ABIB Sedum Hyaluron Pad Hydrating Touch, janë tamponë pambuku të formuluar me përbërësin e patentuar të vetë markës ABIB Sedum Hyaluron™, e cila në përmbajtje ka ekstraktin e bimës Sedum Sarmentosum e rritur në ishullin e famshëm Korean Jeju. Kjo bimë është shumë e fortë, pasi arrin të mbijetojë edhe zonave më të thata duke mos u tharë, dhe madje rritet në gur. Ndaj ky tamponë në trajtë shumë të butë do t'ju ofrojnë hidratim në çdo shtresë të lëkurës. Nga ana tjetër, esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, të cilët kanë masë molekulare të vogël, duke arritur të depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, për të mundësuar hidratim të thellë. Ndërsa, përmbajtja me PHA dhe acid succinic, do të pastrojnë butësisht lëkurën për të ofruar një pamje më të lëmuar dhe më të pastër.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*75 tamponë pambuku
*165ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

Sedum Hyaluron™️, 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, PHA, acid succinic

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Sedum Sarmentosum Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Sodium Hyaluronate, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Betaine, Trehalose, Sodium Citrate, Allantoin, Succinic Acid, Glyceryl Glucoside, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Gluconolactone, Butylene Glycol, Hydroxyethylcellulose, Pentylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Glucose, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Sorbitol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Dipotassium Phosphate, Acetyl Glutamine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Cellulose Gum, Caffeine, Disodium EDTA, Xanthan Gum

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Sedum Hyaluron Pad Hydrating Touch

2,400 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI