Ofrojini lëkurës tuaj shkëlqim dhe hidratim, falë spray-t KLAIRS Fundamental Ampule Mist. Është e formuluar me 82% ujë nga gjethja e çajit jeshil, një përbërës shumë hidratues dhe ushqyes për lëkurën, i pasuruar me antioksidantë. Nga ana tjetër, ekstraktet e kastravecit, orizit, bimës mugwort, algave, dhe trehalose (sheqer i përbërë nga dy molekula glukoze), ofrojnë hidratim afatgjatë në lëkurë. Falë tij do të arrini butësi dhe shkëlqim të përhershëm natyral!

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfat, përbërës me bazë shtazore, alkool, vajra esencial, silikon, ngjyrues dhe fragrancë artificiale, dhe është vegan.

*125ml

Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga pema e çajit jeshil, ekstrakt orizi, ekstrakt kastraveci, ekstrakt bamje, ekstrakt nga bima mugwort, ekstrakt algash, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin, Luffa Cylindrica Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Betaine, Trehalose, 1,2-Hexanediol, Aqua(Water), Artemisia Princeps Extract, Panthenol, Sorbitol, Sorbitan Sesquioleate, Ethylhexylglycerin, Laminaria Japonica Extract, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethylcellulose, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Fundamental Ampule Mist

2,200 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI