-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BENTON Cacao Moist And Mild Toner
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Benton's Cacao Moist and Mild Toner është toneri ideal për t'i dhuruar lëkurës hidratim sa më të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet! Ky produkt është pjesë e linjës: Benton's Cacao Moist and Mild me përmbajtje ekstrakt kakao. Kakaoja është një përbërës i fuqishëm i pasur me lëndë ushqyese, pasi është e pasur me kalcium, bakër, selen, magnez, mangan, zink, hekur dhe vitamina A, B1, C, D dhe E. Një përbërës me cilësi të lartë i cili ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në mënyrë lokale si edhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Gjithashtu, mund të ndihmojë që lëkura juaj të duket rinore dhe e shëndoshë duke parandaluar ndarjen e kolagjenit, proteinës që lufton rrudhat. Nga ana tjetër, përmbajtja me ekstrakt të bimës madecassoside, do t'i japi lëkurës efekt shërues dhe qetësues. Ky toner është i përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
kakao, ekstrakt të bimës madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexandiol, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Madecassoside, Theobroma Cacao (Cocoa) Flower Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract ,Betaine, Xanthan Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Customer Reviews
Shpërndani
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE