FRUDIA My Orchard Quince Body Essence është një esencë në trajtë kremoze shumë të lehtë për trupin, e cila ofron hidratim të thellë, qetësim dhe furnizim të lëkurës plot me vitamina. Kjo esencë në formulimin e saj ka ekstrakt të frutit të ftoit dhe të mjaltit. Kombinimi i këtyre 2 përbërësve bën të mundur qetësimin e lëkurës ndaj çdo lloj irritimi, hidratimn e thellë dhe rritjen e elasticitetit të kësaj të fundit. Gjithashtu kombinimi i frutit të ftoit dhe mjaltit ofron freski të menjëhershme në lëkurë. Konsistenca e kësaj esence përthithet menjëherë në trupin tuaj pa krijuar aspak ndjesi ngjitjeje ose bezdisjeje. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i kësaj esence me larësin e linjës: FRUDIA My Orchard Quince Body Wash.
*200ml
Pasi të keni bërë dush ose sa herë që e ndjeni lëkurën të thatë, aplikoni një sasi të përshtatshme në trupin tuaj me një lëvizje të butë masazhi.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutit të ftoit, ekstrakt mjalti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ammonium Lauryl Sulfate, Ammonium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Chloride, Styrene/VP Copolymer, Menthol, Cetyl Alcohol, Trihydroxystearin, Aloe Barbadensis Leaf Water, Sodium Sulfate, Laureth-3, Citrus Unshiu Peel Extract, Citric Acid, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Saccharum Officinarum (SugarCane) Extract, Honey Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Mentha Arvensis Leaf Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Hyaluronic Acid, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Fragrance, Linalool, Butylphenyl Methylpropional
FRUDIA është bashkimi i emrit "frutit" dhe "dia", një fjalë greke që do të thotë "nga", e cila pasqyron përdorimin e të gjitha ekstrakteve të frutave nga marka koreane, për formulimet e saj shumë të veçanta te produktet. Marka përdor teknologjinë e patentuar R VITA W™, një teknologji fermentimi me një temperaturë të ulët e cila ruan lëndët ushqyese, vitaminat apo farat nga lëvozhgat e ndryshme të frutave. Të gjitha produktet e FRUDIA janë 100% të prodhuara në Kore.