MARY & MAY Centella Asiatica Serum

2,100.00 ALL 1,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 18 dhe Qeshor 19.

Përshkrimi

MARY & MAY Centella Asiatica Serum do t'i thotë lamtumirë irritimeve të ndryshme të lëkurës! Ky serum siç edhe thotë edhe emri i tij, është i formuluar me 95% ekstrakt të bimës centella asiatica. Kjo bimë është përdorur në mjeksinë tradicionale si medikament për sëmundje dhe plagë të ndryshme të lëkurës. Studimet e ndryshme farmakologjike tregojnë se bima centella asiatica ka veti të fuqishme antibakteriale, duke ofruar rigjenerim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, dhe duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. Konsistenca e këtij serumi është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.

*30ml

Shpërndani