BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion është një krem hidratues për trupin, i formuluar me gjalpë shea, vaj kokosi dhe vaj jojoba. Gjalpi shea përdoret shpesh në produkte të ndryshme të kujdesit të lëkurës, pasi është një zbutës i shkëlqyer dhe një agjent i fuqishëm hidratues. Eksperimentet gjithashtu kanë treguar se gjalpi shea, ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Vaji i kokosit përveç hidratimit që i ofron lëkurës, e mbron atë nga rrezet ultraviolet të diellit UV, të cilat janë shkaku kryesor në plakjen e lëkurës dhe krijimit të njollave kafe. Sipas një studimi vaji i kokosit bllokon rreth 20% të rrezeve UV të diellit. Pasi të jeni lyer me të do ta ndjeni lëkurën të butë, të hidratuar dhe pa ndjesinë e ngjitjes, siç zakonisht ndodh me kremrat e trupit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*250ml
Vendosni një sasi të moderuar në lëkurë, dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet nga lëkura.
Përbërësit “magjik”
gjalpë shea, vaj kokosi, vaj jojoba
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (10%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil (2%), Cetearyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Tocopherol, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).