ABIB Gummy Sheet Mask Madecassoside Sticker

600.00 ALL 220.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

 

Nëse keni irritime në lëkurë dhe dëshironi ta minimizoni menjëherë, ABIB Gummy Sheet Mask Madecassoside Sticker është zgjidhja e vetme ideale! E formuluar me 5x Madecassoside dhe 5% ekstrakt Heartleaf, kjo maskë ofron një kombinim të fuqishëm të vetive antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Falë formulës së saj me Micro TECA dhe kompleksin CICA, të zhvilluar me teknologji liposome, kjo maskë ofron një qetësim të shtuar për lëkurën e ndjeshme. Klininikisht e vërtetuar për forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe reduktimin e humbjes së lagështisë, ajo siguron një hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershme. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*27ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Madecassoside, 5% ekstrakt Heartleaf,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Centella Asiatica Extract, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Cellulose Gum, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Polyquaternium-51, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Madecassoside, Dipotassium Glycyrrhizate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Octyldodecanol, Niacinamide, Pantolactone, Ectoin, Ceramide NP, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

Shpërndani

600.00 ALL 220.00 ALL