ATOPALM Cream Massage Oil është vaj hidratues për trupin, i specializuar për lëkurën e foshnjeve, në trajtë kremoze. Ky formulim, i cili ka përdorim shumë të gjerë kohëve të fundit bën të mundur hidratimin e thellë të lëkurës në të gjitha shtresat e saj. Përmbajtja e tij kremi: ATOPALM MLE, bllokon lagështinë në lëkurë, duke shmangur në këtë mënyrë thatësinë dhe sensitivitetin. Nga ana tjetër formulimi me panthenol, bën të mundur zbutjen e lëkurës së irrituar dhe të ashpër. Ndërsa përbërja me vaj natyral të livandos, mundëson relaksim dhe rehatim të lëkurës së foshnjës. Për rezultate sa më të mira dhe efekt maksimal, sugjerohet përdorimi dhe masazhimi i këtij kremi, përpara se fëmija të flejë. Ky krem sugjerohet të përdoret për:
- Foshnjat që kanë vështirësi në përdorimin e vajit të masazhit, për arsye të lëkurës së ndjeshme.
- Foshnjat që kanë nevojë për krem hidratues për lëkurën gjatë dimrit dhe ndryshimeve sezonale.
- Për nënat që duan të rrisin lidhjen me foshnjet e tyre, duke i masazhuar pas një banje.
- Për lëkurë sa më të butë dhe të lagësht.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën e fëmijëve, si: alkool, paraben, silikon, fragrancë artificiale, ngjyrues articial, ethanol, PEG, vajra esencial.

*200ml

Pas larjes, thajeni trupin me peshqir, dhe merrni një sasi të konsiderueshme (pompojeni të paktën 2 herë) në duar dhe masazhojeni butësisht trupin e foshnjës.

Përbërësit "magjik"

MLE, panthenol, ekstrakt livando

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua, Cetyl Ethylhexanoate, Cocoglycerides, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Corylus Avellana (Hazelnut) Seed Oil, Carbomer, Caprylyl Glycol, Arginine, Panthenol, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Myristoyl/Palmitoyloxostearamide/Arachamide Mea, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Sorbitan Stearate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Viola Odorata Leaf Extract, Prunus Amygdalus Amara (Bitter Almond) Kernel Oil, Allantoin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Houttuynia Cordata Extract, Phytosterols, Stearic Acid, Palmitoyl Palmitamide Mea, Biscapryloyloxypalmitamido Isopropanol, N-Decanoyl Serinol, Fucosyllactose, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Leucine, Lysine, Phenylalanine, Threonine, Valine

Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës. 

ATOPALM Cream Massage Oil

2,500 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI