ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop SPF50+ PA++++
ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop SPF50+ PA++++
Keni menduar ndonjëherë të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit me anë të një esence? ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop është e formuluar me 50,000 ppm ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), e gjetur në vargmalet Jiri në Korenë e Jugut. Ekstrakti i kësaj bime njihet në mjeksinë e lashtë aziatike dhe kineze, për vetitë e saj anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale, falë komponentëve të flavonoideve që ajo përmban. Gjithashtu ajo përmban quercitrin, që njihet për mbojtjen e lëkurës nga rrezet UVB. Kjo esencë ka filtra mbrojtës kimik me spektër maksimal SPF50+ PA++++, duke siguruar qetësimin e lëkurës dhe mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit! Nga ana tjetër ajo është e formuluar me niacinamide, që ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe minimizimin e dukjes së poreve, ndërsa adenosine ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës, që i atribuohet ekspozimit ndaj rrezatimit të dëmshëm diellor. Panthenoli dhe glicerina ofrojnë hidratim për gjatë gjithë ditës. Konsistenca e esencës është e lehtë, dhe përthithet menjëherë, duke mos lënë aspak njollë të bardhë apo ndjesinë e ngjitjes, por duke i dhënë shkëlqim natyral lëkurës! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe atë sensitive. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për personat me akne fungale.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Përpara përdorimit tundeni mirë shishen dhe aplikoni disa sprucime në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), filtra mbrojtës SPF 50+ PA++++, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Houttuynia Cordata Extract, Alcohol, Caprylyl Methicone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Phenethyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Polysilicone-15, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Ethylhexyl Triazone, Hexyl Laurate, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Stearate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Aspergillus Ferment, Triticum Aestivum (Wheat) Seed Extract, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, C20-22 Alkyl Phosphate, Panthenol, Decyl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Ethylhexyl Olivate, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Acrylates Copolymer, Polyglyceryl-4 Oleate, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glycerin, Sodium Phytate, Maltodextrin, Lipase, Protease, C20-22 Alcohols, Xanthan Gum
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
SOME BY MI LactoSoy Mild Peeling Bubble Cleanser
SOME BY MI LactoSoy Mild Peeling Bubble Cleanser
Pastrues fytyre ujor në formë maske
Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar LactoSoy të pasur me aminoacide (filtrati i fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus) dhe konjac. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e kompleksit Aqualose™ , nuk lejon dehidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*180ml
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lacto Soy, Aqualose™
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Glycerin, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Methyl Perfluoraisobutyl Ether, Disodium Cocoamphodiacetate, Lauryl Glucoside, Acrylates Copolymer, Sodium Cocoyl Alaninate, Coco-Betaine, Sodium Chloride, Betaine, Potassium Benzoate, Glucomannan, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Tromethamine, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Ethylhexyl Palmitate, Hexylene Glycol, Glucose, Xanthan Gum, Cetyl Ethylhexanoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Propanediol, Polyglyceryl-1 O Oleate, 1,2-Hexanediol, Urea, Saccharide Hydrolysate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Acetate, Cynanchum Atratum Extract, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
NEOGEN DERMALOGY High R Exosome Cream
NEOGEN DERMALOGY High R Exosome Cream
Nëse po filloni të vini re njollat e moshës, rrudha të thella, lëkurë të dehidratuar, me tendencë skuqjeje dhe shpeshherë me shpërthime akneike, e gjithë kjo vjen si pasojë e ndryshimeve strukturore që lidhen me dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e saj. Një produkt që ndihmon me riparimin e lëkurës dhe zgjidhjen e problemeve të saj, është pikërisht NEOGEN Dermalogy High R Exosome Cream. Ky krem përmban exosomes nga Centella Asiatica, që stimulojnë rigjenerimin qelizor dhe qetësojnë irritimet, si dhe resveratrol, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga stresi oksidativ. Formulimi i tij i avancuar përfshin 8 lloje acid hialuronik për hidratim të thellë, peptide SYN‑AKE, SYN‑COLL dhe SYN‑STAR për elasticitet dhe reduktim të rrudhave, si dhe niacinamide për një ton të njëtrajtshëm dhe zbehjen e njollave të errëta. Për më tepër, Panthenoli dhe sodium PCA ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, duke e lënë atë të butë, të shndritshme dhe të rigjeneruar, pa ndjesi yndyrore. Tekstura e lehtë dhe jo‑ngjitëse përthithet shpejt, duke e bërë këtë krem ideal për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, alkool, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe steroid.
*40ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, SYN‑AKE, SYN‑COLL, SYN‑STAR, Panthenol, sodium PCA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, C13-16 Isoalkane, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Olivate, Heptyl Undecylenate, Sorbitan Olivate, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Adenosine, Tromethamine, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Sodium PCA, Sodium Lactate, Maltodextrin, Ascorbic Acid, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Ferulic Acid, Palmitoyl Isoleucine, Arginine, Aspartic Acid, PCA, Hydrogenated Lecithin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-10 Laurate, Calcium Pantothenate, Glycine, Alanine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Lecithin, Panthenol, Polysorbate 20, Palmitic Acid, Serine, Valine, Resveratrol, Caprylyl Glycol, Isoleucine, Threonine, Proline, Gardenia Florida Fruit Extract, Sodium Polyphosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Phenylalanine, Histidine, Sodium Ascorbate, Palmitoyl Tripeptide-5, Glucose, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Tricalcium Phosphate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Silica, Copper Tripeptide-1, Chondrus Crispus Extract, Biotin, Pyridoxine, Folic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Cyanocobalamin, Tocopherol, Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Riboflavin, Thiamine HCl, Palmitoyl Tripeptide-1, Linoleic Acid, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Beta-Carotene, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hyaluronic Acid, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

