BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

2,200.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

Size

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel është krem hidratues në formë xheli me përbërësit më të mirë të përdorur në ditët e sotme në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Aloe Vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, sepse ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë sigurojnë një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Ky krem i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, e sidomos lëkurës së yndyrshme dhe asaj me tendencë akneike, sepse ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

 *100ml/30ml

Shpërndani