Për këdo që ka problem me zbokthin, yndyrën e tepërt dhe kruarje të skalpit AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me tonikun: AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic, pjesë e linjës Tea Tree Purifying. Kjo linjë ka formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore. Toniku përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, dhe një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstraktet nga gjethet e mentes dhe borzilokut, ofrojnë një ndjesi freskie, ndërsa qetësimin e skalpit e mundësojnë ekstraktet nga rozmarina dhe livando. Për të përfituar efektet maksimale të tonikut, sugjerohet të përdoret në kombinim me shampoo-n e linjës, AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale. 

*100ml

Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), ekstrakt nga gjethja e mentes dhe borzilokut, ekstrakt nga rozmarina dhe livando

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol, Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Lavandula Angustifolia Extract, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Mentha Haplocalix Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Aqua, Mentha Piperita Oil, Menthol, *Melaleuca Alternifolia lLeaf Oil, Rosmarinus Officinalis Leaf Oil, Limonene Linalool, Eugenol Naturally found in essential oils 

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

1,200 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI