MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask

450.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask është maska virale që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është kthyer në të preferuarën e ikonave të bukurisë si Hailey Bieber, jo vetëm për ngjyrën e saj rozë tërheqëse, por edhe për efektin transformues që lë në lëkurë. Kjo maskë unike, ndryshe nga maskat e tjera, shndërrohet në një shtresë trasparente të butë gome, e cila vepron në mënyrë intensive për orë të tëra, duke ofruar një trajtim të thellë dhe të vazhdueshëm. E formuluar për të qëndruar në lëkurë për të paktën 4 orë, kjo maskë jep rezultate të jashtëzakonshme edhe kur lihet gjatë gjithë natës, duke lejuar përbërësit aktivë të depërtojnë thellë ndërsa flini. Formula e saj përmban një nga përbërësit më të përfolur dhe të kërkuar në botën e K-Beauty – PDRN (Polydeoxyribonucleotide). Ky përbërës unik, i marrë nga sperma e salmonit, është i njohur për vetitë rigjeneruese të jashtëzakonshme, duke vepruar në nivel qelizor për të stimuluar proceset e riparimit të lëkurës dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe prodhimin natyral të kolagjenit. Ajo çka e bën këtë maskë akoma më të veçantë është kombinimi i PDRN me kolagjenin e hidrolizuar. Një dyshe e fuqishme e cila bashkëvepron në harmoni për të nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe për të përmirësuar tekturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të lëmuar, të freskët dhe rinore. Për më tepër, efekti cooling në maskë ofron një ndjesi freskie që tonifikon, qetëson dhe rifreskon menjëherë lëkurën, duke e bërë ideal për lëkurat e lodhura apo ato me tendencë të varjes. Pas vetëm një përdorimi, lëkura mbetet intensivisht e hidratuar deri në 48 orë, dukshëm më e ndritshme, më e lëmuar dhe me një pamje të freskët e të rigjallëruar. Pra, me pak fjalë: një trajtim i nivelit spa. Thjesht, aplikojeni, relaksohuni dhe zgjohuni me lëkurën që gjithmonë keni ëndërruar.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*28gr

Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.

Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini. 

Përbërësit "magjik"

PDRN, kolagjen i  hidrolizuar

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Glucomannan, Xanthan Gum, Laureth-21, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Fragrance(Parfum), Potassium Chloride, Dextrin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Collagen, Cyanocobalamin, Ascorbic Acid, Sodium DNA, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

Shpërndani

450.00 ALL