SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

Pas suksesit në Korenë e Jugut, dhe më pas globalisht, të tonerit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner, duke u shitur në çdo 3 sekonda, marka ka prodhuar serumin e kësaj linje: SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum. Serumi ka 2 variante, ku në koleksionin tonë kemi zgjedhur variantin SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light. Ky serum ka një formulim të lehtë, duke ju adresuar lëkurës së yndyrshme, yndyrshme-dehidratuar, dhe me tendencë akneike. Përbërja e tij do të qetësojë irritimet e lëkurës, do të shpërbëjë sebumin dhe qelizat e vdekura, do të zbehë hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re. Përmbajtja e tij e veçantë, konsiston në përbërës, si: 73% ekstrakt të pemës së çajit, me veti antibakteriale, anti-mykotike dhe anti-inflamatore; Truecica (centella asiatica), që njihet për efektet e saj qetësuese ndaj çdo irritimi dhe skuqjeje të lëkurës; 2% niacinamide, një përbërës shumë i njohur për vetitë e tij kundër njollave në lëkurë, dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobioniok (PHA), janë acidet më të njohura për eksfolimin e lëkurës, sebumit dhe heqjen e çdo papastërtie mbi lëkurë. Dhe së fundmi, ekstrakt mugwort, një bimë e gjelbër, e pasur me vitaminë E, me efekte të fuqishme qetësuese për lëkurën sensitive, me tendencë akneike dhe asaj të dehiratuar! Kush do i thotë jo përdorimi të këtij serumi?!

Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.

*50ml

Shpërndani