-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA Zero-Cast Moisturizing Finish Sunscreen SPF 50
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Nëse ka një gjë që marka ANUA di të bëjë më së miri, është të krijojë produkte best-seller që bëhen viral menjëherë dhe nuk kishte si të ishte ndryshe edhe me ANUA Zero-Cast Moisturizing Finish Sunscreen SPF 50, një krem mbrojtës që s’duhej të mungonte kurrësesi në koleksionin e KORAL SECRETS. Një krem modern, i formuluar me teknologjinë më të avancuar të filtrave kimikë dhe me një teksturë jashtëzakonisht të lehtë, që e bën përdorimin e tij një kënaqësi të përditshme. I krijuar për ata që kërkojnë një SPF me fuqi të lartë mbrojtëse, por pa kast të bardhë dhe pa atë ndjesinë e rëndë, ky krem shkrihet menjëherë në lëkurë, përthithet pa mundim dhe lë pas një përfundim moisturizing, të butë dhe me një shkëlqim natyral pa pikë yndyre të tepruar. Po fromulimi i tij? Formula e tij është e pasur me glicerinë dhe sodium hyaluronate, dy përbërës të fuqishëm hidratues që tërheqin ujë në thellësi të lëkurës dhe e mbajnë atë të ushqyer përgjatë gjithë ditës. Testimet e markës tregojnë se hidratimi mund të zgjasë deri në 72 orë, duke e bërë perfekt për lëkurë normale, të thatë ose të dehidratuar. Për më tepër, kombinimi i panthenol dhe niacinamide sjell qetësim, ul skuqjen, forcon barrierën e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e sebumit, pa shkaktuar irritim. A nuk është i mrekullueshëm?
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
glicerinë, sodium hyaluronate, panthenol, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Avobenzone, Homosalate, Octisalate, Octocrylene, Water (Aqua), Butyloctyl Salicylate, Glycerin, Dimethicone, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, VP/Eicosene Copolymer, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Sodium Stearoyl Glutamate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydroxyacetophenone, Phenoxyethanol, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













