KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack është një maskë buzësh që ofron kujdes intensiv dhe rigjenerues, ideale për përdorim gjatë natës ose kurdoherë që buzët kanë nevojë për hidratim të thellë. Me një teksturë të butë që përthithet shpejt, kjo maskë krijon një shtresë mbrojtëse e cila ruan lagështinë dhe zbut buzët e thata apo të plasaritura. Formula e saj përmban përbërës si ekstrakti i frutave të shalqirit (Citrullus Lanatus), i cili ka veti freskuese dhe hidratuese, duke ndihmuar në qetësimin dhe rigjenerimin e buzëve. Vaji i bërthamës së arrës së arganit (Argania Spinosa) ushqen thellë dhe mbron nga tharja, ndërsa vaji i farave të ricinit (Ricinus Communis) ndihmon në zbutjen dhe mbajtjen e lagështisë. Ajo që e bën këtë maskë edhe më të veçantë është aroma e ëmbël dhe freskuese e pjeprit, e cila e bën çdo përdorim një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Përdorimi i rregullt i saj do t’ju japë buzë më të buta, më të lëmuara dhe dukshëm më të shëndetshme, perfekte për t’u zgjuar çdo mëngjes me buzë të kuruara dhe të freskëta
*20gr
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt frutash shalqiri (Citrullus Lanatus), vaj bërthame argani (Argania Spinosa), vaj farash ricini (Ricinus Communis)
Lista e plotë e përbërësve
Polybutene, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Diisostearyl Malate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Octyldodecanol, Methyl Hydrogenated Rosinate, Ceresin, Synthetic Wax, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Hydrogenated Castor Oil, Ethylene/Propylene Copolymer, Beeswax, Disteardimonium Hectorite, Fragrance(Parfum), Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Silica Silylate, Tocopherol, Mica (CI 77019), Propylene Carbonate, Dehydroacetic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Lauroyl Lysine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Water, Glycerin, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
VT COSMETICS Cica Collagen Daily Soothing Mask
VT COSMETICS Cica Collagen Daily Soothing Mask
VT COSMETICS Cica Collagen Daily Soothing Mask përmban plot 30 maska “sheet mask” të vendosura njëra mbi tjetrën brenda paketimit, të cilat mund t’i aplikoni kurdoherë dëshironi, madje edhe çdo ditë për rezultate më të dukshme. Esenca e këtyre maskave është e pasur me Centella Asiatica dhe përbërësin e veçantë Collagen 300Da, i cili ka peshë shumë të ulët molekulare për të depërtuar më lehtë në lëkurë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e irritimeve, zvogëlimin e skuqjes, si dhe forcon elasticitetin, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar në thellësi. Formula është pasur gjithashtu me acid hialuronik, për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, si dhe me niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë, mature ose me shenja lodhjeje. Përdorimi i përditshëm i këtyre maskave ndihmon lëkurën të duket më e freskët, e butë, elastike dhe me shkëlqim.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.
*320gr
*30 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Collagen 300Da
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Diglycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Methylpropanediol, 1,2-hexanediol, Trehalose, Polyglycerin-3, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Panthenol , Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Glycerin, C12-14 Alketh-12, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Disodium Edta, Butylene Glycol, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Triticum Vulgare Sprout Extract, Glycine Soja Phytoplacenta Extract, Parfum, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus Seed Oil, collagen Extract, Hydrolyzed collagen, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Cream
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Cream
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Cream sjell një ndjesi freskie intensive që të kujton prekjen e akullit mbi lëkurë. Me teknologjinë “ice cooling”, ky krem ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës dhe ul menjëherë ndjesinë e nxehtësisë, skuqjen dhe irritimet. Formula e tij e përqendruar përmban ekstrakt të bimës Heartleaf (Houttuynia Cordata), e njohur për vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore, detoksifikuese dhe balancuese, e cila ofron lehtësim të shpejtë për lëkurën e ndjeshme dhe të stresuar. Përveç kësaj, kremi është i pasur me një kompleks të avancuar prej 11 llojesh të acidit hialuronik, që depërtojnë në thellësi dhe hidratojnë çdo shtresë të lëkurës, për një efekt të qëndrueshëm që zgjat deri në 100 orë. Nga ana tjetër, formulimi Ceramide NP dhe hydrogenated lecithin, ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështirës ndërsa formulimi me centella asiatica dhe ekstrakti i drurit japonez Hinoki ofrojnë veprim të thellë qetësues dhe rigjenerues, duke ndihmuar në përmirësimin e dukshëm të lëkurës së stresuar apo të skuqur. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme që kërkon kujdes të butë, por efektiv.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*75ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Heartleaf (Houttuynia Cordata), acid hialuronik (11 lloje), Ceramide NP, hydrogenated lecithin, Centella Asiatica, ekstrakt i drurit japonez Hinoki
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Vinyl Dimethicone, Butylene Glycol, Caprylyl Methicone, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Erythritol, Xylitol, Houttuynia Cordata Extract (6, 501ppm), Saccharomyces Ferment Filtrate, Sodium Hyaluronate (102.1ppm), Chamaecyparis Obtusa Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (0.15ppm), Hyaluronic Acid (0.1ppm), Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Portulaca Oleracea Extract, Ethylhexyl Palmitate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sorbitol, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Ceramide NP, Beta-Glucan, Albatrellus Confluens (Mushroom) Extract, Ectoin, Cellulose, Polyglutamic Acid, Hyaluronic Acid/Polyisopropylacrylamide Copolymer (1ppm), Glyceryl Caprylate, Dimethylsilanol Hyaluronate (0.15ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (0.15ppm), Potassium Hyaluronate (0.1ppm), Tocopherol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (0.08ppm), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (0.08ppm), Propanediol, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol (0.05ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate (0.04ppm), Polyglyceryl-10 Isostearate, Polyglyceryl-10 Oleate, Stearic Acid, Ceramide NS, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Carbomer, Cetearyl Alcohol
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
VT COSMETICS Cica-Exosome Moisture Mask
VT COSMETICS Cica-Exosome Moisture Mask
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.
*350gr
*20 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICALIAO™, CICAHYALON™, acid hialuronik, proteinë të qumështit të hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Hydroxyethyl Urea, Polyglyceryl-4 Caprate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Trehalose, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Polyglyceryl-10 Stearate, Butylene Glycol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Trideceth-6, C11-13 Isoalkane, Hydrolyzed Corn Starch, Sucrose, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Milk Protein, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Hyaluronate, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Fragrance
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream është një krem i fuqishëm hidratues, i krijuar për të rigjallëruar dhe mbrojtur barrierën natyrale të lëkurës. Falë formulës së tij të pasur me përbërës aktivë dhe ushqyes, ky krem ofron hidratim të thellë, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në ruajtjen e një teksture të butë dhe të njëtrajtshme. Ekstrakti i manaferrës arktike (Rubus Arcticus) luan një rol kryesor në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm dhe duke e ndihmuar të ruajë lagështinë. Kremi përmban një përzierje të vajrave botanike dhe ceramideve të cilët punojnë në harmoni për të rikthyer elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të tonifikuar dhe të të ushqyer. Për më tepër, formula e pasur përmban vajin e gjetheve të çajit të gjelbër (Tea Tree Leaf Oil), një përbërës i njohur për vetitë e tij antiseptike, anti-inflamatore dhe antibakteriale, i cili ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe lufton aknet në mënyrë efektive. Ndërsa, sodium hyaluronate, një derivat i acidit hialuronik, ofron një nivel të thellë hidratimi, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të mbushur, më të lëmuar dhe më rinore. Nga ana tjetër, panthenoli i njohur si provitamina B5, ka veti zbutëse dhe qetësuese, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës, parandalimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale. Me një teksturë të lehtë xhelore kremi përthithet shpejt dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat e thata dhe të dehidratuara që kërkojnë një burim të vazhdueshëm hidratimi dhe ushqimi.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*65ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt manaferre arktike, vaj i gjethes të çajit të gjelbër (Tea Tree Leaf Oil), sodium hyaluronate, panthenoli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclomethicone, Dimethicone, Glycereth-26, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, PEG-5 Rapeseed Sterol, Cyclohexasiloxane, Rubus Arcticus Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pinus Syl+L2 Flower Oil, Thermus Thermophillus Ferment, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Ascophyllum Nodosum Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Hydrogenated Polydecene, Pentylene Glycol, Ceteth-3, Ceteth-5, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sorbitan Stearate, Dimethiconol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Panthenol, Polyglutamic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Ceramide NP, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, Tromethamine, Oleic Acid, Tocopheryl Acetate, Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Oleate, Propanediol, Butylene Glycol, Lecithin, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Lysolecithin, Phytosterols, Dextrin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium Phosphate, Sodium Phosphate, Potassium Laurate, Saccharide Isomerate, Glyceryl Caprylate, Hyaluronic Acid, Citric Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, C14-22 Alcohols, Cetearyl Alcohol, Alcohol, Xanthan Gum, BHT, Disodium EDTA, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum)
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-light Brightening Mask
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-light Brightening Mask
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-light Brightening Mask vjen në një paketim praktik me 30 maska “sheet mask”, të vendosura njëra mbi tjetrën, të gatshme për përdorim të përditshëm ose sa herë që lëkura ka nevojë për kujdes të shtuar. Formula e tyre është e pasur me Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, të cilat ofrojnë veprim antibakterial, anti-inflamator dhe antioksidues, duke qetësuar menjëherë skuqjen dhe irritimet e shkaktuara nga dielli apo faktorët e jashtëm. Në të njëjtën kohë, kombinimi i Niacinamide dhe Tokoferolit (Vitaminës E) ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe dhuron një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. Formula pasurohet më tej me Vitaminë C dhe përbërësin e patentuar MELAZERO V2™, të cilët bashkëpunojnë së bashku për të reduktuar shenjat e akneve, njollat e errëta, hiperpigmentimin dhe shenjat e moshës, duke përmirësuar dukshëm njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për çdo tipologji lëkure dhe veçanërisht ideale për lëkurat me problematika si hiperpigmentimi, njolla pas akneve ose mungesë shkëlqimi, falë formulës së tyre dhe veprimit intensiv ndriçues e rigjenerues.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.
*320gr
*30 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICAHYALON™, CICA REEDLE™, vitaminë C, MELAZERO V2™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Isopentyldiol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Trehalose, Glycerin, Erythritol, Niacinamide(1,000ppm), Xanthan Gum, Hydrogenated Polydecene, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Hydrogenated Phosphatidylcholine , Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ascorbic Acid(10ppm), Tocopherol(10ppm), Sodium Lauroyl Glutamate, Glutathione, Silica, Hyaluronic Acid, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Butylene Glycol, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream është një krem qetësues dhe riparues, i formuluar me kujdes për t’u përshtatur lëkurës më të ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Thelbi i formulës së kremit bazohet në kompleksin e patentuar Inteca™ – një përzierje e fuqishme e përbërësve natyrorë të marrë nga Centella Asiatica, duke përfshirë Asiaticoside dhe Madecassic Acid, të njohura për vetitë e tyre të shkëlqyera qetësuese dhe anti-inflamatore. Këta përbërës punojnë në mënyrë aktive për të ulur inflamacionin dhe për të shëruar irritimet, duke i dhënë një ndjesi qetësie të menjëhershme lëkurës. Ndërsa, përbërësit si niacinamide dhe adenosine jo vetëm që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, por edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet njihen për aftësinë e tyre për të rregulluar prodhimin e sebumit dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e shfaqjes së njollave dhe poreve të zgjeruara, ndërsa Adenosine përmirëson elasticitetin dhe promovon një pamje më rinore të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Kremi përmban gjithashtu acid hialuronik dhe sodium haluronate. Dy nga përbërësit më të njohur për hidratim, të cilët veprojnë në thellësi për të siguruar lagështirë të qëndrueshme dhe për të parandaluar tharjen e lëkurës, duke e bërë lëkurën të duket e shëndetshme dhe e butë.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Inteca™, niacinamide, adenosine, acid hialuronik, sodium haluronate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, Glyceryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Butylene Glycol, Sorbitol, Cetearyl Olivate, Vinyl Dimethicone, Sorbitan Olivate, Carbomer, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Glyceryl Stearate SE, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Ethoxydiglycol

Shfaq 25/25