CLIO Kill Cover Powder Foundation

3,600.00 ALL 2,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Nuanca
Përshkrimi

CLIO Kill Cover Powder Foundation është një fondatinë kompakte në formë pudre që ofron mbulim të lartë dhe finish mat. Formula e saj e avancuar ndihmon në mbulimin poreve dhe njollave, duke krijuar një efekt “blur” pa e rënduar lëkurën. Tekstura e lehtë dhe e imët përhapet në mënyrë uniforme, kontrollon shkëlqimin dhe përthith sebumin e tepërt duke e bërë veçanërisht të përshtatshme për lëkurë normale deri në të yndyrshme, ndërsa për lëkurë të thatë rekomandohet përdorimi pas hidratimit. Ideale për përdorim të përditshëm dhe për rregullime të shpejta në çdo moment.

*9gr

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Titanium DIoxide, Cyclopentasiloxane, Methyl Trimethicone, Glycerin, Butylene Glycol, Dimethicone, Isododecane, Lauryl PEG-8 Dimethicone, PEG-10 Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Hydrated Ferric Oxide, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-4 Isostearate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Sodium Chloride, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Propanediol, Silica, Iron Oxide Red, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Disteardimonium Hectorite, Glyceryl Caprylate, Polymethylsilsesquioxane, Disodium Stearoyl Glutamate, Polyhydroxystearic Acid, Ethylhexylglycerin, Ferrous-Ferric Oxide, Fragrance, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Isostearic Acid, Hydrogenated Rice Bran Oil, Lecithin, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Octyldodecanol, Polyglyceryl-10 Stearate, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Lauroyl Lysine

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

3,600.00 ALL 2,400.00 ALL