Pastrues fytyre vajor.

Hapi më i rëndësishëm në kujdesin e lëkurës është pastrimi i saj, apo jo? Nëse mbetjet në lëkurë dhe sebumi nuk pastrohen mirë, shkaktojnë inflamacion. Larësi vajor është hapi i parë, që ndihmon në pastrimin dhe largimin e mbetjeve nga lëkura. BEAUTY OF JOSEON Ginseng Cleansing Oil është larësi ideal për të pasur një lëkurë të pastër dhe shumë të shëndetshme. Ky larës është i formuluar me vajin Glycine Soja si bazë, pasi ka rezultuar që konsistenca e tij është shumë e lehtë, por nga ana tjetër shumë efektiv në largimin e të gjitha papastërtive, sebumit dhe mbetjeve të makeup-it. Ky përbërës ka në formulimin e tij acid oleik, linoleik dhe linolenik, që përveçse pastrimit bëjnë të mundur edhe një eksfolim shumë të butë të lëkurës. Gjithashtu është i formuluar me vaj të farës së ginseng-ut, i cili ka një aromë shumë të freskët dhe delikate, duke mundësuar në këtë mënyrë qetësim të lëkurës. Ky larës vajor është i formuluar me teknologjinë e pastrimit micellar, e përbërë nga uji dhe vaji. Kur bie në kontakt me lëkurën, molekulat e vajit tërheqin dhe përthithin mbetjet si një magnet dhe furnizojnë plot me lagështi lëkurën nga brenda. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.

*210ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaj i farës së sojës, vaj ginseng-u

Lista e plotë e përbërësve

Glycine Soja (Soybean) Oil, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Olea Europaea(Olive) Fruit Oil, Sorbitan Sesquioleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil,Tocopherol, Panax Ginseng Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Eclipta Prostrata Extract, Panaxginseng Root Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract,Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Moringa Oleifera Seed Oil, Solanummelongena (Eggplant) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimumsanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Bixa Orellana Seed Oil, Panax Ginsengberry Extract, Panax Ginseng Root Extract, Butylene Glycol, Water, 1,2-Hexanediol

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Ginseng Cleansing Oil

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI