BANILA CO Clean It Zero Cleansing Balm do të shkrijë të gjitha papastërtitë, nga makeup-i i përditshëm, filtrat e SPF-së deri te radikalet e lira, të cilat duke qëndruar në lëkurë e dëmtojnë barrierën mbrojtëse dhe krijojnë plakje të parakohshme. Me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi do të shkrihet lehtësisht dhe do të rrëshqasë mbi fytyrë për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Ky balm ka në formulim ekstrakte të papajës dhe acerolës, përbërës të cilët ndihmojnë heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, dhe njëkohësisht e ushqejnë atë, duke ofruar një lëkurë plot shkëlqim! Nga ana tjetër, ekstrakti i çajit jeshil siguron një pastrim të butë, të thellë dhe sa më efikas. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që balmi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët nga përbërja me ekstrakt trëndafili!

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të papajës, acerolës, cajit jeshil, trëndafil

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Stearate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, PEG-10 Isostearate, Synthetic Wax, 1,2-Hexanediol, Water, Butylene Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Centella Asiatica Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Onsen-Sui, Dipropylene Glycol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Guaiazulene, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid

BANILA CO është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën, e themeluar në vitin 2005. Që nga fillimi, BANILA CO është fokusuar në krijimin e produkteve të cilat i përshtaten nevojave të konsumatorëve për lëkurë të shëndetshme dhe të pastër. Një nga produktet më të njohura të tyre është Clean It Zero Cleansing Balm, një balsam pastrues që ka fituar popullaritet të madh global për efektivitetin dhe formulën e tij unike.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BANILA CO Clean It Zero Cleansing Balm

2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI