FRUDIA My Orchard Peach Body Wash është një larës trupi i cili ofron qetësim të menjëhershëm të lëkurës, dhe e furnizon këtë të fundit plot me vitamina dhe lagështi. Aroma e frutit të pjeshkës shumë delikate qëndron butësisht në trupin tuaj. Përveç ekstraktit të frutit të pjeshkës, ky larës trupi është i formuluar edhe me ekstrakt të mjaltit. Të dy këta përbërës qetësojnë lëkurën ndaj çdo lloj irritimi dhe rrisin elasticitetin e kësaj të fundit. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i këtij larësi me esencën e linjës: FRUDIA My Orchard Peach Body Essence. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurave. 

*350ml

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit të pjeshkës, ekstrakt mjalti

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Laureth Sulfate, Sorbitol, Glycerin, Ammonium Lauryl Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Sodium Chloride, Sodium Cocoyl Alaninate, Citric Acid, Sodium Lauroyl Oat Amino Acids, Sodium Citrate, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Panthenol, Allantoin, Alcohol, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Polyquaternium-7, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Saccharum Officinarum (SugarCane) Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Honey Extract, Ethylhexylglycerin, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Phenoxyethanol, Fragrance, Limonene, Linalool

FRUDIA është bashkimi i emrit "frutit" dhe "dia", një fjalë greke që do të thotë "nga", e cila pasqyron përdorimin e të gjitha ekstrakteve të frutave nga marka koreane, për formulimet e saj shumë të veçanta te produktet. Marka përdor teknologjinë e patentuar R VITA W™, një teknologji fermentimi me një temperaturë të ulët e cila ruan lëndët ushqyese, vitaminat apo farat nga lëvozhgat e ndryshme të frutave. Të gjitha produktet e FRUDIA janë 100% të prodhuara në Kore.

 

FRUDIA My Orchard Peach Body Wash

900 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI