

COSRX The Retinol 0.1 Cream
COSRX The Retinol 0.1 Cream
Nëse jeni fanse të përdorimit të retinolit për të adresuar shenjat e moshës, ju prezantojmë kremin e sapo dalë në treg COSRX The Retinol 0.1 Cream. Ky krem përmban 0.1% retinol të pastër (Vitaminë A), i cili përmirëson linjat e imëta, vijat dhe rrudhat më të theksuara. Si rrjedhojë, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe forcim të barrierës mbrojtëse të saj. Ky krem është i mirëformuluar nga studiuesit e kompanisë COSRX pasi përdorimi i tij në mënyrë të duhur shmang irritimin e rëndë, që shpesh retinoli jep. Ky krem madje e lë lëkurën të hidratuar falë formulimit me panthenol dhe acid hialuronik, të cilët bllokojnë hidratimin brenda shtresave të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me adenosine riaktivizon rigjenerimin qelizor për t'i ofruar lëkurës një pamje më rinore. Ky krem përmban gjithashtu tokotrienol, i cila njihet ndryshe si derivat i vitaminës E. Kjo e fundit është një vitaminë me veti të fuqishme antioksiduese, e cila mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Por sigurisht ky krem ndihmon edhe në trajtimin e akneve dhe zbehjen e shenjave post-akne të mbetura në lëkurë. Është i formuluar me vitaminë C, glutathione dhe ekstrakt të kokrrizave të orizit, për të gjithë që dëshirojnë t'i adresohen hiperpigmentimit dhe zbehjes së njollave kafe.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikish dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë A, panthenol, adenosine, tokotrienol (super Vitaminë E)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Glycerin, Tocopheryl Acetate, Cetearyl Alcohol, Trehalose, Panthenol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dimethicone, Glyceryl Polymethacrylate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydrogenated Lecithin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Glyceryl Stearate, Polysilicone-11, Sodium Sulfite, Tocopherol, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Retinol(0.1%), Allantoin, Glyceryl Caprylate, Oryza Sativa (Rice) Bran Wax, Tocotrienols, Stearic Acid, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Palmitic Acid, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, BHT, Beta-Carotene, Myristic Acid, Lauric Acid, Ascorbic Acid, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Glutathione, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.


THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100 është një ampulë ose serum që do ta ndryshojë totalisht lëkurën tuaj të thatë falë përbërjes prej 100% sodium hyaluronate. Një përbërës i qëndrueshëm, derivat i acidit hialuronik, që ka molekula me madhësi më të vogël sesa ai, e në këtë mënyrë arrin të penetrojë thellësisht në lëkurë duke e hidratuar atë. Ju nevojiten vetëm disa pika për t’i rikthyer lëkurës hidratimin dhe shkëlqimin e munguar. Formula e tij me një përbërës të vetëm, e furnizon lëkurën intensivisht me lagështinë që i nevojitet pa përdorur përbërës të dëmshëm, siç jane: paraben, aromë artificiale, silikon, vaj mineral, surfactants. Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 6.15.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik)
Lista e plotë e përbërësve
100% natural hyaluronic acid formulated without 19 harmful ingredients (Phenoxy ethanol, Paraben, Pigment, Synthetic fragrance, Benzophenone, Mineral Oil, TEA, PEG, BHT, BHA, Sodium Lauryl Sulfate, Sorbic acid, Avobenzone, Imidazolidinyl Urea, IPMP, Isopropoyl Alcohol, Thymol, Triisopropanolamine, Triclosan).
Marka
Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

MIZON 0.3% Retinol Youth Cream
5,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON 0.3% Retinol Youth Cream
5,000.00 ALL
Çmimi për njesi perKy krem ndryshe nga serumi, MIZON 0.1.% Retinol Youth Serum, përmban 0.3% retinol duke u bërë i përshtatshëm për përdorues të vazhdueshëm të retinolit, që dëshirojnë të nisni njëpërqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të tij. I formuluar me kompleksin Wrinklefree-J31™, Peptide+ Retinol, ky krem ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si edhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit duke permirësuar në elasticitetin e lekurës. Nga ana tjetër, ky produkt përmban gjalp shea, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Ndërsa, formulimi me bakuchiol dhe niacinamide do t’i dhurojnë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*28ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën, aplikojeni në të gjithë fytyrën, më pas vazhdoni rutinën tuaj me një krem hidratues. Mos neglizhoni përdorimim e kremit mbrojtës ndaj diellit ditën e nesërme.
Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Peptide+ Retinol, niacinamide, bakuchiol, gjalp shea
Lista e plotë e përbërësve
Water, glycerin, octyldodecanol, butylene glycol, cyclodextrin, butyrospermum parkii (shea) butter, niacinamide, glycereth-26, c15-23 alkane, limnanthes alba (meadowfoam) seed oil, diethoxyethyl succinate, glyceryl stearate, palmitic acid, arachidyl alcohol, caprylic/capric triglyceride, macadamia ternifolia seed oil, stearic acid, 1,2-hexanediol, diisostearyl malate, hydrogen mated phosphatidylcholine, pullulan, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, bakuchiol, behenyl alcohol, hydroxyacetophenone, betaine, jojoba esters, arachidyl glucoside, propylene glycol, polysorbate 20, panthenol, alcohol, cetearyl olivate, retinol (0.3%), c13-14 alkane, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, sorbitan oleate, hydroxypropyl methylcellulose, polyisobutene, sodium polyacrylate, peg-5 rapeseed sterol, brassica campestris (rapeseed) sterols, bht, citrus nobilis (mandarin orange) peel extract, xanthan gum, ceteth-5, ceteth-3, adenosine, polysorbate 60, sorbitan isostearate, cholesterol, dipotassium glycyrrhizate, caprylyl/capryl glucoside, potassium cetyl phosphate, myristic acid, crithmum maritimum extract, arachidic acid, glucose, porphyridium cruentum extract, caprylyl glycol, hexapeptide-61 dimer, oleic acid, coppertripeptide-1, disodium edta, acetyl tetrapeptide-15, tocopherol, citric acid.
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON 0.1 Retinol Youth Serum
5,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON 0.1 Retinol Youth Serum
5,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON 0.1.% Retinol Youth Serum, një serum me përqindje të ulët për fillestarët i cili përmban kompleksin Wrinklefree-J31™ të markës MIZON. Një përzierje, Peptide+ Retinol të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si edhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit duke permirësuar elasticitetin e lekurës. Nga ana tjetër, formulimi me bakuchiol dhe 5% niacinamide do t’i dhurojnë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ndërsa, Squalene me origjinë bimore, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*28ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën, aplikojeni në të gjithë fytyrën, më pas vazhdoni rutinën tuaj me një krem hidratues. Mos neglizhoni përdorimim e kremit mbrojtës ndaj diellit ditën e nesërme.
Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Peptide+ Retinol, niacinamide, Squalene
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Neopentyl Glycol Dicaprate, Cyclodextrin, 1,2-Hexandiol, Hydrogenated Lecithin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxyacetophenone, Bakuchiol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Hydroxypropyl Methylcellulose, Squalane, Pullulan, BHT, Dipropylene Glycol, Polysorbate 20, Ethanol, Retinol, Citric Acid, Citrus Reticulata Peel Extract, Gleditsia Australis Fruit Extract, Sophora Flavescens Root Extract, PEG-5 Rapeseed Sterol, Brassica Campestris Sterols, Adenosine, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Citrus Nobilis Peel Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Ceteth-5, Ceteth-3, Larix Leptolepis Bark Extract, Poterium Officinale Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Crithmum Maritimum Extract, Porphyridium Cruentum Extract, Hexapeptide-61 Dimer, Potassium Cetyl Phosphate, Caprylyl Glycol, Glucose, Copper Tripeptide-1, Ceramide NP, Acetyl Tetrapeptide-15, Disodium EDTA, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate, 0.6% bakuchiol, 5 lloje të peptideve, ceramide, kompleks TECA
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perVILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse jeni fanse të përdorimit të retinolit për të adresuar shenjat e moshës, ju prezantojmë VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum. Ky serum përmban 0.1% retinol të pastër (Vitaminë A), i cili përmirëson linjat e imëta, vijat dhe rrudhat më të theksuara. Si rrjedhojë, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe forcim të barrierës mbrojtëse të saj. Nga ana tjetër formula e pasuruar me kompleksin V11™, forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së elasticitetit, duke ruajtur një pamje rinore dhe të shëndetshme. Ndërsa, përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke parandaluar formimin edhe të atyre të reja. Përveç kësaj, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinol, kompleksin V11™, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycine Soja (Soybean) Oil, Dipropylene Glycol, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Cetearyl Olivate, Caprylyl Glycol, Sorbitan Olivate, Retinol (0.1%), 1,2-Hexanediol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Laminaria Japonica Extract, GlycyrrhizaUralensis (Licorice) Root Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cetraria Islandica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, PVM/MA Copolymer, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol
Marka
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.