SOME BY MI Retinol Intense Daily Mask

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 11 dhe Prill 12.

SOME BY MI Retinol Intense Daily Mask përmbajnë në paketimin e tyre plot 30 maska të mbivendosura njëra mbi tjetrën dhe janë ideale për ata që kërkojnë të minimizojnë shenjat e moshës. Të formuluara me retinol, retinal dhe bakuchiol, këto maska rrisin elasticitetin e lëkurës, minimizojnë shenjat e moshës dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja. Përmbajnë 0.01% retinol të pastër, duke i bërë të përshtatshme edhe për ata që nuk kanë përdorur më parë retinol dhe dëshirojnë ta integrojnë atë në rutinën e tyre. Kombinimi i retinolit dhe retinalit jep efekte të menjëhershme që me aplikimin e parë, ndërsa bakuchioli, i cili ka të njëjtat veti si retinoli, është një përbërës i sigurt që nuk shkakton irritime. Nga ana tjetër, formulimi me BHA dhe acid salicilik ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt, tkurrjen e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura. Përmbajnë gjithashtu 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe ceramide, të cilat ofrojnë hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke parandaluar tharjen e saj. Përbërja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Formulimi i këtyre maskave është shumë i butë dhe nuk shkakton irritime, falë përbërjes me ekstrakt të centella asiatica, madecassoside dhe pemës së çajit, të cilat qetësojnë irritimet dhe minimizojnë skuqjen. Këshillohet të përdoren vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohen gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

*30 maska
*350ml

Shpërndani