-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CLIO Kill Cover High Glow Foundation SPF 30 PA+++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
CLIO Kill Cover High Glow Foundation SPF 30 PA+++ është një fondatinë likuide me mbulim të plotë, e cila kombinon efektin e një baze të përsosur kozmetike me një finish natyral dhe të ndritshëm “glow”, që zgjat deri në 72 orë. Formulimi i pasuruar me adenosine dhe tocopherol (Vitaminë E) siguron hidratim afatgjatë, duke parandaluar tharjen dhe efektin e grimit të “krisur”. Ndërkohë, përbërja me pluhur sferik dhe niacinamide ndihmon në mbulimin e shenjave të akneve, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe minimizimin e dukjes së poreve. Përveç kësaj, fondatina ofron mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit SPF 30 PA+++, duke e bërë ideale për përdorim të përditshëm. E përshtatshme për lëkurë normale, të thatë dhe miks, si dhe për ata që kërkojnë mbulim të lartë dhe shkëlqim natyral.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.
*38gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, shkundni produktin para përdorimit dhe vendosni një sasi të moderuar në pëllëmbë dhe përzieni atë në një lëvizje rrotulluese me brush-in e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësi "magjik"
adenosine, tocopherol (Vitaminë E), niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Isododecane, Titanium Dioxide(CI 77891), Hydrogenated Polydecene, Isononyl Isononanoate, Camellia Sinensis Seed Oil, Diisostearyl Malate,Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrogenated Polyisobutene, Trimethylsiloxysilicate, Hydrogenated Styrene/Isoprene Copolymer, Dicalcium Phosphate, Synthetic Fluorphlogopite, Disteardimonium Hectorite, Silica, Hydrogenated Lecithin, Tocopheryl Acetate, Tin Oxide, Water, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Propanediol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol., 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Soluble Collagen, Mannose, Fragrance, limonene, Geraniol, Linalool [+/- MAY CONTAIN] Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red Ferric Oxide(CI 77491), Iron Oxide Black Ferrous-Ferric Oxide(CI 77499)
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














