Një nga kremrat për kujdesin e zonës rreth syve me teknologjinë më inovative dhe me përbërjen më impresionuese është: A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face tashmë pjesë e koleksionit KORAL SECRETS! Ky krem është një nga kremrat BESTSELLER në Kore të Jugut dhe përgjithësisht në Azi, dhe ka përdoruesit e saj më besnikë! E veçanta e këtij produkti është që përbërja e tij riformulohet çdo vit për të pasur inovacionin më të fundit të kozmetikës, dhe tashmë në treg është versioni "Ten Revolution" i prodhuar në vitin 2022. Por, çfarë e bën të veçantë formulën e tij? Ky krem përmban elastinë, e cila i ngjason mikrobiomës së një njeriu në moshën 20 vjeçare. Nëse kjo nuk ju impresionon mjaftueshëm, ky krem përmban 1391 proteina për rigjenerim total të lëkurës. Ndërsa përbërësit që i adresohen rrathëve të zinj janë: niacinamidet, ekstrakti nga bima e orizit dhe peptide të ndryshme. Këto të fundit së bashku me kolagjenin e hidrolizuar, përbërës të fermentuar, betaine, adenosine, squalene i adresohen shenjave të moshës dhe parandalimit të formimit të linjave të mimikës dhe rrudhave më të thella. Nga ana tjetër ekstrakti nga bima e fikut, centella asiatica, dhe aloe vera ofrojnë efekt qetësues, ndërsa panthenoli dhe acidi hialuronik sigurojnë hidratim të thellë zonës delikate rreth syve. Konsistenca e këtij kremi është shumë e pasur dhe në trajtë shumë luksoze, por pa krijuar ndjesinë e ngjitjes. Në fund lë një ndjesi shumë të butë freskuese. Ky krem duke qenë se ka konsistencë të plotë për efekt shumë hidratues, prandaj përshtatet më së miri me tipologjinë e lëkurës së thatë. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale dhe në qafë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë dhe ngjyrues artificial.

*30ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve, pikat nazolabiale, qafë dhe dekolte.

Përbërësit "magjik"

1391 proteina, kolagjen i hidrolizuar, peptide, panthenol, acid hialuronik, centella asiatica, adenosine.

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen Extract, Glycerin, Dipropylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, Hydrogenated Polydecene, Cyclohexasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicapryl Lyl carbonate, purified water, niacinamide, caprylic/capric/succinic triglyceride, cetearyl alcohol, 1,2-hexanediol, glyceryl stearate SE, pentaerythrityl stearate/caprate /Caprylate/Adipate, cetyl alcohol, shea butter, betaine, hwangbyeok bark extract, green tea extract, wolfberry leaf extract, centella asiatica extract, fig extract, yam root extract, rice extract, aloe vera leaf extract, collagen Extract, Pseudoalteromonas Fermentation Extract, Oleracea Acmela Extract, Cotton Seed Extract, Tomato Extract, Avocado Fruit Extract, Maca Root Extract, Pseudomonas Extract, Ceylon Cinaon Bark Extract, Bacillus/Tolic Acid Fermentation Filtrate Extract, Seed dafferdil extract, alba water lily flower extract, wheat peptide, lima bean seed extract, hydrogenated lecithin, coconut palm oil, macadamia seed oil, sodium hyaluronate, water soluble collagen, green tea water, rice germ oil, jojoba seed oil, Polyglyceryl 10 ml State, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Methyl Propanediol, Polyglyceryl 10 Laurate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Concrosspolymer, Polyacrylate-13, Sodium Stearo Ilglutamate, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Stearate, Vinyl Dimethicone, Butylene Glycol, Candida Bombirra/Glucose/Methyl Rape Seedate Fermented Product Hydrogenated Polyisobu Allantoin, Glycosyltrehal Roose, Panthenol Hydrogenated Starch Hydrate, Xanthan Gum, Adenosine, Raffinose, Molecular Sterol, Methyltexyl Palmitate, Diso DTA, Micrococcus Ferment Lysate Tanisostearate, Lecithin, Pro-Imul, Ceramide NP, Polyquater-51 Laurate, Inulin Lautyl Carbamate Lauric Acid, Cynocobalamin, Trometha Potassium Cetyl Phosphate, Human Stem Cell Culture (10ppm), Hydrolyzed Collagen, Collagen Transfer, Tocopheryl Acetate, Biosaccharide Gum-1, Xylityl Glucoside Skids) Saccharomyces Fermentation Filtrate, Hydroza Lithium, Xylitol, Cocomyl Hydrolyzed Collagen, Pentaerythrityl Tetralysose Tearate, Glycolipid, Sorbitan Laurate, Glucose, Sodium Palmitoylproline, Capryloyl Glycine, Potassium Cocoyl Hydrolyzed Collagen, maltodextrin, hexylene glycol, squalane, ascorbylpropyl hyaluronate, hydroxymethylcellulose, hydrolyzed drupin protein, collagen, ethyl ascorbyl edelfire color culture filtrate, Tetrahydropiperine, Ascorbic Adpolypeptide, Clajin Amino Acid, Manny, Lactic Acid, Sarcosine, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Saccharide Hydrolysate, Hydrolyzed Vegetable Protein Cetyl Hydroxyethyl Cellulose, diti dediamino butyroyl benzylamide diacetate, putin, silica dimethylsilyl lylate, lactobacillus fermentation product, dimethyl silane hyaluronate, hydride

A.H.C është marka e parë koreane e kujdesit të lëkurës, që prej krijimit të saj në vitin 1999, nga disa qendrat estetike dhe klinika dermatologjike në Seul. Ndërsa tani është një nga markat premium dhe më prestigjoze në Industrinë e Bukurisë: K-Beauty. Një nga përbërësit kryesor të cilin lehtësisht e gjejmë në produktet e markës A.H.C është acidi hialuronik i trefishtë, me peshë të ulët molekulare për të ofruar hidratim të thellë dhe ndihmon në reduktimin e shfaqjes së linjave të holla. Produkti më i shitur i markës A.H.C është kremi për zonën rreth syve Youth Lasting Real Eye Cream For Face, i cili shitet çdo 3 sekonda në Korenë e Jugut! Femrat koreane betohen se përdorimi i këtij kremi i bën ato të duken më të reja. 

A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face

2,000 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI