-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I DEW CARE How Dough I Look
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 01 dhe Korrik 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Inspiruar nga aroma e ngrohtë e biskotave të sapopjekura, I DEW CARE ka krijuar maskën me aromën më të shijshme deri më tani! I DEW CARE How Dough I Look është një produkt i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë një maskë tërësisht në formë biskote - Cookie O' Glow, dhe një shirit koke për të mbajtur flokët larg fytyrës teksa aplikoni maskën apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme. E formuluar me ekstrakt të farave të kakaos dhe ujë të akullnajave, kjo maskë me teksturë të butë do të pastrojë lëkurën thellësisht duke e lënë atë të ndjehet e butë, elastike dhe të hidratuar.
*100ml
E gjithë formula është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
pluhur frutash kakao, gjalpë farash kakao dhe ujë të akullnajave
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Titanium Dioxide (Ci 77891), Propanediol, C14-22 Alcohols, Ethylhexyl Stearate, Glycerin, Theobroma Cacao (Cocoa) Fruit Powder, Water (Glacier Water), Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Cetearyl Glucoside, C12-20 Alkyl Glucoside, Sorbitan Sesquioleate, Squalane, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Polyisobutene, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Sorbitan Isostearate, Disodium Edta, Polysorbate 20, Citric Acid, Iron Oxides (Ci 77492), Fragrance,
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













