ky krem ofron edhe një hidratim të thellë falë përbërësve si Acidi Hialuronik, Panthenoli dhe Betaine, të cilët rikthejnë lagështinë natyrale të lëkurës, qetësojnë ndjeshmërinë dhe parandalojnë tharjen. Ceramidet dhe Squalane, nga ana tjetër, forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më elastike dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm si ndotja apo ndryshimet klimatike. Konsistenca e tij është e lehtë, kremoze dhe përthithet menjëherë, pa lënë ndjesi të yndyrshme, gjë që e bën të përshtatshëm për përdorim si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje. I rekomanduar për të gjitha llojet e lëkurës, ky krem sjell rezultate të dukshme pas vetëm disa ditësh përdorimi të rregullt: më shumë shkëlqim, më pak njolla, një teksturë më e njëtrajtshme dhe një ndjesi të thellë hidratimi dhe butësie.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*40ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Galactomyces, Glutathione, Acidi Hialuronik, Panthenol, Betaine, Ceramide, Squalane
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Propanediol, Dicaprylyl Carbonate, 1,2-Hexanediol, Betaine, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Methyl Trimethicone, Silica, Cetearyl Olivate, Panthenol, Phenyl Trimethicone, Potassium Cetyl Phosphate, Water, Sorbitan Olivate, Bisabolol, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Dipropylene Glycol, Squalane, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Glutathione, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Coptis Japonica Root Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Adenosine, Fructooligosaccharides, Sorbitan Isostearate, T-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Tocopherol, Allantoin, Ceramide NP, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Glyceryl Stearate, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide NS, Caprylyl Glycol, Ceramide NG, Ceramide EOP, Linalool, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Daily Mask
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Daily Mask
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Daily Mask përmbajnë në paketimin e tyre plot 30 maska të mbivendosura njëra mbi tjetrën dhe janë ideale për ata që kërkojnë zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Formula e saj është e pasur me ekstraktin natyral të frutit yuja, një përbërës i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, i cili bashkëpunon në mënyrë perfekte me niacinamidet për të ndihmuar në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave. Për më tepër, përmban glutathione, arbutinë dhe kompleksin e patentuar Platolwhite-C™, që së bashku me katër lloje të ndryshme vitaminash i japin lëkurës një dozë të fuqishme antioksidantësh, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të moshës dhe duke ofruar një hidratim të thellë e të qëndrueshëm. Përdorimi i përditshëm i këtyre maskave nuk vetëm që e freskon dhe e zbut lëkurën, por edhe përmirëson dukshëm pamjen e saj me kalimin e kohës. Sugjerohet të përdoret në mëngjes dhe të shoqërohet gjithmonë me krem mbrojtës ndaj diellit, për të përforcuar efektin ndriçues dhe për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme.
*30 maska
*350ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakti yuja, niacinamide, Platolwhite-C™, glutathione, arbutinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide(2 %), Citrus Junos Fruit Extract(10,000 ppm), Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Hydroxyethylcellulose, Allantoin, Carbomer, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citrus Tangerina (Tangerine) Peel Oil, Coptis Japonica Root Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Panthenol, Tocopherol, Portulaca Oleracea Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pogostemon Cablin Oil, Cymbopogon Martini Oil, Arbutin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Tricholoma Matsutake Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Angelica Keiskei Leaf/Stem Extract, Panax Ginseng Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Limonene, Geraniol
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
NARD Therapy Body Oil Body Set
NARD Therapy Body Oil Body Set
NARD Therapy Body Oil Body Set është një set i cili ofron kujdes të veçantë për trupin, kudo që ndodheni. Ky set përmban NARD Moisturizing Therapy Body Oil
I cili ushqen dhe hidraton lëkurën, NARD Wood Body Massager (Gua-Sha për trupin) si edhe NARD Cotton Travel.
NARD Moisturizing Therapy Body Oil
Ky vaj jo vetëm që do t'ju dhurojë hidratim të thellë, por do të kthehet në një terapi për mendjen dhe trupin! I formuluar me një larmishmëri vajrash me origjinë bimore do të ushqejë thellësisht lëkurën. Formulimi i këtij vaji konsiston në: vaj avokadoje, vaj jojoba që i ngjasojnë sebumit natyral të lëkurës së njeriut, vitaminë A, D dhe E, për ta lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës.
*300ml
NARD Wood Body Massager
Gua-Sha për pesë zona të ndryshme të trupit. Ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut, lehtësimin e tensionit të muskujve dhe përmirësimin e mirëqenies fizike në mënyrë të natyrshme. Sipërfaqja është e veshur me një shtresë të hollë vaji arre, për të siguruar rrëshqitje të butë mbi lëkurë dhe qëndrueshmëri në përdorim afatgjatë.
*56g
NARD Cotton Travel
Një trastë prej pambuku me dizajn minimalist për ta mbajtur setin gjithmonë me vete, qoftë në udhëtime, pushime apo thjesht në çantën tuaj të përditshme. Estetike dhe funksionale në të njëjtën kohë.
Formula e tij është e testuar dermatologikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon etj.
*300ml
Përdorimi
NARD Moisturizing Therapy Body Oil
Aplikojeni në lëkurë të thatë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart.
NARD Wood Body Massager
Mbajeni mjetin në një kënd prej 30 deri në 45 gradë dhe fërkojeni butësisht nëpër trupin tuaj së bashku me vajin e trupit për të ndihmuar në përthithjen.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaji avokado, vaj jojoba, vaj nga petalet e trëndafilit, vaj nga lëkura e portokallit, vaj nga gjethet e pemës së çajit, vaj rozmarine
Lista e plotë e përbërësve
Mineral Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopheryl Acetate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Mentha Arvensis Leaf Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Foeniculum Vulgare (Fennel) Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(9,195 ppb), Ethylhexylglycerin, Citronellol, Limonene, Geraniol, Linalool
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SHISEIDO Fino Premium Touch Hair Oil Serum Airy Smooth
SHISEIDO Fino Premium Touch Hair Oil Serum Airy Smooth
SHISEIDO Fino Premium Touch Penetrating Beauty Serum Hair Oil (Airy Smooth) është një serum në trajtë vaji që depërton thellë në fijet e flokëve për të riparuar edhe dëmtimet më të vogla, duke u dhënë atyre jetë, elasticitet dhe një pamje sa më të shëndetshme. Formula unike përmban përbërës të fuqishëm si squalane dhe vitamina E, të cilët hidratojnë intensivisht, mbrojnë nga nxehtësia dhe rrezet UV, dhe parandalojnë elektrizimin apo tharjen. Me një teksturë ultra të lehtë që nuk ngjit dhe nuk rëndon flokët, ky vaj-serum lë pas një aromë elegante me nota lulesh dhe një ndjesi të pastër freskie. Ideale për përdorim të përditshëm, aplikimi i tij sjell një transformim të menjëhershëm: flokë më të butë, më të lehtë dhe me shkëlqim pas çdo përdorimi. Ky versin ndryshe nga SHISEIDO FINO Premium Touch Hair Oil, vjen i përshtatshëm edhe për flokë shumë të hollë.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me maskën e po të njëjtës linjë: SHISEIDO Fino Premium Touch Hair Mask.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artifical
*70ml
Përdorimi
Aplikoni 1-2 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të lagur, dhe vazhdoni me stilimin e tyre. Mund të përdoret edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
qualane, vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Isododecane, hydrogenated polyisobutene, dimethicone, dimethiconol, isopropyl myristate, fragrance, C13-16 isoparaffin, polysilicone-13, C10-13 isoparaffin, squalane, tocopherol, di(phytosteryl/octyldodecyl) lauroyl glutamate, water, BG, sericin, potassium sorbate, citric acid, hydrolyzed conchiolin protein, amodimethicone, PPG-2-deceth-12, glycerin, phenoxyethanol, lactic acid
Marka
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
ANUA Rice 70 Glow Collagen Mask
ANUA Rice 70 Glow Collagen Mask
ANUA Rice 70 Glow Collagen Mask është një maskë inovative koreane e krijuar për të dhënë një pamje të ndritshme dhe të hidratuar të lëkurës, duke ofruar efektin e shumëdëshiruar të “Glass Skin”. E përbërë nga 70% ujë orizi dhe kolagjen me peshë të ulët molekulare (300Da), kjo maskë hidrogel shkrin në temperaturën e lëkurës, duke u kthyer në një shtresë transparente që përthithet lehtësisht, duke lënë lëkurën të butë, të fortë dhe me një shkëlqim natyral. Me një formulim ultra të hollë prej 1mm, kjo maskë ofron rehati maksimale për përdorim të zgjatur ose gjatë natës, duke siguruar hidratim të thellë dhe duke qenë e butë për lëkurën. Përbërësit si ceramidet dhe panthenoli ndihmojnë në ruajtjen e barrierës së lagështisë së lëkurës, ndërsa niacinamidet dhe proteina e orizit ndihmojnë në në përmirësimin e teksturës së lëkurës si edhe njëtrajtësimin e tonalitetit të saj. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe është ideale për ata që kërkojnë një trajtim të avancuar për një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë orizi (70%), kolagjen, niacinamide, ceramide, panthenol, proteina orizi, betaine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Acrylates Copolymer, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Xanthan Gum, Carrageenan, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Allantoin, Potassium Chloride, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Dipotassium Glycyrrhizate, Gellan Gum, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Soluble Collagen, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Houttuynia Cordata Extract, Menthoxypropanediol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Panthenol, Rubus Coreanus Fruit Extract, Sodium Citrate, Phytosphingosine, Hydrolyzed Rice Protein, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Lactobacillus Ferment, Propanediol, Iron Oxides (CI 77491), Citric Acid, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Saccharomyces Ferment, Prunus Persica (Peach) Fruit Water, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Cyanocobalamin, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Betaine Salicylate, Ceramide NP, Oryza Sativa (Rice) Extract, Iron Oxides (Ci 77491), Menthyl Lactate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Houttuynia Cordata Flower/Leaf/Stem Water, Butylene Glycol, Maltodextrin, Chromium Oxide Greens (Ci 77288), Iron Oxides (CI 77492), Sodium Hyaluronate Crosspolymer
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask është ideale për të gjitha lëkurat që kërkojnë një trajtim të thellë, rigjenerues dhe ndriçues, veçanërisht ato me shenja lodhjeje, mungesë shkëlqimi apo rrudha të imëta. Formula e saj përmban një kompleks të katër peptideve me veprim të fuqishëm anti-rrudhë, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të re dhe të tendosur. Niacinamidet (Vitamina B3) në formulë ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të sebumit dhe njërajtësimit të tonalitetit të lekurës, ndërsa acidi hialuronik ofron një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës. Për më tepër, ekstrakti i Centella Asiatica dhe Ceramide NP rigjenerojnë dhe forcojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtëm dhe tharja. Me një material të butë që ngjitet si një dorë e dytë mbi fytyrë, kjo maskë garanton përthithje maksimale të esencës dhe një eksperiencë relaksuese që mund të shijohet në vetëm 15 minuta. Pas përdorimit, lëkura mbetet dukshëm më e ndriçuar, më e freskët dhe me një pamje të shëndetshme e rinore.
*27ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Niacinamide, acidi hialuronik, peptide, Centella Asiatica, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water Dipropylene Glycol Glycerin Butylene Glycol Niacinamide 1,2-Hexanediol Cetyl Ethylhexanoate Panthenol Allantoin Xylitol Centella Asiatica Leaf Extract Lactobacillus Ferment Lysate Lactococcus Ferment Lysate Bifida Ferment Lysate Caprylyl Glycol Sorbitan Laurate Hydrogenated Lecithin Hydrolyzed Hyaluronic Acid Tocopherol Asiaticoside Madecassic Acid Asiatic Acid Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester Acetyl Hexapeptide-1 Palmitoyl Tripeptide-5 Beta-Glucan Ceramide NP Acetyl Octapeptide-3 hydrogenated Vegetable Oil Behenyl Alcohol Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate Arginine Carbomer Adenosine Hydroxyethylcellulose Ethylhexylglycerin Disodium EDTA
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
VT COSMETICS Reedle Shot Lip Plumper Beginner
VT COSMETICS Reedle Shot Lip Plumper Beginner
Dëshironi buzë të plota dhe të bukura pa nevojën e injeksioneve apo procedurave të tjera të komplikuara? Atëherë provoni VT COSMETICS Reedle Shot Lip Plumper Beginner, një zgjidhje inovative për buzë më të plota dhe të hidratuara. Ky produkt është i pasur me ekstrakt të rrënjës së Anemarrhena Asphodeloides, i cili ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e buzëve. Formulimi përfshin gjithashtu përbërës të njohur për kujdesin e lëkurës si CICAHYLON™, vaj jojoba, vitaminë E dhe acid hialuronik, të cilët ofrojnë hidratim dhe mbrojtje kundër tharjes. Pas aplikimit, ndjehet një efekt pickues dhe pak djegës falë kompleksit inovativ Cica Reedle™, i cili përmban mikrogrimca ultra të imëta që depërtojnë butësisht në sipërfaqen e buzëve, duke stimuluar qarkullimin dhe ofruar një efekt voluminoz që zgjat gjatë gjithë ditës.
Ky gloss transparent dhe me shkëlqim është ideal për një pamje natyrale dhe tërheqëse, pa nevojën për filler-ë apo procedura të tjera.
*4.3g
Përdorimi
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund ta përdorni direkt mbi buzë ose sipër buzëkuqit tuaj për një përfundim me shkëlqim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICAHYLON™, vaj jojoba, vitaminë E, acid hialuronik, Cica Reedle™, ekstrakt i rrënjës së Anemarrhena Asphodeloides,
Lista e plotë e përbërësve
Hydrogenated Polyisobutene, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Diisostearyl Malate, Dimer Dilinoleyl Diisostearate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl /Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Menthyl Lactate, Sorbitan Isostearate, Vanillyl Butyl Ether, Silica, Tocopheryl Acetate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Centella Asiatica Extract, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Propolis Extract, Fragrance
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
NUMBUZIN No.9 NAD+ Bio Lifting-Sil Full Face Mask Set
NUMBUZIN No.9 NAD+ Bio Lifting-Sil Full Face Mask Set
NUMBUZIN No.9 NAD+ Bio Lifting-Sil Full Face Mask Set është maska më e re nga marka NUMBUZIN, e krijuar për kujdesin e avancuar të lëkurës së fytyrës, veçanërisht për zonën delikate të nofullës dhe mjekrës. Ky set përfshin një maskë të plotë për fytyrën dhe një pjesë të veçantë për mjekrën, me dizajn në formë “V” dhe fibra PLA të tretshme, që ndihmojnë në ngritjen dhe konturimin e menjëhershëm të vijës së nofullës. Pjesa e poshtme e maskës që përfshin nofullën shoqërohet me një rrip pambuku, i cili fiksohet pas veshëve, duke ofruar një efekt lifting të fuqishëm që ndihmon në zvogëlimin e shenjave të rënies së lëkurës në këtë zonë dhe në përforcimin e një konturi të definuar dhe të tonifikuar të fytyrës. Maska është e pasuruar me një formulë ultra-aktive që përfshin NAD+, një koenzimë që nxit rigjenerimin qelizor dhe përmirëson elasticitetin; kolagjen të hidrolizuar, që forcon teksturën e lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të lëmuar; 50 peptide të ndryshme, që stimulojnë sintezën natyrale të kolagjenit dhe elastinës; si dhe adenozinë, e cila vepron në mënyrë efektive kundër rrudhave dhe shenjave të moshës. Të gjithë këta përbërës bashkëpunojnë në harmoni për të ofruar një efekt lifting të menjëhershëm, përmirësim të dukshëm të tonalitetit dhe elasticitetit të lëkurës, si dhe rikthimin e freskisë dhe definimit natyral të linjave të fytyrës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*4copë + rrip pambuku
Përdorimi
*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën. Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Rregulloni pozicionin e rripave dhe mjekrën për një ndjesi komode. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, Kolagjen i hidrolizuar, 50 peptide të ndryshme, Adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask është maska virale që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është kthyer në të preferuarën e ikonave të bukurisë si Hailey Bieber, jo vetëm për ngjyrën e saj rozë tërheqëse, por edhe për efektin transformues që lë në lëkurë. Kjo maskë unike, ndryshe nga maskat e tjera, shndërrohet në një shtresë trasparente të butë gome, e cila vepron në mënyrë intensive për orë të tëra, duke ofruar një trajtim të thellë dhe të vazhdueshëm. E formuluar për të qëndruar në lëkurë për të paktën 4 orë, kjo maskë jep rezultate të jashtëzakonshme edhe kur lihet gjatë gjithë natës, duke lejuar përbërësit aktivë të depërtojnë thellë ndërsa flini. Formula e saj përmban një nga përbërësit më të përfolur dhe të kërkuar në botën e K-Beauty – PDRN (Polydeoxyribonucleotide). Ky përbërës unik, i marrë nga sperma e salmonit, është i njohur për vetitë rigjeneruese të jashtëzakonshme, duke vepruar në nivel qelizor për të stimuluar proceset e riparimit të lëkurës dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe prodhimin natyral të kolagjenit. Ajo çka e bën këtë maskë akoma më të veçantë është kombinimi i PDRN me kolagjenin e hidrolizuar. Një dyshe e fuqishme e cila bashkëvepron në harmoni për të nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe për të përmirësuar tekturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të lëmuar, të freskët dhe rinore. Për më tepër, efekti cooling në maskë ofron një ndjesi freskie që tonifikon, qetëson dhe rifreskon menjëherë lëkurën, duke e bërë ideal për lëkurat e lodhura apo ato me tendencë të varjes. Pas vetëm një përdorimi, lëkura mbetet intensivisht e hidratuar deri në 48 orë, dukshëm më e ndritshme, më e lëmuar dhe me një pamje të freskët e të rigjallëruar. Pra, me pak fjalë: një trajtim i nivelit spa. Thjesht, aplikojeni, relaksohuni dhe zgjohuni me lëkurën që gjithmonë keni ëndërruar.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen i hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Glucomannan, Xanthan Gum, Laureth-21, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Fragrance(Parfum), Potassium Chloride, Dextrin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Collagen, Cyanocobalamin, Ascorbic Acid, Sodium DNA, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300
Nëse keni përdorur VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300, lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me kompleksin PHYTO PDRN® PANAX, një kompleks që ekstrakton ginsengun, i cili ka veti antioksiduese dhe hidratuese, duke ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të forcojë barrierën mbrojtëse. PDRN-ja e ginsengut gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur ndjeshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imta. Nga ana tjetër, formulimi me acid hialuronik dhe ekstrakt centella asiatica depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm. Me përdorimin e esencës, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PDRN®PANAX, acid hialuronik ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dicaprylyl Carbonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sorbitol, Polyglyceryl-4 Isostearate, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Magnesium Sulfate, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Polyurethane-15, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Diisostearyl Malate, Silica, Sorbitan Olivate, Synthetic Beeswax, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Glutathione, Squalane, Tocopherol, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Cetearyl Alcohol, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Mineral Salts, Collagen Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Propolis Extract, Madecassoside
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 300
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 300
Nëse keni përdorur VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300, lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me Gjakun e Dragoit, një ekstrakt i rrëshirës së kuqe të pasur me antioksidantë që rrjedh nga bima calamus draco ofron një mbrojtje të fuqishme kundër radikaleve të lira dhe ndihmon në rikuperimin e shpejtë të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi CICAHYALON™, i cili permban panthenol, tokoferol, ceramide NP dhe arbutin mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtës. Gjithashtu, ky kombinim stimulon prodhimin e kolagjenit duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. Kjo esencë vjen në dy variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Red Booster Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, Gjaku i Dragoit, CICAHYALON™,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Propanediol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Sodium Carbomer, C12-14 Alketh-12, Eclipta Prostrata Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Silica, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Croton Lechleri Resin Powder, Melia Azadirachta Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tromethamine, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Disodium EDTA, Malachite Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, t-Butyl Alcohol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Arbutin, Arginine, Glycine, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Glycosphingolipids, Madecassic Acid, Madecassoside, Propolis Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid

Shfaq 144/432