CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser
CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser
Larësi i butë dhe efektiv CENTELLIAN24+ Madeca Teca Solution Soothing Gel Cleanser, është formulimi ideal për kujdesin e lëkurës që kërkon qetësim dhe pastrim të thellë të poreve. Ashtu si çdo produkt i markës CENTELLIAN24+, edhe ky larës përmban kompleksin TECA™ (ekstrakt Centella Asiatica) dhe ekstrakt të bimës heartleaf. Një kombinim i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar, mban në kontroll sebumin e tepërt, lëmon teksturën e saj, dhe e lë gjithmonë të hidratuar. Me një teksturë të lehtë xheli, ky ndihmon gjithashtu në pastrimin e poreve, duke larguar sebumin dhe papastërtitë që me përdorimin e parë. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™ (ekstrakt Centella Asiatica), ekstrakt të bimës heartleaf
Lista e plotë e përbërësve
purified water, lauryl hydrochlorophylline, potassium uraurate, potassium miriste, bottle grass extract, budleya extract, time flower/leaf extract, cabbage extract, broccoli extract, lily extract, wheat sprout extract, rapeseed extract, radish seed extract, glycerin, 1,2-sandiol, ceteares 20, butylene glycol, hydroxyacetophenon, hydrogenated lecithin, ethylhexylglycerin, Asiatic acid, Madeca acid (4 ppm), Asiatic acid, flavouring
Marka
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Cream
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Cream
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Cream është zgjedhja perfekte për lëkurën sensitive dhe të irrituar, por gjithashtu të yndyrshme. Ky krem përmban kompleksin TECALMING™, i cili qetëson dhe zvogëlon skuqjen, duke përmirësuar lëkurën në mënyrë të sigurt dhe të besueshme, bazuar në teste klinike. Nga ana tjetër përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës, dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar këto të fundit. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Konsistenca e lehtë përthithet shpejt nga lëkura, duke ndihmuar në trajtimin dhe qetësimin e akneve aktive dhe shenjave të tyre. I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, sensitive dhe me tendencë skuqjeje, ky krem është gjithashtu i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECALMING™, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Cyclohexasiloxane, Niacinamide, Dicaprylyl Ether, 1,2-Hexanediol, C14-22 Alcohols, Dipropylene Glycol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Chrysanthemum Parthenium (Feverview) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Water, Soluble Collagen, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Hydrogenated Lecithin, Olea Europaea (Oilve) Fruit Oil, Centella Asiatica Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Water, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyisobutene, C12-20 Alkyl Glucoside, Glyceryl Stearate SE, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Beta-Glucan, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Adenosine, Fructooligosaccharides, Sodium Stearoyl Glutamate, Disodium EDTA, Glycerin, Sodium Laurate, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Lauric Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Glucose, Asiatic Acid, Ceramide NP, Soluble Proteoglycan, Elastin, Phospholipids, Hyaluronic Acid
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MEDICUBE Zero Pore Cream 2.0
MEDICUBE Zero Pore Cream 2.0
MEDICUBE Zero Pore Cream 2.0 është një krem hidratues i krijuar për të përmirësuar pamjen e poreve të zgjeruara, për të balancuar yndyrën e tepërt dhe për ta lënë lëkurën më të lëmuar e më të njëtrajtshme. Formula përmban acid glikolik (AHA), i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe në përmirësimin e teksturës, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër dhe më e lëmuar. Ekstrakti i lules së kamelias japoneze (Camellia Japonica) ndihmon në kujdesin ndaj lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të saj, ndërsa panthenoli dhe alantoina ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e saj. Formula përmban gjithashtu acid hialuronik në tri forma, glicerinë dhe vaj luledielli, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe në parandalimin e ndjesisë së tharjes pas aplikimit. Tekstura kremoze ndihmon në hidratimin e lëkurës pa e lënë të ndihet tepër e yndyrshme. Ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën mikse dhe të yndyrshme, me pore të dukshme dhe teksturë të pabarabartë.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*50ml
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me spatulën merrni një kapsulë dhe sasinë e nevojshme të xhelit, përziejini së bashku dhe aplikojini në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura. Meqenëse përmban acid glikolik, gjatë ditës rekomandohet përdorimi i kremit mbrojtës me SPF50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid glikolik, ekstrakt Camellia Japonica, panthenol, alantoinë, acid hialuronik, glicerinë, vaj luledielli
Lista e plotë e përbërësve
Water Propanediol Butylene Glycol Cetearyl Alcohol Caprylic/Capric Triglyceride Camellia Japonica Flower Extract Dimethicone 1,2-Hexanediol Cyclopentasiloxane Cyclohexasiloxane Glycolic Acid Beeswax Arachidyl Alcohol Glycerin Panthenol Cetearyl Glucoside Behenyl Alcohol Cetearyl Olivate Arachidyl Glucoside Potassium Hydroxide Sorbitan Olivate Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Fragrance Allantoin Xanthan Gum Tricholoma Matsutake Extract Rhododendron Chrysanthum Leaf Extract Hydrolyzed Cicer Seed Extract Disodium EDTA Glycine Soja (Soybean) Oil Glucose Sodium Hyaluronate Hyaluronic Acid Hydrolyzed Hyaluronic Acid Pueraria Lobata Root Extract Ulmus Davidiana Root Extract Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract Pinus Palustris Leaf Extract Bixa Orellana Seed Oil Fomes Officinalis (Mushroom) Extract Cinnamomum Zeylanicum Bark Extract Uncaria Gambir Extract Sanguisorba Officinalis Root Extract Pelargonium Graveolens Extract Nelumbo Nucifera Flower Extract Tocopherol Mentha Rotundifolia Leaf Extract Citrus Aurantifolia (Lime) Peel Extract Cymbopogon Schoenanthus Extract
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SOME BY MI TRUECICA™ Aqua Calming Suncream SPF 50+ PA++++
SOME BY MI TRUECICA™ Aqua Calming Suncream SPF 50+ PA++++
SOME BY MI TRUECICA™ Aqua Calming Suncream SPF 50+ PA++++ nga marka SOME BY MI është formuluar posaçërisht për lëkurë sensitive, të irrituar ose me tendencë akneike. Me një teksturë jashtëzakonisht të lehtë dhe të freskët, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo shkëlqim të tepërt, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm. Formula përmban kompleksin e patentuar TRUECICA™, një përzierje e fuqishme me Centella Asiatica, Tea Tree dhe Mugwort, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe anti-inflamatore. Kremi është i pasur gjithashtu me 2% niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe kontrollin e prodhimit të yndyrës, duke dhuruar një lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme. I përshtatshëm veçanërisht për lëkura mikse dhe të yndyrshme.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TRUECICA™, 2% niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Diethylhexyl Butamido Triazone, C12-15 Alkyl Benzoate, Dicaprylyl Carbonate, Propanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Niacinamide, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silica, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Rhus Succedanea Fruit Wax,Ethylhexyl Triazone, Tromethamine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract(1 %), Centella Asiatica Extract(201 ppb), Artemisia Capillaris Extract(1 ppb), Asiaticoside(400 ppb), Madecassic Acid(360 ppb), Asiatic Acid(240 ppb), Madecassoside(0.1 ppb), Trehalose, Panthenol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Palmitoyl Proline, Nymphaea Alba Flower Extract, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Potassium Cetyl Phosphate, Cetearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Coco-Caprylate/Caprate, Glyceryl Stearate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Carbomer, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Synthetic Wax, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Dextrin Palmitate, Polyurethane-1, Sodium Stearoxy PG-Hydroxyethylcellulose Sulfonate, Trihydroxystearin, Oryza Sativa (Rice) Bran Wax, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tocopherol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Portulaca Oleracea Extract, Linalool, Geraniol, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule, është konsideruar si produkti Nr. 1 për 11 vite radhazi në kategorinë e produkteve me përmbajtje tea tree (ekstrakt të pemës së çajit), ky serum në formë ampule kombinon fuqinë e pemës së çajit me një formulë të avancuar për të ofruar qetësim të shpejtë dhe hidratim të thellë. Formulimi përmban 92% ekstrakt të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese ndaj lëkurës së irrituar dhe me njolla. Për më tepër, kapsulat liposol, të cilat imitojnë strukturën natyrale të lëkurës, janë të pasura me përbërës aktivë që depërtojnë në shtresat më të thella për të ofruar një hidratim të menjëhershëm dhe efekt afatgjatë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive, me tendencë për skuqje dhe akne. Gjithashtu, është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, duke ofruar kujdes delikat dhe efektiv për lëkurën tuaj.
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit,
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (920,879 ppm), Glycerine, Propanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed
Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract (10 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (10 ppm), Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Disodium EDTA, Tromethamine, Water, Dextrin, 4-Terpineol, Lactobacillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

