NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream
NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream
Me shumë mundësi BESTSELLER i radhës i markës NEOGEN është pikërisht kremi: NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Cream. Formula e tij speciale përmban 3 përbërës kryesor: CICA (ekstrakt nga bima centella asiatica), sekrecion i filtruar kërmilli dhe niacinamide. Këta përbërës bashkëveprojnë sëbashku për ta mbajtur lëkurën të mbrojtur, të hidratuar dhe me një ton të njëtrajtshëm pavarësisht motit apo stinës. Përmban 88% koncrentrat sekrecioni kërmilli për t'ia shtuar hidratimin intensiv, veti shëruese dhe qetësuese për një lëkurë të dëmtuar. Ndërsa përmbajtja me AC-Cica Pure Complex, që përmban ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside të cilët qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën me tendence akneike. Nga ana tjetër boronica e kuqe, 10 lloje të ndryshme frutash pylli, shega dhe acidi hialuronik ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së lodhur duke nxitur elasticitetin e saj. E së fundmi, formulimi me 2% niacinamide ndihmon për të rregulluar prodhimin e melaninës dhe zbardhjes së hiperpigmentimit në lëkurë. Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: NEOGEN Dermalogy Cica Repair Snail Essence. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë sensitive.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
88% sekrecion të filtruar kërmilli, AC-Cica Pure Complex (ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside), acid hialuronik, boronicë e kuqe
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate(88%), Dimethicone, Niacinamide, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol,Stearyl Alcohol, Artemisia Capillaris Extract, Glyceryl Stearate, Carbomer, Tromethamine, Polyacrylate-13, Palmitic Acid, Stearic Acid, Ethylhexylglycerin,Sodium Hyaluronate, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Hedera Helix (Ivy) Leaf/StemExtract, Adenosine, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Polysorbate 20,Sorbitan Isostearate, Water, Butyl Avocadate, Centella Asiatica Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Glycerin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid,1,2-Hexanediol, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract,Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Epilobium Fleischeri Extract, Citric Acid, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract,Propyl Gallate, Madecassoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Green Tea Moist PHA Gauze Peeling
NEOGEN DERMALOGY Green Tea Moist PHA Gauze Peeling
NEOGEN DERMALOGY Green Tea Moist PHA Gauze Peeling është formulimi i ri dhe i përmirësuar i Bio Peel Gauze Peeling Green Tea. Është një eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik. Përmban 30 tamponë të njomur në eksfoliues PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Gjithashtu shtresat janë të njomura me acid hialuronik si dhe ekstrakt nga gjethja e pemës së Çajit Jeshil. Ky eksfoliues largon qelizat e vdekura, qetëson dhe hidraton lëkurën. Përbërësi kyç i këtij eksfoliuesi është Çaji Jeshil një antioksidant i fuqishëm që parandalon plakjen e parakohshme, dhe është një anti-inflamator që qetëson irritimin e lëkurës. Nga ana tjetër ekstrati i bimës Aloe Vera dhe agjentë të tjerë hidratues, mbajnë nivelin e lagështisë në lëkurë duke përshpejtuar procesin e shërimit. Një përmirësim tjeter qe ka ky version i ri është se pas aplikimit të tij nuk nevojitet ta shpëlani fytyrën me ujë!
*30 tamponë/190ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
çaji jeshil, ekstrat nga bima aloe vera.
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Camellia Sinensis Leaf Water (9,800ppm), Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Camellia Sinensis Leaf Extract (1,000ppm), Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Gardenia Florida Fruit Extract, Glycerin, Maltodextrin, Caprylic/Capric Triglycerides, Xylitol, Guaiazulene, Moringa Oleifera Seed Oil, Tartaric Acid, Cannabis Sativa Seed Oil, Capryloyl Salicylic Acid, Lactic Acid, Lactobacillus Ferment Lysate, Glycolic Acid, Ilex Paraguariensis Leaf Extract, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Aloe Barbadensis Leaf Polysaccharides, Xylitylglucoside, Propanediol, Anhydroxylitol, Isopentyldiol, Honey Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Ceramide NP, Glucose, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Catechins (0.285ppm), Phospholipids, Azadirachta Indica Leaf Extract, Gluconic Acid, Xanthan Gum, Artemisia Annua Extract, Aloe Vera Leaf Extract, Chamomile Flower Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Tocopheryl Acetate, Calendula Officinalis Flower Extract, Hydrolyzed Swiftlet Nest Extract, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Sodium Hyaluronate, Arginine, Hyaluronic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower Extract, Chondrus Crispus Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Phytosterols, Bifida Ferment Lysate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Streptococcus Thermophilus Ferment, Dextrin, Calcium Carbonate, Hydroxypropylmethyl Cellulose.
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser
CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser
Larësi i butë dhe efektiv CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser, është formulimi ideal për kujdesin e lëkurës që kërkon qetësim dhe pastrim të thellë të poreve. Ashtu si çdo produkt i markës CENTELLIAN24+, edhe ky larës përmban kompleksin TECA™ (ekstrakt Centella Asiatica) dhe ekstrakt të bimës heartleaf. Një kombinim i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar, mban në kontroll sebumin e tepërt, lëmon teksturën e saj, dhe e lë gjithmonë të hidratuar. Me një teksturë të lehtë xheli, ky ndihmon gjithashtu në pastrimin e poreve, duke larguar sebumin dhe papastërtitë që me përdorimin e parë. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™ (ekstrakt Centella Asiatica), ekstrakt të bimës heartleaf
Lista e plotë e përbërësve
purified water, lauryl hydrochlorophylline, potassium uraurate, potassium miriste, bottle grass extract, budleya extract, time flower/leaf extract, cabbage extract, broccoli extract, lily extract, wheat sprout extract, rapeseed extract, radish seed extract, glycerin, 1,2-sandiol, ceteares 20, butylene glycol, hydroxyacetophenon, hydrogenated lecithin, ethylhexylglycerin, Asiatic acid, Madeca acid (4 ppm), Asiatic acid, flavouring
Marka
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel është një xhel i lehtë dhe i përqendruar për trajtimin e akneve dhe reduktimin e shenjave post-akne. Falë kompleksit Teca™, të pasuruar me ekstrakt Centella Asiatica, ky xhel qetëson menjëherë irritimet, redukton inflamacionin dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Përbërja e tij përfshin gjithashtu Houttuynia Cordata, një ekstrakt natyral me veti antibakteriale dhe antioksiduese, i cili pastron poret në thellësi, balancon sebumin dhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm. Tekstura e tij e lehtë xhelatinoze përthithet menjëherë, duke ndihmuar në eliminimin e sebumit dhe papastërtive që nga përdorimi i parë. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, me tendencë akneike, të irrituar dhe të skuqur, si edhe për ata që vuajnë nga rosacea.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.
*15gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca™, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
purified water, butylene gla name, 1,2-dissed dipropylene glycol, ethanol, ethoxydiglycol, propanediol, chlorella bulgaris extract, sodium hyaluronate, bottle grass extract, budulea extract, time flower/leaf extract, cabbage extract, broccoli extract, claw extract, wheat bud extract, rapeseed extract, radish extract, sodium polyacrylyl dimethyl taurate, betaine, panthenol, pentylene glycol, glycerine, ammonium acrylylyl diaute
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream përfaqëson një qasje të re në trajtimin e lëkurës me tendencë akneike, duke u fokusuar jo vetëm në sipërfaqe, por në eliminimin e rrënjës së problemit brenda poreve. Ky krem bazohet në teknologjinë CICA REEDLE™, e cila përbëhet nga mikrogjilpëra me pastërti 99% të nxjerra nga silika detare, të cilat janë veshur me ekstrakt të Centella Asiatica. Ky proces siguron që, ndërsa mikrogjilpërat shpojnë butësisht lëkurën për të krijuar rrugët e depërtimit, ato njëkohësisht fillojnë procesin e qetësimit. Përbërësi kryesor aktiv, Ekstrakti i Hudhrës (Allisacin), i nënshtrohet një procesi fermentimi dhe distilimi që eliminon aromën karakteristike, por rrit përqendrimin e squfurit organik dhe antioksidantëve, të cilët janë fatalë për bakteret C.acnes dhe ndihmojnë në tharjen e shpejtë të inflamacioneve. Formula balancon në mënyrë perfekte hidratimin me kontrollin e yndyrës. Zinku PCA eliminon shkëlqimin e tepërt dhe mbron poret nga bllokimi, ndërsa Niacinamidet (Vitamina B3) punojnë paralelisht për të zbehur shenjat pas-akne (hiperpigmentimin) dhe për të përmirësuar barrierën mbrojtëse. Ndryshe nga kremrat e tjerë që mund ta thajnë lëkurën, ky xhel-krem përdor një kompleks me 3 lloje të Acidit Hialuronik për të siguruar që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe elastike. Ky produkt është ideal për ata që vuajnë nga aknet e rritura, tekstura e pabarabartë dhe poret e zgjeruara, duke ofruar një eksfoliim fizik dhe kimik të butë në nivel qelizor që rezulton në një fytyrë më të lëmuar, më pak të skuqur dhe plotësisht të rigjallëruar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, ekstrakt të Hudhrës (Allisacin), Zink PCA, Niacinamide, 3 lloje të Acidit Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dicaprylyl Ether, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Dicaprylyl Carbonate, Hydrogenated Polydecene, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Vinyl Dimethicone, Panthenol, Saccharomyces Ferment, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Caprylyl Methicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dimethiconol, Biosaccharide Gum-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Lauroyl Lysine, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Hydroxypropyl Guar, Disodium Edta, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Thiamine Hcl, Fructan, Corallina Officinalis Extract, Citric Acid, Salicylic Acid, Betaine Salicylate, Gluconolactone, Pantothenic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Silica, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Hydroxyacetophenone
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

