ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream

2,500.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.

Përshkrimi

Kremi ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream është ai lloj hidratuesi që i rikthen lëkurës jetë, hidratimin dhe një shkëlqim  “glass skin” që bie në sy që në aplikimin e parë. I formuluar me PDRN salmoni,  ky krem funksionon në thellësi për të ndihmuar rigjenerimin e qelizave dhe për të rikthyer vitalitetin e humbur të lëkurës, ndërsa 10 lloj acid hialuroniku krijojnë një shtresë intensive hidratimi që i lë lëkurës një efekt “plump”. Kolagjeni i hidrolizuar dhe niacinamide bashkëveprojnë në harmoni së bashku për të ndihmuar në rregullimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë një pamje më të lëmuar, ndërsa ekstraktet e Centella Asiatica (madecassoside & asiaticoside) qetësojnë menjëherë çdo irritim, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky kombinim i përbërësve krijon një ekuilibër midis hidratimit të thellë dhe rigjenerimit, duke e bërë lëkurën më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e kremit shkrin butë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse ose të rëndë, duke e bërë perfekt për çdo tipologji lëkure.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj. 

*60ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish

Përbrësit

Përbërësi "magjik"

PDRN, Centella Asiatica, kolagjeni i hidrolizuar, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Squalane, Glycerin, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium DNA, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, PCA Dimethicone, Butylene Glycol, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Diglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Phytate, Aminomethyl Propanediol, PVM/MA Copolymer, Madecassoside, C12-13 Alketh-9, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Asiaticoside, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Behenyl Alcohol, C14-22 Alcohols, Carbomer

Marka

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.




 

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,700.00 ALL