-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA Peach 70% Niacin Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
ANUA Peach 70% Niacin Serum është padyshim një nga serumet më të dashura dhe më të kërkuara nga të gjitha produktet e kësaj marke, duke u bërë viral dhe duke fituar vlerësime të shkëlqyera për efektet e tij të jashtëzakonshme. Formulimi unik me 70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica) i cili është një përbërës i pasur me vitamina dhe antioksidant ndihmon lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore. Ky serum përmban gjithashtu 5% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, që ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke reduktuar ndjeshëm pamjen e poreve dhe hiperpigmentimin post-akne. I pasuruar me kompleksin inovativ Peach Yogurt (ekstrakt lulesh pjeshke dhe betainë salicilate) i kombinuar në harmoni me vitaminën B12 dhe acid hialuronik, ky serum do të ushqyejë dhe hidratojë intensivisht lëkurën. Jemi të sigurtë që formula e tij e përqendruar dhe efektive do të transformojë lëkurën, duke e bërë më të pastër, më të butë dhe me një shkëlqim të natyrshëm që reflekton shëndet dhe vitalitet. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë të thatë.
*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
*13.57% Njëtrajtësim tonalitetit
*22.46% Reduktim i prodhimit të melaninës
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), 5% niacinamide, Peach Yogurt, vitaminë B12, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, Water, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Sodium Hyaluronate, Sphingomonas Ferment Extract, Alpha-Arbutin, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Polyglutamic Acid, Linoleic Acid, Linolenic Acid, Polyglyceryl-10 Oleate, Sucrose Palmitate, Cyanocobalamin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Lactobionic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE