
SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector Spf15
SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector Spf15
Mos harroni buzët kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli! Buzët tona janë të ndjeshme dhe meritojnë po aq kujdes sa pjesa tjetër e lëkurës. SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector SPF15, përveçse ofron hidratim të thellë dhe i ushqen buzët dhe i mbron ato nga rrezet e dëmshme UV të diellit falë formulimit me filtra SPF15. Nga ana tjetër përmbajtja me 10 lloje vitaminash, acid hialuronik, gjalpë shea dhe vaj ulliri, formojnë një shtresë mbrojtëse mbi buzë për t’i ofruar atyre hidratim të thellë. Gjithashtu, falë konsistencës së tij të butë që kthehet në xhel mbi buzë dhe ngjyrës se lehtë rozë buzët e juaj do të duken të shëndetshme gjatë gjithë kohës.
*7ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10 lloje vitaminash, acid hialuronik, gjalpë shea dhe vaj ulliri, SPF15
Lista e plotë e përbërësve
Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate Copolymer, Diisostearyl Malate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Hydrogenated Polyisobutene, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Tocopheryl Acetate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Ethylhexyl Salicylate, Caprylic/Capric Triglyceride, Microcrystalline Wax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Behenate/eicosadioate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Dehydroacetic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glyceri, Water, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Niacinamide, Thiamine HCl, Biotin, Retinyl Palmitate, Folic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.


MIZON Original Skin Energy Hyaluronic 100
MIZON Original Skin Energy Hyaluronic 100
MIZON Original Skin Energy Hyaluronic Acid 100, i ofron menjëherë lagështi lëkurës, duke i mbushur indet dhe duke siguruar nivelin e hidratimit falë formulimit me 50% acid hialuronik. Acidi hialuronik një përbërës natyral i lëkurës i aftë të mbajtur një sasi të madhe uji, deri në një mijë herë më shumë se vëllimi i tij. Me kalimin e moshës, prodhimi i këtij acidi nga trupi ynë zvogëlohet, prandaj shfaqen simptomat e para të dehidrimit dhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Formula e tij është zhvilluar për të mbushur hapësirën ndërqelizore dhe për të ndihmuar në zbutjen e rrudhave të vogla në lëkurën tonë. Përveç kësaj, tekstura e tij ujore është formuluar për të përmirësuar shkallën e depërtimit të të gjithë përbërësve aktivë në lëkurë. Ky serum vjen në kosistencë shumë të lehtë, përthithja e tij është e menjëhershme dhe ka një aftësi të madhe për të depërtuar në shtresat më të thella të lëkurës, prandaj dhe efektiviteti i tij është shumë herë më i lartë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
50% acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Copper Tripeptide-1, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Glycerin, Betula Alba Juice, Portulaca Oleracea Extract, Achillea Millefolium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Artemisia Absinthium Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Astragalus Membranaceus Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Triethylhexanoin, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sclerotium Gum, Beta-Glucan, Carbomer, Diphenyl Dimethicone, Potassium Sorbate, Propylene Glycol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium EDTA, Alcohol, Phenoxyethanol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
SKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Pink Grapefruit AHA Toner është toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Me një përqendrim të veçantë të AHA (7% acid glikolik) dhe 0.1% PHA (Gluconolactone), ky tonik eksfolion butësisht qelizat e vdekura duke mbajtur lagështinë e duhur të lëkurës. Ndërsa përmbajtja me keramide do të ndihmojë në hidratimin e thellë të lëkurës së thatë ose të kombinuar, duke parandaluar ndjenjën e tërheqjes. Po ashtu, formulimi me niacinamide dhe bakuchiol do të kontribuojnë në pastrimin dhe rafinimin e sipërfaqes së lëkurës, duke lënë pas një pamje të ndritshme dhe të shëndetshme. Tekstura ujore e tonikut dhe aroma freskuese e citrusit, ofron një ndjesi freskie dhe përkujdesjeje që e bën lëkurën tuaj të duket më e ndritshme dhe e rigjeneruar. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
*50ml/200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
citrus, 7% acid glikolik dhe 0.1% PHA (Gluconolactone), keramide, niacinamide dhe bakuchiol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Sodium Citrate, Tromethamine, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Betaine, Gluconolactone, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Niacinamide, Allantoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Bakuchiol, Mannitol, Lysolecithin, Ceramide NP, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium EDTA.
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

KAHI Aqua Balm SPF50+ PA++++
3,700.00 ALL
Çmimi për njesi perKAHI Aqua Balm SPF50+ PA++++
3,700.00 ALL
Çmimi për njesi perProduktet e markës KAHI janë kthyer në trend të pandalshëm, duke fituar zemrat e konsumatorëve në Kore dhe përtej, dhe tashmë janë të dashura edhe për komunitetin KORAL SECRETS. Pas suksesit të padiskutueshëm të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, sjellim për ju produktin më të ri: KAHI Aqua Balm. Ky balm i mrekullueshëm është zgjedhja ideale për këdo që kërkon një trajtim të plotë dhe të gjithanshëm për lëkurën. Me formulën e tij unike, KAHI Aqua Balm kombinon mbrojtjen maksimale nga dielli, hidratimin dhe rigjenerimin në një produkt të vetëm, duke e bërë të domosdoshëm për kujdesin e përditshëm. Përmbajtja e tij është një kombinim i pasur me përbërës inovativë, si kompleksi i salmonit dhe kolagjeni me peshë të ulët molekulare. Këto përbërës depërtojnë në thellësitë e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin e saj dhe duke e bërë më të fortë e më elastike. Vaji i fermentuar Jeju, i njohur për vetitë e tij të fuqishme kundër shenjave të moshës dhe hidratimit të lëkurës, ndihmon në transformimin e lëkurës për një pamje më të freskët dhe rinore. Për më tepër, vitamina C e përfshirë në këtë formulim ndihmon në minimizimin hiperpigmentimeve, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim natyral dhe të ndritshëm, pa lënë asnjë ndjesi ngjitëse. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kolagjen nga salmoni, vitaminë C, vaj i fermentuar Jeju
Lista e plotë e përbërësve
Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Dimethicone, Silica, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Polyethylene, Butyloctyl Salicylate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Salicylate, Cetyl Ethylhexanoate, Triethylhexanoin, Paraffin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Octocrylene, Sorbitan Isostearate, Microcrystalline Wax, Oil Soluble Licorice( Glycyrrhiza) Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Bacillus Ferment, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Hydrogenated Polyisobutene, Ethylhexyl Hydroxystearate, Disteardimonium Hectorite, Propylene Carbonate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Adenosine, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Tocopherol, Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzylparaben, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Titanium Dioxide, Bismuth Oxychloride, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.