Zbuloni fuqinë e rigjenerimit të lëkurës me ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum. I formuluar me 0.3% retinol, ky serum ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me 5% niacinamide i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Ndërsa kompleksi i fuqishëm me nëntë peptide, si Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester (relakson muskujt mimikë) apo Copper Tripeptide-1 (stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës), redukton rrudhat dhe rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të rigjallëruar. Gjithashtu, formulimi i këtij serumi është i pasuruar me gjashtë lloje keramide, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruajnë hidratimin optimal duke parandaluar tharjen apo irritimin në lëkurë. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që dëshirojnë të nisni njëpërqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të retinolit. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum

3,100 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI