Ashtu si lëkura e trupit ka nevojë për eksfolim dhe heqje të qelizave të vdekura, ashtu edhe papastërtitë, që grumbullohen në skalpin e kokës, nuk mund të largohen vetëm nga larja dhe pastrimi i skalpit me shampoo. AROMATICA Rosemary Scalp Scrub është pjesë e linjës së flokëve me rozmarinë nga marka AROMATICA! Ky scrub është i formuluar me kripë me prejardhje nga Deti i Vdekur në Izrael; BHA e tretshme në vaj, dhe përbërës të tjerë natyralë të verifikuar nga EWG. Gjithashtu përmban mbi 30 lloje mineralesh, si: kalcium, magnez dhe brom. Falë këtij produkti do të arrini të largoni qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë e grumbulluara në të. Nga ana tjetër përbërësit aktivë të rozmarinës, borzilokut dhe rigonit do të forcojnë rrënjën e flokëve me probiotikë dhe kafeinë, duke i bërë ato më të shëndetshëm dhe më të fortë! Gjatë aplikimit do të ndjeni një relaksim falë aromaterapisë të vajrave esencial të rozmarinës, drurit të kedrit, selvi, pishës!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irriutes për skalpin, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*165gr

Përdoreni 1-2 herë në javë në vend të shampoo-s ose përpara saj. Vendosni një sasi të moderuar në skalpin e kokës së lagur. Shtoni pak ujë në mënyrë që krijohet pak shkumë, masazhojeni me kujdes derisa të shkrihet kripa e detit, dhe më pas shpëlajeni mirë mëe ujë të bollshëm.

Përbërësit “magjik”

kripë nga Deti i Vdekur, rozmarinë, borzilok, rigon, xhinxherfil, probiotikë, kafeinë, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

97.5% përbërës natyralë

Sodium Chloride, Sea Salt, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Aqua, Pinus Densiflora Leaf Extract, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Butylene Glycol, Glycerin, Coco-betaine, Lauryl Betaine, Xanthan Gum, 'Rosmarnus Oficinalis Leaf Oil, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Menthol, 'Styrax Benzoin Gum, *Limonene, *Citrus Aurantium Dulcis Peel Oi, Eclipta Prostrata Extract, *Pelargonium Graveolens Oil, Disodium EDTA, Ocimum Basilicum Exctract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Zingiber Officinale Root Extract, *Citronellol, Chamomilla Recutita Flower Extract, Verbena Officinalis Extract, *Mentha Virdis Leaf Oil, Geraniol, *Linalool, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Rosemary Scalp Scrub

2,000 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI