ANUA Airy Sun Cream  SPF 50+ PA++++,  është një krem inovativ me formulim të lehtë dhe freskues, i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVB dhe UVA falë përmbajtjes me filtra fizikë si oksidi i zinkut. I pasur me përbërës qetësues si: ekstrakt Centella Asiatica, ndihmon në shpejtimin e shërimit dhe zvogëlon irritimin, ekstraktbHouttuynia Cordata, ofron veprime anti-inflamatore, ekstrakt të Pemës së Çajit dhe ekstrakt Artemisia Capillaris, qetësim të menjëhershëm ky krem kthehet shpëtimtar për lëkurën sensitive. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për ato shumë të yndyrshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt Houttuynia Cordata, ekstrakt të Pemës së Çajit, ekstraktin Artemisia Capillaris 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Zinc Oxide, Cyclohexasiloxane, Butyloctyl Salicylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Isododecane, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Methicone, Dicaprylyl Carbonate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Polymethylsilsesquioxane, Centella Asiatica Extract, Artemisia Capillaris Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Sodium Hyaluronate, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-hexanediol, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Lauryl Polyglyceryl-3 PolydimethyIsiloxyethyl Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Acrylates/dimethiconeCopolymer, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.



ANUA Airy Sun Cream SPF 50+ PA++++

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI