-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TIRTIR Hydro Boost Enzyme Powder Wash
TIRTIR Hydro Boost Enzyme Powder Wash
TIRTIR Hydro Boost Enzyme Powder Wash është një larës inovativ në formë pluhuri që, sapo përzihet me ujë, shndërrohet në një shkumë të butë dhe kremoze, e cila pastron thellësisht pa e tharë lëkurën. Formula e tij është e pasur me kompleksin Rice Enziotics, një kombinim unik me ekstrakt orizi, probiotikë, PHA dhe enzima natyrale si papain e bromelain, që ndihmojnë në eksfolimin e butë të qelizave të vdekura, reduktimin e pikave të zeza dhe papastërtive, si dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Përbërës si niacinamide, allantoinë dhe beta-glucan ndihmojnë në hidratim, qetësim dhe forcim të barrierës së lëkurës, duke e lënë lëkurën të butë. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më sensitive, duke e bërë ideal si për përdorim të përditshëm, ashtu edhe për një eksfolim të lehtë disa herë në javë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*75gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleks Rice Enziotics, niacinamide, allantoinë, beta-glucan
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Potassium Myristate, Sodium Cocoyl Glycinate, Mannitol, Papain, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Bromelain, Phaseolus Radiatus Seed Powder, Gluconolactone, Water, Lactococcus Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Lactobacillus Ferment Lysate, Bifida Ferment Filtrate, Bifida Ferment Lysate, 1,2-hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Protease
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
Kremi SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream nga marka më e pëlqyer SKINFOOD është një formulë e avancuar për kujdesin e lëkurës, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave të moshës apo ato të mbetura pas akneve. Ky krem është i pasuruar me ekstrakt qershie të zezë, një përbërës me fuqi të lartë antioksiduese që ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa, retinoli i pranishëm në formulim, zbeh dukshëm vijat e holla dhe rrudhat, duke përmirësuar strukturën e lëkurës për një pamje sa më të freskët dhe të tonifikuar. Për më tepër, kremi përmban Glutathione, një përbërës i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe krijon një tonalitet të njëtrajtshëm e të shëndetshëm të lëkurës. Nga ana tjetër, për një efekt qetësues të menjëhershëm dhe për minimizimin e irritimeve, është shtuar edhe azuleni, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore i cili ndihmon në zbutjen e skuqjes dhe acarimeve të lëkurës. Tekstura e kremit është e butë dhe përthithet shpejt nga lëkura, duke u bërë i përshtashëm për çdo tipologji.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*70ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt qershie të zezë, retinol, Glutathione, azulen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Triethylhexanoin, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Dimethyl Isosorbide, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-6 Behenate, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract(2,500 ppm), Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Adenosine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Bakuchiol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Glutathione, Retinol(0.01 ppm), Sodium Guaiazulene Sulfonate, Disodium EDTA
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Related blog posts
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?
Pse Lëkura Poshtë Syve Plaket më Shpejt? (Dhe si ta ndaloni)
Udhërrëfyesi i Kolagjenit BB LAB. Cilin të zgjidhni sipas nevojës?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

