Shkoni te kontenti

Për Shqipërinë transporti është FALAS për blerje me vlerë 5000 ALL+. Ndërsa, për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për blerje me vlerë 80€+. Kuponi promocional nuk mund të aplikohet mbi produktet në ofertë.

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
0
  • Home
  • PRODUKTE
  • TIPE TË LËKURËS
  • PROBLEMATIKA TË LËKURËS
  • MAKEUP
  • KUJDESI I FLOKËVE
  • MARKA
  • KUJDESI I TRUPIT
  • SUPLEMENTE
  • SETE
  • SKIN & SKALP ANALYZER
  • WHOLESALE
  • BLOG
  • PROGRAMI I BESNIKËRISË

We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.

KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean
KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean

KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean

170000
2,200.00 ALL 1,700.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean

170000
2,200.00 ALL 1,700.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
46932423868673

Zbuloni një ndryshim të dukshëm dhe të thellë në zonën delikate rreth syve me këtë formulë premium anti-age, e cila bashkon fuqinë maksimale të 4% Retinal Liposome me ekstraktin e pasur të fasuleve të fermentuara. Retinali vepron në reduktimin e vijave të imta dhe rrudhave, ndërsa përbërësit e fermentuar ushqejnë thellë lëkurën, forcojnë elasticitetin dhe rikthejnë vitalitetin e humbur. Formulës i shtohen bakuchioli, vitamina C & E dhe 3 lloje peptidesh të fuqishme, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit dhe i japin lëkurës një pamje më të lëmuar dhe dukshëm më rinore. Niacinamidet dhe adenosina nga ana tjetër qetësojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lodhura të syve, ndërsa ekstraktet bimore dhe ato të fermentuara krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij kremoze, e butë si mëndafshi, përthithet menjëherë pa lënë ndjesi yndyrore. Perfekte për çdo tip lëkure dhe ideale për këdo që kërkon të targetojë në mënyrë efektive shenjat e moshës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Përdorimi

Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

  4% Retinal Liposome, bakuchiol, vitamin C & E, 3 lloje peptidesh

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Stearate, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal, Silica, Disodium EDTA, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Sodium Hyaluronate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1

Marka

KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.

 

KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice
KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice

KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice

160000
1,800.00 ALL 1,600.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice

160000
1,800.00 ALL 1,600.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
46932407484673

KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice është një krem rigjenerues, i krijuar për ata që kërkojnë elasticitet, shkëlqim dhe një lëkurë që rifiton vitalitetin e humbur me kalimin e ditëve. Formula e tij përqendrohet rreth retinalit, një derivat shumë më i fuqishëm se retinoli, i cili është inkapsuluar në liposome për ta mbrojtur nga oksidimi dhe për të depërtuar më thellë në shtresat e lëkurës me sa më pak irritim. Kjo teknologji e bën retinalin të funksionojë më shpejt, duke nxitur rigjenerimin qelizor në lëkurë, përmirësimin e teksturës dhe lëmimin e vijave të holla. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban gjithashtu oriz të fermentuar, një përbërës tradicional i K-Beauty, i pasur me aminoacide, vitamina, minerale dhe antioksidantë, i cili ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa përmirëson hidratimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Kremi është i pasur gjithashtu me niacinamide, për minimizimin e dukjes së poreve dhe reduktimin e skuqjes; bakuchiol, një alternativë bimore që punon në harmoni me retinalin për rezultate anti-age pa irritim; si dhe një kompleks peptidesh rigjeneruese që nxit prodhimin e kolagjenit dhe rikthimin e elasticitetit të humbur. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për ato që dëshirojnë të adresojnë aknet, shenjat post-akne si edhe shenjat e para të moshës.

 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.


*50ml

Përdorimi

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 Retinal, oriz të fermentuar, bakuchiol, niacinamide, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment(1,000 ppm), Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Sorbitan Oleate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal(100 ppm), Silica, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1 

Marka

KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.

Related blog posts

Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

by Arla Hoxha on Jul 25, 2026
K-BEAUTY & KOREAN SKINCARE Pse skincare korean ka ndryshuar industrinë e bukurisë? Nëse vitet e fundit ke kërkuar produkte për kujdesin e lëkurës, është pothuajse e pamundur të mos kesh dëgjuar për skincare korean, K-Beauty apo efektin e famshëm Glass Skin. Por çfarë e bën kaq të veçantë industrinë koreane të kujdesit për lëkurën? Pse miliona njerëz në mbarë botën po zgjedhin produktet koreane dhe pse dermatologët, estetistët dhe ekspertët e bukurisë flasin gjithnjë e më shumë për to? Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e skincare korean, filozofinë që e dallon nga pjesa tjetër e botës dhe arsyen pse Koreja e Jugut konsiderohet sot lider global në inovacionin e kujdesit për lëkurën. HISTORIA E SKINCARE KOREAN Kujdesi për lëkurën në Kore nuk është një trend i viteve të fundit. Ai është pjesë e kulturës koreane prej më shumë se 2.000 vitesh. Që në dinastitë Goryeo dhe Joseon, gratë dhe burrat përdornin përbërës natyralë për të ruajtur lëkurën të shëndetshme. Uji i orizit, ekstraktet bimore, çaji jeshil, xhenseni, fasulet e fermentuara dhe mjalti ishin pjesë e rutinave të përditshme shumë kohë përpara se të ekzistonin serumet moderne. Në kulturën koreane, kujdesi për lëkurën lidhet jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin dhe balancën e saj. Ndryshe nga shumë kultura të tjera, ku kujdesi për lëkurën lidhej kryesisht me estetikën, në Kore ai shihej si një mënyrë për të ruajtur shëndetin dhe ekuilibrin e lëkurës. Kjo filozofi vazhdon edhe sot. SI LINDI INDUSTRIA MODERNE E K-BEAUTY? Pas viteve 1980 dhe veçanërisht në fund të viteve 1990, Koreja e Jugut investoi fuqishëm në kërkimin shkencor dhe industrinë kozmetike. Sot, vendi konsiderohet një nga qendrat më të avancuara të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) në industrinë e bukurisë. Kompani të mëdha investojnë vazhdimisht në laboratorë modernë, testime klinike dhe zhvillimin e formulave të reja. Falë këtij investimi, shumë teknologji që sot përdoren në mbarë botën u prezantuan fillimisht nga industria koreane. LABORATORËT KOREANË – ZEMRA E INOVACIONIT Një nga arsyet kryesore pse produktet koreane dallohen është puna e laboratorëve të specializuar. Laboratorët në Kore bashkëpunojnë ngushtë me dermatologë, kimistë dhe ekspertë të formulimit për të krijuar produkte që: Mbështesin barrierën natyrale të lëkurës Hidratojnë në thellësi Minimizojnë irritimin Mund të përdoren çdo ditë pa e rënduar lëkurën Në vend që të krijojnë produkte me përqendrime shumë agresive, fokusi është te formulat e balancuara që japin rezultate gradualisht. FILOZOFIA E SKINCARE KOREAN Parandalimi është më i rëndësishëm se trajtimi Një nga ndryshimet më të mëdha mes skincare korean dhe shumë rutinave tradicionale është filozofia. Në vend që të presësh derisa të shfaqen problemet, rutina koreane synon t’i parandalojë ato. Prandaj, në një rutinë koreane do të gjesh gjithmonë rëndësi të veçantë për: Hidratimin Mbrojtjen e barrierës së lëkurës Përdorimin e SPF çdo ditë Përbërësit qetësues Kujdesin afatgjatë Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz raportojnë se lëkura e tyre ndihet më e ekuilibruar pas kalimit në një rutinë koreane. PËRBËRËSIT QË E BËNË K-BEAUTY TË FAMSHËM Një pjesë e suksesit të skincare korean lidhet me përdorimin e përbërësve tradicionalë dhe inovativë në formula moderne. 🐌 Snail Mucin Mucina e kërmillit është një nga përbërësit më të famshëm të K-Beauty, e njohur për hidratimin dhe mbështetjen e rigjenerimit të lëkurës. 🌾 Ekstrakti i orizit Përdoret prej shekujsh në Kore dhe ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. 🌿 Centella Asiatica Një përbërës shumë i dashur për qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. 🍣 PDRN Polydeoxyribonucleotide është një përbërës inovativ i njohur për mbështetjen e rigjenerimit, elasticitetit dhe rikuperimit të barrierës së dëmtuar. 🍃 Madecassoside Një përbërës aktiv i nxjerrë nga Centella Asiatica, i njohur për vetitë qetësuese, reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës. 🧬 Peptidet Ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit dhe pamjes së shëndetshme të lëkurës. 🍯 Propolisi dhe mjalti Vlerësohen për vetitë hidratuese dhe qetësuese, veçanërisht në rutinat për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. MARKAT QË KANË FITUAR BESIMIN E MILIONA PËRDORUESVE Industria koreane numëron mijëra marka, por disa prej tyre janë kthyer në emra të njohur globalisht. Ndër markat që gjeni edhe te Koral Secrets janë: MISSHA MEDIHEAL COSRX CENTELLIAN24+ NEOGEN DERMALOGY SOME BY MI SKIN1004 ABIB I’M FROM BEAUTY OF JOSEON Secila prej tyre fokusohet në nevoja të ndryshme të lëkurës, duke ofruar zgjidhje për hidratim, ndjeshmëri, njolla, akne dhe kujdes anti-age. PËRFUNDIMI Skincare korean nuk është thjesht një trend i rrjeteve sociale. Ai është rezultat i një kulture mijëravjeçare të kujdesit për lëkurën, i kombinuar me kërkim shkencor, laboratorë modernë dhe inovacion të vazhdueshëm. Filozofia e tij është e thjeshtë: kujdesu për lëkurën çdo ditë, mbroje barrierën e saj dhe investo në shëndetin afatgjatë. Nëse dëshiron të krijosh një rutinë që respekton lëkurën dhe i jep asaj kujdes të vazhdueshëm, produktet K-Beauty janë një pikënisje ideale. Në Koral Secrets kemi përzgjedhur marka autentike koreane për t’ju ndihmuar të gjeni rutinën që i përshtatet më mirë nevojave të lëkurës suaj. Zbulo botën e K-Beauty Eksploro produktet koreane të përzgjedhura nga Koral Secrets dhe ndërto një rutinë sipas nevojave të lëkurës tënde. Shiko Koleksionin
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

by Arla Hoxha on Jun 27, 2026
Mitet & Keqkuptimet rreth Retinolit në Verë Retinoli konsiderohet prej vitesh si një nga përbërësit më efektivë në kujdesin e lëkurës, i cili ndihmon në përshpejtimin e rinovimit qelizor, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton shenjat e moshës, aknet dhe hiperpigmentimin. Megjithatë, përdorimi i tij vazhdon të shoqërohet me shumë keqkuptime, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë njerëz shqetësohen për ndjeshmërinë ndaj diellit, irritimin, skuqjen apo dëmtimin e barrierës së lëkurës. Kjo ka krijuar bindjen se retinoli duhet ndërprerë sapo temperaturat rriten. Por a është vërtet kështu? KEQKUPTIMET MË TË ZAKONSHME RRETH RETINOLIT NË VERË Një nga mitet më të përhapura është se retinoli nuk mund të përdoret gjatë verës. Në realitet, ai mund të përdoret gjatë gjithë vitit nëse lëkura e toleron mirë dhe SPF-ja aplikohet rregullisht. Një tjetër keqkuptim është se retinoli hollon lëkurën. E kundërta është e vërtetë: me përdorim afatgjatë, retinoidet stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe trashin shtresat e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente. A DUHET TË NDËRPRITET RETINOLI GJATË VERËS? Sipas dermatologëve, ideja që retinoli duhet ndalur gjatë verës është një rregull i vjetër  që nuk mbështetet plotësisht nga shkenca moderne. Ajo që ka më shumë rëndësi është sa mirë e toleron lëkura retinolin dhe sa i/e kujdesshëm/kujdesshme je me përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit (SPF). Retinoli duhet të aplikohet gjithmonë në mbrëmje dhe të shoqërohet me SPF çdo mëngjes! Kur filloni të përdorni retinol, rekomandohet të nisni me një përqendrim të ulët, vetëm një herë në javë, dhe gradualisht të rrisni frekuencën sipas tolerancës së lëkurës. Ekspertët theksojnë se retinoidet mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj djegieve nga dielli nëse nuk përdoret mbrojtje adekuate. Megjithatë, paradoksalisht, disa persona e tolerojnë më mirë retinolin gjatë verës, pasi moti i nxehtë redukton tharjen e lëkurës dhe humbjen e ujit. ËSHTË MË MIRË TË ULET FREKUENCA APO TË NDALET PLOTËSISHT? Konsistenca është çelësi kur bëhet fjalë për retinolin. Përfitimet reale vijnë nga përdorimi i rregullt për muaj apo vite. Nëse lëkura bëhet më reaktive ose e irrituar gjatë verës, është më e arsyeshme të reduktoni frekuencën e përdorimit (p.sh. çdo natë të dytë ose të tretë) sesa ta ndërprisni plotësisht. CILAT JANË RREZIQET E PËRDORIMIT TË TEPËRT? Retinoidet përshpejtojnë rinovimin qelizor, gjë që mund të dobësojë përkohësisht barrierën e lëkurës dhe të shkaktojë: Skuqje dhe tharje Irritim dhe ndjesi djegieje Lëkurë që "ripet" Një gabim i shpeshtë është rritja shumë e shpejtë e përqendrimit ose kombinimi i tij me shumë përbërës aktivë irritues, si acide eksfoliuese të forta (AHA/BHA). SA SPF DUHET TË PËRDORNI? Përdorimi i kremit mbrojtës është i domosdoshëm gjatë gjithë vitit, por bëhet jetik me retinol. Dermatologët rekomandojnë aplikimin e një SPF-je me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ çdo mëngjes dhe riaplikimin. Një rregull i thjeshtë është “rregulli i dy gishtave”, ku sasia e kremit shtrihet përgjatë gishtit tregues dhe atij të mesit për të siguruar mbulim të mjaftueshëm për fytyrën. GJITHASHTU, SPF-JA DUHET TË RIAPLIKOHET: Çdo 2 orë kur jeni direkt në diell Pas notit ose pas djersitjes së tepërt Edhe gjatë qëndrimit pranë dritareve për periudha të gjata RETINOL VS DËMTIM NGA DIELLI: SI T'I DALLONI? Ndjeshmëria nga retinoli zakonisht shfaqet pak ditë pasi filloni produktin dhe shfaqet me: Skuqje, tharje, lëkurë që "ripet" dhe ndjesi shtrëngimi. Këto simptoma prekin zonat ku produkti grumbullohet më shumë, si mjekra dhe nofulla. Dëmtimi nga dielli (djegia) shkakton: Skuqje intensive, dhimbje, djegie të menjëhershme dhe flluska. Rrezet e diellit prekin kryesisht pikat e larta si balli, hunda, faqet dhe dekolteja. CILËT PËRBËRËS NDIHMOJNË LËKURËN GJATË VERËS? Për të ruajtur një barrierë të fortë dhe të shëndetshme, kombinoni retinolin med përbërës hidratues dhe qetësues: • Acid Hialuronik CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule • Ceramide BENTON Ceramide Cream • PDRN CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum • Peptide CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum • Panthenol SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, ndërsa vitamina C ofron mbrojtje antioksiduese në mëngjes. SI DUKET NJË RUTINË IDEALE VERORE ME RETINOL? ☀️ Rutina e Mëngjesit Hapi 1: Pastrues NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Foam Hapi 2: Serum Antioksidues NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum Hapi 3: Krem Hidratues CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero Hapi 4: Mbrojtje SPF NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen Hapi 5: Riaplikimi MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++ 🌙 Rutina e Mbrëmjes me Retinol Hapi 1: Pastrim i Dyfishtë Vajor: NEOGEN Micellar Oil | Ujor: NEOGEN Micellar Foam Hapi 2: Toner SOME BY MI Beta Panthenol Repair Toner Hapi 3: Retinol Zgjidh produktin tuaj nga Koleksioni i Retinolit Hapi 4: Serum SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Serum Hapi 5: Krem Hidratues Zgjidh një Krem Hidratues Qetësues PËRFUNDIMI Retinoli nuk është domosdoshmërisht një përbërës që duhet të hiqni nga rutina juaj gjatë verës. Çelësi qëndron te përdorimi i kujdesshëm, zgjedhja e përqendrimit të duhur dhe mbi të gjitha, përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës ndaj diellit. Nëse lëkura juaj e toleron mirë, vazhdimi i përdorimit të retinolit gjatë muajve të nxehtë mund t’ju ndihmojë të ruani rezultatet afatgjata në luftën kundër shenjave të moshës, akneve apo të njollave. Gjej Retinolin e duhur për ty Eksploro koleksionin tonë të përzgjedhur për rezultate maksimale pa irrituar barrierën. Shiko Koleksionin
Pse Lëkura Poshtë Syve Plaket më Shpejt? (Dhe si ta ndaloni)

Pse Lëkura Poshtë Syve Plaket më Shpejt? (Dhe si ta ndaloni)

by Arla Hoxha on Jun 09, 2026
A e keni vënë re se linjat e para të hollë (rrudha) dhe shenjat e lodhjes shfaqen gjithmonë të parat rreth syve? Nuk është imagjinata juaj. Zona e syve është zona e parë e fytyrës që "tradhëton" moshën dhe stilin tonë të jetesës. Por pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht për ta parandaluar? Le të zbulojmë shkencën pas lëkurës rreth syve dhe strategjinë e duhur të trajtimit. ANATOMIA E FYTYRËS: NJË LËKURË ME MË PAK MBROJTJE NATYRALE Arsyeja kryesore pse kjo zonë është kaq delikat lidhet me strukturën e saj anatomike. Lëkurë 4x më e hollë: Mungesë lubrifikimi: Enët e gjakut në sipërfaqe: Çdo faktor që nxit plakjen e parakohshme në pjesët e tjera të fytyrës (si rrezet UV apo ndotja), këtu është i shumëfishuar. Ndaj, rrudhat e para shfaqen pikërisht këtu. STRESI MEKANIK: MBI 14,000 LËVIZJE NË DITË Sytë tanë nuk pushojnë kurrë. Statistikat tregojnë se ne i mbyllim dhe i hapim sytë nga 14,000 deri në 19,200 herë në ditë. Çdo përpëlitje sysh, çdo buzëqeshje dhe çdo mimikë tkurr muskujt rreth tyre. Ky stres mekanik i përsëritur shpërbën me shpejtësi kolagjenin dhe elastinën. Krahasimi sipas dermatologëve:Nëse në zonën e faqeve një rënie prej 10% e kolagjenit kalon pothuajse pa u vënë re, në lëkurën 0.5 mm poshtë syve, kjo rënie vërehet menjëherë përmes rrudhave dhe lëshimit të lëkurës. RRATHËT E ZINJ E ZINJ: NUK JANË GJITHMONË AJO QË MENDONI Shumë njerëz mendojnë se rrathët e zinj janë thjesht çështje hiperpigmentimi (hiperprodhim i melaninës). Në të vërtetë, në shumicën e rasteve, ky është një problem vaskular (i qarkullimit të gjakut). Kur jeni të lodhur, të stresuar ose me kalimin e moshës, qarkullimi i gjakut në këtë zonë ngadalësohet. Gjaku grumbullohet në këto enë të vogla kapilare dhe, për shkak të lëkurës tejet të hollë, krijon hije të errët në ngjyrë blu ose mavi. Të kuptuarit e këtij dallimi ndryshon plotësisht mënyrën se si duhet ta trajtoni. ÇFARË I DUHET ME TË VËRTETË ZONËS POSHTË SYVE? Për të trajtuar siç duhet këtë zonë delikate, mos kërkoni mrekulli, por kërkoni përbërës që përmbushin tri shtylla kryesore: Hidratim i thellëPasi nuk ka pothuajse fare gjëndra sebace, kjo zonë thahet më shpejt se kudo tjetër. Kërkoni kremra sysh me Acid Hyaluronik dhe Ceramide për të mbajtur lagështinë dhe për të mbushur linjat e smaltit. Mbështetje e fuqishme për kolagjeninPër të luftuar humbjen e elasticitetit, ju duhen përbërës aktivë që stimulojnë rigjenerimin:Peptide: Për një efekt të dukshëm rigjenerues dhe forcues.Retinal (Retinaldehyde): Më i shpejtë dhe më pak irritues se retinoli klasik, ideal për të përshpejtuar ripërtëritjen qelizore rreth syve. Nxitje e qarkullimit të gjakut (Për rrathët vaskularë)Për të larguar grumbullimin e gjakut dhe për të ndriçuar zonën, kërkoni:Kafeinë: Ngushton enët e gjakut dhe redukton enjtjen (puffiness).PDRN (Polinukleotide) & Xhensen (Ginseng): Trajtojnë problemin vaskular nën sipërfaqe dhe stimulojnë mikrokarkullimin. KUR DUHETTË FILLONI ME KREMIN E SYVE? Më herët nga ç’mendoni! Dermatologët rekomandojnë integrimin e një trajtimi specifik për sytë midis moshës 25 dhe 30 vjeç. Në këtë moshë, dëmtimi mund të mos jetë ende i dukshëm në sipërfaqe, por prodhimi i kolagjenit fillon të bjerë me 1% çdo vit. Ruajtja e kolagjenit ekzistues përmes parandalimit është jashtëzakonisht më e lehtë dhe më pak e kushtueshme sesa përpjekja për ta rikthyer atë kur rrudhat janë formuar. SUGJERIME: MEDIHEAL Lifting Eye Cream Collagen x Snail Kolagjen + Snail Mucin → Lifting, elasticitet & hidratim DR.MELAXIN Eyephalt Eyebag Cream Peptide → Qeska poshtë syve, lifting & tonifikim VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Eye Cream Vitaminë C+ Reedle Shot → Rrathë të zinj & rrudha NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream Niacinamide + Peptide → Rrathë të zinj, rrudha & hidratim KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream: Retinal Liposome 4% + Fermented Bean Retinal + Fermented Bean → Rigjenerim, rrudha & elasticitet CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye Cream PDRN → Rigjenerim, lifting & elasticitet KONKLUZIONI: Nga përvoja ime, zona poshtë syve është një nga pjesët më delikate të fytyrës dhe shpesh tregon shenjat e para të lodhjes apo plakjes. Pikërisht sepse kjo zonë ka shumë pak mbështetje natyrale, kujdesi i hershëm dhe përdorimi i vazhdueshëm i produkteve të përshtatshme bëjnë diferencën më të madhe me kalimin e kohës. Nuk ka zgjidhje të menjëhershme, por konsistenca është ajo që sjell rezultatet më të dukshme në afatgjatë. Personalisht, kremi im i preferuar për zonën e syve është CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye Cream, falë kombinimit të përbërësve që ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe pamjes së përgjithshme të kësaj zone delikate. Po ju, cili është shqetësimi kryesor që keni për zonën rreth syve; rrudhat e holla, rrathët e zinj apo fryrja? A keni gjetur ndonjë produkt që ju ka dhënë rezultate? Na lini mendimin dhe përvojën tuaj në komente. Gjithashtu, nëse ju duk i dobishëm ky informacion, ndajeni artikullin me dikë që mund të përfitojë prej tij. ```

RRETH NESH

KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!

Informacion

  • Faq
  • Na kontaktoni
  • Termat dhe kushtet
  • Adresa

ADRESA

Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001

Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001

ABONOHUNI / SUBSCRIBE

  • American Express
  • Apple Pay
  • Diners Club
  • Discover
  • Google Pay
  • JCB
  • Mastercard
  • Visa

© 2026,

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane..
  • Rifreskoni faqen.
  • Do të vazhdoni në një faqe të re.