-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Oil
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 20 dhe Prill 21.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Dëshironi të çlironi tensionin dhe stresin e jetës së përditshme? Produktet e linjës serene therapy nga marka AROMATICA, ndihmojnë për të qetësuar mendjen dhe trupin. AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Oil përmban vaj esencial nga livando, që ka efekt qetësues në gjendjen e humorit dhe gjithashtu riaktivizon energjinë e një trupi shumë të lodhur! Nga ana tjetër vaji marjoram çliron emocionet negative dhe forcon imunitetin. Ky vaj përmban gjithashtu jojoba që në mënyrë ekstreme i ngjason sebumit natyral të lëkurës së njeriut, me përmbajtje vitaminë A, D dhe E, për t'a lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar. 6 vajra të tjerë me prejardhje bimore, si: ulliri, bajame, farat e lulediellit etj., i japin lëkurës ushqim dhe tonifikojnë trupin. E sugjerojmë të përdoret në kombinim me larësin e trupit të po kësaj linje: AROMATICA Serene Body Wash Lavander & Marjoram! Për qetësimin e mendjes dhe trupit, dhe gjithashtu për t'i ofruar lëkurës një shkëlqim mbresëlënës!
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.
*100ml
Aplikojeni butësisht në lëkurë të njomë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart. Kështu, stimulohet drenimi limfatik, që pastron trupin nga toksinat.
Përbërësit "magjik"
vaji lavandula angustifolia, vaji nga gjethja e origanum marjorana, vaji nga farat e simmondisa chinnesis
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus annuus seed oil, Prunus amygdalus dulcis oil, Olea europaea fruit oil, Limnanthes alba seed oil, Simmondsia chinensis seed oil, Olea europaea husk oil, *Lavandula angustifolia oil, Linalool, *Lavandula hybrida oil, Olus oil, Citrus aurantium bergamia fruit oil, *Limonene, *Styrax benzoin gum, *Canarium luzonicum gum oil, Tocopherol, Oenothera biennis oil, *Origanum majorana leaf oil, *Geraniol, *Benzyl benzoate, *Benzyl alcohol, *Coumarin, *Citral*Naturally found in essential oils
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
Shpërndani

AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Oil
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE